Të ndalet fabrikimi i titujve

Rritet për mbi 20 për qind numri i magjistrave


"Arsimi i lartë në gjuhën shqipe
do të duhej të ishte projekti më
serioz dhe më i rëndësishëm për
shqiptarët e Maqedonisë. Do të
duhej të ishte fusha në të cilën
duhet të përqendroheshin të
gjitha forcat tona. Mirëpo,
fatkeqësisht, shtylla kryesore e
formimit tonë kombëtar është në
shkatërrim e sipër", pohon
akademik Aliu. Ndërkaq,
akademik Abazi vëren se në
Maqedoni, nuk ekziston ende një
vijë ndarje mes magjistraturave
shkencore dhe magjistraturave
profesionale"

Laura PAPRANIKU


Shkup, 21 mars - Batuta
"vështirë ta mbarosh të mesmen
se për fakultet dhe magjistraturë,
s'ka problem" ka
kohë që është kthyer në realitet,
por me pasoja jashtëzakonisht
të rënda sikurse vërejnë
akademikët. Viteve të
fundit, në Maqedoni, është
shtuar aq shumë numri i personave
me magjistratura dhe
doktoratura sa janë vënë në
pikëpyetje jo vetëm kriteret
akademike mbi bazën e të cilit
magjistrohet dhe doktorohet
në universitetet tona, por edhe
gjithë sistemin e arsimit të
lartë.
Se ka rritje enorme të
magjistraturave dhe specializimeve
në Maqedoni është një
fenomen lehtë i dallueshëm
prej çdo kujt, ndërsa ndarja
masive e titujve shkencor konfirmohet
tanimë edhe zyrtarisht.
Enti Shtetëror i Statistikave
(ESHS) ka publikuar të
dhëna të cilat flasin për një
rritje enorme të titujve shkencor
nga vitit në vit.
Konkretisht, në vitin 2012
kanë magjistruar dhe doktoruar
21.2 për qind më
shumë se në vitin 2011. Pra,
nëse 2011 vit kishim 1.297
magjistra dhe 271 specialistë,
një vit më vonë ky numër
shkoi në 1.557 magjistra dhe
325 specialistë. Janë shumë
shkaqe të cilat kanë krijuar
këtë fenomen në Maqedoni,
por që të gjitha, sipas
akademikëve Ali Aliu dhe Alajdin
Abazi, janë përgjithësisht
rezultat i dobësimit të
kritereve akademike dhe jo
tregues i ndonjë rritje eventuale
të shkallës së dijeve që
fitohen në Maqedoni. "Kemi
një çrregullim kriteresh dhe
vlerash në sistemin e arsimit
të lartë dhe për pasojë, vjen
deri në prodhimin e kuadrove
me aftësi të limituara si dhe
në fabrikimin e tituj të
dyshimtë shkencor, të cilat
nuk arsyetojnë përgatitjet profesionale.
Kjo për fat të keq është
bërë një fenomen publik në
ekzistimin e së cilës nuk ka
përse të ketë dilema askush",
shprehet akademik Aliu. Disperzimi
i universiteteve në çdo
qytet vëren më tej ai, është një
prej atyre shkak-pasojave për
të cilat flasim.
Bolonja dhe disperzimi
Në rrafshin nacional, në
gjykimin e akademik Aliut,
shqiptarët nuk duhej të kishin
lejuar shpërndarjen e potencialit
akademik edhe ashtu
modest në mesin tonë.
"Në nivelin e arsimit
sipëror, ne shqiptarët e Maqedonisë
duhej të mbanin një
qendër të vetme universitare
dhe ta forconim atë me ndihmën
e Prishtinës dhe Tiranës.
Nuk duhej të formonim kaq
shumë qendra universitare dhe
të hapnin fakultete në çdo
qytet që të mos vinim në situatën
ku jemi sot, pra ku secili
mbaron fakultet, bëhet
magjistër dhe profesor universiteti.
Meqë kemi hapur kaq
shumë fakultete, gjithë arsimtarët
e rretheve dhe katundeve
janë bërë profesorë universiteti
dhe, kuptohet që kriteret me të
cilat do të prodhojnë kuadro
dhe tituj shkencor, s'kanë se si
të jenë më të larta se kriteret
me të cilat u bënë për vete
magjistra e doktorë", shpjegon
Aliu. Prandaj, kthimi i gjithë
potencialit të mirëfilltë
akademik në një qendër të
vetme universitare, sipas tij,
është rruga e vetme për daljen
nga kaosi në të cilin është zhytur
arsimi i larët në Maqedoni
tani e një kohë të gjatë. Për
akademikun tjetër Alajdin
Abazi, degjenerim i peshës së
titujve shkencor vjen edhe si
rezultat i perceptimeve jo të
drejta të Bolonjës në sistemin
tonë arsimor.
"Duke sjellë në Maqedoni
sistemin e 3+2 të Bolonjës,
magjistratura filloi të shihet si
kriter për punësim dhe kjo
është një prej arsyeve përse
gjithë të rinj vrapojnë pas
magjistraturave", pohon Abazi.
Fatkeqësia, sipas tij, nuk
duhet parë tek Bolonja, por tek
fakti se as sot e kësaj dite në
Maqedoni nuk ka një vijë ndarje
mes magjistraturave shkencore
dhe magjistraturave profesionale.
Mirëpo, karakteri i
masivitetit që viteve të fundit i
është dhënë arsimit të lartë,
padyshim se ka zbehur dukshëm
peshën e studimeve.
"Numri i madh i magjistraturave
pa dyshim se është refleksion
edhe i masivizimit të arsimit
të lartë me të gjitha të
metat që e përcjellin atë, si
këtu në Maqedoni, ashtu edhe
në Evropë dhe botë", vërën ai.
Kambanat e alarmit
Për shqiptarët e Maqedonisë,
të cilët nuk kanë ende
as 20 vite traditë të institucioneve
të arsimit të lartë, shpërndarja
e universiteteve ende
pa i forcuar ato është "thikë
me dy tehe", apo një sipërmarrje
e cila tregon se arsimi i lartë
nuk ka pasur vëmendjen e
duhur.
"Arsimi i lartë në gjuhën
shqipe, do të duhej të ishte
projekti më serioz dhe më i
rëndësishëm për shqiptarët e
Maqedonisë. Do të duhej të
ishte fusha në të cilën duhet të
përqendroheshin të gjitha forcat
tona. Mirëpo, fatkeqësisht,
shtylla kryesore e formimit
tonë kombëtar është në
shkatërrim e sipër", pohon
akademik Aliu. Masivizimi,
sipas tij, është pikërisht faktori
kryesor në degjenerimin e vlerave
akademike.
"Masivizimi i arsimin nuk
duhet konsideruar si ndonjë
punë e madhe. Përkundrazi, si
shkatërrim i vlerave
akademike. Prandaj duhet të
mendojmë për forcimin e një
qendre me kuadro profesional
dhe drejtues vizionarë", plotëson
ai, për të shtuar me nota
pesimizmi se rikthimi në vlera
të mirëfillta duket thuajse i pamundur
për momentin. Pasi,
sqaron ai, fatkeqësisht në institucionet
e arsimit të lartë
kemi drejtues nga radhët e këtyre
fabrikimeve për të cilat
flasim. "Me udhëheqës të tillë
nuk besoj se mund të bëhet
gjë, ndërsa të tillët nuk ka
kush ti ndërrojë, pasi ata dinë
të fortifikohen dhe t'i kthejnë
fakultete në biznes. Është pra
e vështirë të vendosësh kritere
vlerash. Jemi brenda një rrethi
vicioz prej të cilit është vështirë
të dilet".
E keqja pasohet edhe me
dëshirën masive të të rinjve për
të pasur me ndo kusht nga një
titull shkencor. Apo, sikurse
shprehet akademik Aliu,
dëshirojnë të kenë me çdo
kusht nga një titull edhe pse i
pa mbuluar me dije. Kjo pastaj,
sikurse shpjegon ai, ka
rregulluar edhe tregun. Në
mesin e titujve shkencor nuk
përjashtohen edhe kandidatët
serioz. Akademik Aliu kontakton
personalisht me kandidatët
magjistra pasi është i
angazhuar në studimet e
shkallës së tretë. "Gjithnjë
mund të gjesh një, dy apo tre
kandidatë serioz, të cilët punojnë
dhe dëshirojnë ta armatosin
veten me dije. Mirëpo,
në kallaballëkun e gjithë këtyre
titujve që jepen, humbasin
edhe ato pak tituj të merituar.
S'ke si të mos dyshosh te secili,
pasi s'ke si i gjen të paktit në
mesin e shumicës", pohon ai.
Nëse këtij fenomeni i shtohet
edhe afiniteti i të paftave për të
depërtuar dhe për të dalë në
sipërfaqe shumë më shpejtë,
atëherë situa bëhet ende më
alarmante.
Të paaftit, sikurse vëren
akademik Ali Aliu,. punësohen
shumë më shpejt krahasuar
me njerëzit të cilët janë kërkues
ndaj vetes dhe të tjerëve dhe
që kanë arritur të marrin një
titull të merituar shkencor.
Kambanat e alarmit, ka kohë
që bien. Varet nga ne se kur do
të vetëdijesohemi për të ndërmarrë
hapat e shpëtimit e që në
rastin konkret nënkupto vendosjen
e sistemit të vlera.
Magjistrat analfabet po e ngufasin
shoqërinë dhe po rrisin
dozat e mediokritetit.


ALI ALIU
" Në nivelin e arsimit sipëror, ne shqiptarët e

Maqedonisë duhej të mbanin një qendër të
vetme universitare dhe ta forconim atë me ndihmën
e Prishtinës dhe Tiranës. Nuk duhej të formonim kaq
shumë qendra universitare dhe të hapnin fakultete
në çdo qytet që të mos vinim në situatën ku jemi sot, pra ku secili
mbaron fakultet, bëhet magjistër dhe profesor universiteti. Meqë
kemi hapur kaq shumë fakultete, gjithë arsimtarët e rretheve dhe
katundeve janë bërë profesorë universiteti dhe, kuptohet që
kriteret me të cilat do të prodhojnë kuadro dhe tituj shkencor,
s'kanë se si të jenë më të larta se kriteret me të cilat u bënë për
vete magjistra e doktorë"



ALAJDIN ABAZI
"Duke sjellë në

Maqedoni sistemin e
3+2 të Bolonjës, magjistratura
filloi të shihet si kriter për
punësim dhe kjo është një prej
arsyeve përse gjithë të rinj
vrapojnë pas
magjistraturave.
Fatkeqësia nuk
duhet parë tek
Bolonja, por tek
fakti se as sot e
kësaj dite në Maqedoni nuk ka
një vijë ndarje mes
magjistraturave shkencore dhe
magjistraturave profesionale"