Askush nuk mund të kundërshtojë faktin se pa pesë shqisat tona jeta do të ishte e vështirë për t’u përballuar. Nëse do t’i pyesnim njerëzit se cilën shqisë do të dëshironin më pak të humbitnin, ata do të përgjigjeshin “shikimin”. Ja nëntë faktet që nuk i dini për sytë tuaj:
1. Çdo të moshuari i duhen syze për të lexuar
99 për qind të popullsisë botërore fillojnë t’i nevojiten syze për lexim gjatë moshës 43-50 vjeç. Kjo ndodh sepse lentet e syve e humbin me kalimin e kohës aftësinë për t’u përqendruar. Në mënyrë që sytë tuaj të fokusohen te gjërat e mëdha, lentet ndryshojnë formën e objekteve dhe i kthejnë ato në sferike. Sa më shumë të plakeni aq më shumë humbet aftësia e lenteve tuaja, kjo është arsyeja pse disa persona, që janë tek të 45-at, fillojnë t’i largojnë sendet, në mënyrë që të arrijnë të përqendrohen.
2. Lentet e syve, më të shpejta se lentet e aparatit fotografik
Lentja gjendet pas pupilës së syrit, ajo ka si detyrë të përqendrojë shikimin te sendet që gjenden para nesh. Në çdo çast që shohim përreth, lentja jonë punon pa pushim, duke fokusuar me radhë sendet, veprim ky që kryhet automatikisht, pa dijeninë apo ndërhyrjen e vullnetit njerëzor. Duke krahasuar lentet natyrore të syrit, me ato të aparateve fotografike, duhet të jemi mirënjohës që procesi i fokusimit te njeriu zgjat më pak dhe është i vazhdueshëm. Në të kundërt do të ishte tepër shqetësuese pamja e fokusimit ose jo të sendeve përgjatë ditës.
- 3. Sytë tanë janë plotësisht të zhvilluar në moshën 7-vjeçare Deri në moshën 7-vjeçare sytë e cilitdo janë plotësisht të zhvilluar dhe fizikisht të njëjtë me ata të një të rrituri. Për këtë arsye është e rëndësishme që të kuptohen problemet me sytë përpara kësaj moshe. Identifikimi i hershëm i problemeve sjell që sytë tanë të kenë më shumë mundësi për përmirësim përgjatë viteve. Pas moshës 7-vjeçare asnjë trajtim mjekësor nuk mund të ndikojë në përmirësimin e të parit.
- 4. Sytë tanë puliten afërsisht 15 000 herë në ditë
- 5. Me kalimin e moshës çdo njeri cenohet nga katarakti Katarakti, ose siç thuhet në gjuhën urbane perdja e syrit, është një re e bardhë që formohet brenda syrit dhe shkakton verbimin. Njerëzit nuk e kuptojnë se kataraktet janë pasoja normale të plakjes. Është një proces i njëjtë me thinjat e flokëve, nuk mund të ndalohet dhe vjen gradualisht me rritjen e moshës. Mosha mesatare kur personat kanë katarakte, është mosha 70-vjeçare, ndërsa në moshën 80-vjeçare është e sigurt se do të keni një katarakt. Këto bëjnë një mbulim gradual të lentes së syrit dhe normalisht duhet rreth 10 vjet deri në kohën kur të jetë i nevojshëm trajtimi mjekësor.
- 6. Diabeti zbulohet fillimisht nga një test syri
- 7. Ju shikoni me mendje dhe jo me sy
- 8. Pamja 20:20 nuk është më e mira që mund të keni
9. Kur janë të thatë, sytë tuaj ujiten
Mund të duket si fakti më i çuditshëm për sytë, por është i vërtetë. Lotët përbëhen nga tri elemente, si uji, mukoza dhe yndyra. Nëse këto tri elemente nuk janë në sasinë e duhur, atëherë syri juaj fillon të thahet. Truri i përgjigjet këtij procesi duke prodhuar ujë shtesë dhe kështu syri juaj ujitet.





