Vdes në Britani “kumbari i Kremlinit”

Vdes në Britani “kumbari i Kremlinit”:
berezovki
Tajkuni rus, Boris Berezovski, që jetonte në mërgim në Britaninë e Madhe, është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij 25 milion sterlina në Sërej.
Rrethanat e vdekjes së Berezovskit- i kërkuar në Rusi dhe kundërshtar i presidentit Putin- nuk dihen.
Sipas BBC, Berezovksi ka qenë një sekser i njohur i pushtetit në Kremlin, pasuria e të cilit nisi të bjerë kur Putin erdhi në pushtet.
Vitin e shkuar ai humbi një gjyq kundër pronarit të ekipit të Çelsit, Roman Abramoviç.
Berezovski kërkonte 4.7 miliard dollarë nga Abramoviç, duke pretenduar se ai e kishte dëmtuar duke shitur aksionet e gjigandit rus të naftës Sibneft.
Berezovski vetë ka luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e Putin drejt pushtetit.
Ndaj tij ka pasur një seri atentatesh, në njërin prej tyre bomba i hoqi kokën shoferit të tij.
Karriera e tij nisi si matematikan. Më pas ishte shitës makinash dhe në fund përfundoi si kingmaker në politikë.
Ai njihet si njeriu i parë që nisi të importonte Mercedes-a në Rusi.
Në mesin e viteve ’90 ai ishte një prej oligarkëve të njohur, një fjalë që përdoret për ata që e bëjnë pasurinë duke përfituar nga privatizimet e aseteve të shtetit.
Mori nën pronësi kompaninë e naftës Sibneft dhe ishte aksionari kryesor i televizionit më të madh në vend, ORT. Këtë media ai e ktheu në një mjet propagande për Boris Jelcin.
Forbes e përshkruante si kumbari i Kremlinit.
Por edhe pse e ndihmoi Putin në ngritjen politike, ai iu kthye në armik, duke i marrë stacionin televiziv dhe duke e përndjekur vazhdimisht derisa në vitin 2000 kërkoi azil në Britani.