TemA TV/ Papa i ri është argjentinas Jorge Bergoglio, do quhet Françesku I (FOTO dhe VIDEO)


Papa i ri është argjentinas. Bëhet fjalë për kardinalin Jorge Bergoglio, kryepeshkop i Buenos Aires.
I lindur në vitin 1936, ai është Papa që do të drejtojë Kishën Katolike me rreth 1.2 miliard besimtarë. Ai është 76 vjeç dhe do jetë Papa i 266-të.
Papa i ri do të quhet Françesku I. Ai është i pari Papë nga Amerika Latine dhe po i pari jezuit që mban këtë titull.
Në këtë mënyrë Amerika Latine ka një Papë, pasi është një nga komunitetet më të mëdha katolike në botë dhe e kishte kërkuar një Papë. Në Amerikën Latine jetojnë 42 përqind e katolikëve në botë.
Reformatori do të jetë Papa i tretë jo- italian në radhë.
Duke e nisur fjalën e tij, ai bëri një shaka, duke thënë se peshkopët në Romë shkuan shumë larg për të zgjedhur Papën.
Fjalët e para kanë shkuar për paraardhësin e tij, Benedikti XVI.
Françesku I u kërkoi besimtarëve që të luten për të.
“Le të nisim këtë udhëtim bashkë, këtë udhëtim për Kishën Katolike. Është një udhëtim miqësie, dashurie dhe paqeje mes nesh. Le të lutemi për njëri- tjetrin, le të lutemi për botën,” tha Françesku, duke kërkuar që të gjithë të mbanin heshtje dhe të luteshin për të, ndërsa pranonte detyrën.
Papa flet gjermanisht, spanjisht dhe italisht.
Në këtë mënyrë është mbyllur konklava. Pas raundit të pestë të votimit të konklavës, nga oxhaku mbi Kapelen Sistine ka dalë tym i bardhë. Në orën 19:06 nga Kapela Sistine ka dalë tym i bardhë.


papa i ri
Vatican Pope
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10