Kurat popullore për të sëmurët me zemër, diabet, tension, prostatë, stomak, etj
Të gjitha sëmundjet kanë karakteristikat e tyre të veçanta, mes të cilave edhe përzgjedhja e ushqimeve. Si bëhet kombinimi i tyre për të mbajtur zemrën të shëndetshme, për të mos rritur presionin e gjakut, për të evituar diabetin, kolesterolin, për të rritur hekurin në gjak, për të marrë të gjitha vitaminat e nevojshme, për të evituar sëmundje të tilla si osteoporoza, variçet, sëmundjet e trurit, për të gjallëruar kujtesën, për të luftuar plakjen e shumë të tjera si këto. Për tu dhënë zgjidhje këtyre dhe shumë pyetjeve të tjera lidhur me kombinimet e ushqimeve për sëmundjet dhe organet në trupin e njeriut, gazeta “Tirana Observer” përmbledh në suplementin e sotëm një guidë të veçantë e cila udhëzon produktet ushqimore që duhen përdorur gjatë dietave të përditshme për të gjithë personat që kanë probleme me shëndetin e tyre. Mes të cilave edhe një përmbledhje rreth rëndësisë së vitaminave që duhet të marrë trupi i njeriut gjatë ditës, cilat janë efektet e vitaminave K, C, D, E, A dhe pse i nevojiten organizmit tonë. Si dhe piramida e ushqimeve e ndarë në drithërat, yndyrat, mineralet, ujin dhe kripën që duhet të marrin gjatë një ditë në mënyrë që të mos dëmtojmë asnjë organ dhe të jemi sa më të shëndetshëm.
Diabetikët, të rrezikuar edhe nga sëmundja e veshkave
Problemi më i shpeshtë tek personat që vuajnë nga diabeti është ajo që quhet nefropatia diabetike. Nefropatia diabetike është një ndërlikim tepër serioz i diabetit të sheqerit, që ka në bazë të tij dëmtimet specifike të arterieve të vogla të lëmshit klomerular të neuroneve, të cilat janë njësia bazë strukturore dhe morfologjike e veshkave. Nga nefropatia diabetike sëmuren si diabetikët me diabet tip një dhe ata me diabet të tipit dy. Nefropatia diabetike te diabetikët me tip një shfaqet të paktën 5 ose më shumë vitesh pas fillimit dhe diagnostifikimit të diabetit të sheqerit. Ndërsa te diabetikët me tip 2, ky ndërlikim mund të zbulohet në të njëjtën kohë kur diagnostifikohet dhe diabeti i sheqerit.
Arrat dhe bajamet pakësojnë rrezikun e diabetit 2
Diabeti 1 tipit 2 mund të bëhet shkak për sëmundjet të veshkave, zemrës dhe verbim. Por në një studim të kohëve të fundit thuhet se gratë që hanë çdo ditë 30 gramë arra kanë 30 për qind më pak gjasa për tu prek nga diabeti. Ndërsa tek gratë që konsumojnë çdo ditë një lugë vaj kikiriku rreziku ulet me 20 për qind. Përveç yndyrës së mirë, arrat përmbajnë edhe vitamina të shumta, minerale dhe fibra. Shkencëtarët ranë universitetit të Harvard në Boston përfshinë në studim rreth 83 mijë gra të moshave nga 34 deri në 59 vjeç. Pasi kanë analizuar të gjitha të dhënat, ata vunë re se arrat dhe vaji i kikirikut ulin rriskun e prekjes nga diabeti i trupit 2. Nga ky studim thuhet gjithashtu se arrat, bajamet dhe lajthitë nuk luajnë asnjë rol në rritjen e peshës trupore, siç mendohej deri më sot.
Vitamina C, ilaçi për personat me diabet
Studimet e reja kanë dëshmuar që vitamina C ndihmon në neutralizimin e të ashtuquajturve radikalëve të lirë, molekulave, sasia e të cilave është e shtuar te personat që vuajnë nga diabeti. Tanimë është fakt i njohur që këto molekula shkaktojnë dëmtimin e disa llojeve të lëkurës. Deri te shtimi i radikaleve të lirë te personat me diabet, vijnë për shkak të ndryshimit të mitohondrieve, pjesëve stacionare, që duhet ta prodhojnë energjinë. Po ashtu është konstatuar se pa ndërhyrjen nga jashtë, përkundër zbritjes së nivelit të shtuar të sheqerit në gjak, këto molekula shtojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe humbjen e shikimit. Shkencëtarët thonë se vitamina C është shumë e dobishme dhe kuruese në këtë drejtim, mirëpo efekti i saj nuk është i menjëhershëm, por afatgjatë.
Vera e kuqe, aleate kundër helmimeve ushqimore
Vera e kuqe është aleate kundër helmimeve, që shkaktohen si nga bimët ashtu dhe nga mishrat. Të paktën ky është përfundimi i një studimi të kryer pranë universitetit të “Missouri-Columbia”. “Studimi ynë është paksa i ndryshëm nga të tjerë që janë kryer deri më sot, që kanë treguar se nëse konsumon sasi të moderuara të verës së kuqe dhe gjithmonë gjatë vakteve ka veti mbrojtëse mbi sistemin kardiovaskular. Duke u nisur nga ky tip studimi, kemi pyetur veten, nëse vera e kuqe i bën mirë zemrës, çfarë efektesh mund të ketë mbi sistemin gastro-intestinal?”, ka deklaruar një nga autorët e studimit. Studiuesit kanë matur në këtë mënyrë se si varion përqendrimi i baktereve si: Escheria coli, Salmonella typhimurium, Listeria monocytogenes, Helicobacter pylori, nëse shoqërohen vakte me verë. Kanë zbuluar se përqendrimi i këtyre baktereve, disa prej të cilëve përgjegjës të infeksioneve të rënda ushqimore, është i pakët në sistemin gastro-intestinal të atyre që kanë pirë verë. Sipas shkencëtarëve, përdorimi i verës ul pH gastrik dhe liron, pas procesit të metabolizmit, një polifenol që ndodhet te rrushi, që ka veti antioksidante dhe antibakteriale. Kombinimi i këtyre dy elementëve do ta bënte më të vështirë mbijetesën e baktereve në traktin gastro-intestinal dhe ka veti mbrojtëse mbi organizmin.
Peshku parandalon hemorragjinë cerebrale
Në një studim të botuar në një revistë të shoqatës amerikane për shëndetësinë thuhet se ngrënia e peshkut të paktën 2 herë në javë ul riskun nga prekja e hemorragjisë cerebrale në tru. Studimi të cilit iu nënshtruan 99 meshkuj të cilët më parë konsumonin vetëm mish në dietën e tyre dhe që ishin shtruar në spital si pasojë e shfaqjeve të simptomave që çojnë në këtë sëmundje, arriti në përfundimin se mishi i peshkut ndihmon në parandalimin e sëmundjeve të hemorragjisë cerebrale falë acidit yndyror që ai përmban dhe që ndihmon në qarkullimin e gjakut. Gjatë këtij studimi shkencëtarët nuk u bazuan në ndonjë lloj të veçantë peshku, gjë që tregon se nuk ka rëndësi lloji apo madhësia, rëndësi ka përdorimi i tij më shpesh nga të gjithë njerëzit.
Uji mineral favorizon veshkat
Uji është përbërësi kryesor në organizmin tonë. Është një nga elementët kryesore që e lejon trupin tonë të pastrohet nga papastëritë e tij. Uji favorizon funksionimin e veshkave. Zbut indet dhe zbardh lëkurën tonë. Hidratimi është funksioni kryesor i ujit, më pas ai ka veti tretëse, çka do të thotë se zgjedhja e ujit me përqindje më të madhe minerale e ndihmon stomakun tonë të rënduar pas një dreke ose një darke që të funksionojë normalisht. Lodhja, stresi, mungesa e imunitetit, tkurrja e muskujve mund të jenë shenjat e para të mungesës së magneziumit, duke e ditur se mangenzi nuk prodhohet nga trupi ynë, por atë duhet ta zgjedhim mes ushqimeve, është shumë i rëndësishme përdorimi i ujërave mineralë, pasi ato i japin trupit 50 për qind të nevoja për magnez.
Shega ndihmon zemrën, gjakun, tretjen
Lëngu i shegës shuan etjen, nxit oreksin dhe ndihmon në tretjen e ushqimit. Me shumë sukses përdoret edhe në sëmundjet e stomakut dhe të zorrëve, është freskues dhe mënjanon helmet e organizmit. Ai mund të përdoret edhe për heqjen e njollave dhe rrudhave të fytyrës. Lëkura e saj, e pasur me taninë, akoma edhe sot përdoret në Afrikën e Veriut si ilaç për diarrenë. Lëngu i shegës mund të quhet edhe ilaç i çmuar për zemrën. Sipas një studimi izraelit, pirja e një gote me lëng shege çdo ditë do të parandalonte në formimin e pllakëzave në enët e gjakut, duke ulur kështu rrezikun për t’u prekur nga arterosklerozat. Autorët e këtij studimi shpjegojnë gjithashtu se efektet e lëngut varen nga aftësia e organizmit për të përthithur dy gjene që aktivizohen nga substanca oksiduese, të cilat forcojnë muret e enëve të gjakut. Eksperimenti i kryer mbi qelizat njerëzore të marra nga arteriet koronare dhe te minjtë me nivele tepër të larta kolesteroli në gjak, kanë treguar se lëngu i shegës pengon veprimin e ELK-1 e p-JUN, që janë dy gjene të njohur për favorizimin e formimit të pllakëzave në enët e gjakut dhe ndihmojnë për aktivizimin e substancave oksiduese. Por vetitë e saj magjike nuk mbarojnë këtu. Shkencëtarët, pas studimit, zbuluan se njerëzit që pinin dy gota me lëng shege të shtrydhur në ditë, prej vitesh kishin rregulluar me 21 për qind presionin e gjakut. Për më tepër, ata vërtetuan se një gotë mbulon rreth 50 për qind të nevojave tona për vitaminë.
Vaji i ullirit zgjat jetën
Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL)-së që grumbullohet nëpër arterie. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: “Dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Të gjitha këto “mirësi” që na vijnë nga përdorimi i tij, na bëjnë të mendojmë: Sa mirë që të gjitha sekretet e natyrës janë zbuluar nga shkenca!
Fara e zezë parandalon reaksionet alergjike
Studiuesit amerikanë thonë se fara e zezë shëron çdo sëmundje, përveç vdekjes. Sipas tyre, ky ilaç bimor normalizon imunitetin e njeriut. Në Amerikë janë bërë analiza të sakta mbi përbërjen e kësaj bime dhe efektet e saj qendrore. Sipas tyre, është vërtetuar se të gjitha vajrat e lashta të saj të provuara janë ilaçe gjithëshëruese. Fara e zezë është një artikull ushqimor, i cili nuk ka efekte anësore apo negative. Kjo bimë mund të mënjanojë reaksione alergjike dhe ushtron ndikim drejt zbutjes së astmës, alergjisë së barit, alergjisë së pluhurit dhe infektimeve gripale. Mjekët rekomandojnë përdorimin e vajit të farës së zezë si masë mbrojtëse kundër sëmundjeve nga të ftohtit dhe gripeve të ndryshme. Falë përdorimit të saj sistemi i çrregullimeve të imunitetit do të normalizohet dhe do të funksionojë si duhet. Ky efekt i fuqishëm i vajit të farës së zezë për normalizimin e imunitetit është konstatuar edhe nga ana e studimeve amerikane.
Vitamina E parandalon sterilitetin tek femrat dhe meshkujt
Vitamina E është antisterile. Kjo substancë kimike është e njohur në shkencë edhe me emrin “tokoferol”, që e ka prejardhjen nga një fjalë greke, domethënë “të lindësh”. Kjo i është atribuuar vitaminës E, për funksionimin kryesor biologjik të saj, në parandalimin e sterilitetit, si te meshkujt, ashtu edhe te femrat. Kjo vitaminë ndikon në funksionimin normal të organeve të shumëzimit, si të njeriu, ashtu edhe te kafshët. Prandaj sot është pranuar shkencërisht se mungesa e vitaminës E në ushqimin e përditshëm të njeriut shkakton sterilitet (shterpësi). Për këtë arsye vitamina E është quajtur edhe vitamina antisterile. Vitamina E është shumë e përhapur në natyrë. Sasitë më të mëdha të saj gjenden në vajrat e farërave, në arra, lajthi, fasule, soje etj. Embrioni i grurit përmban sasi shumë të larta, për këtë arsye edhe prodhimi i kësaj vitamine bëhet nëpërmjet ekstraktimit nga embrionet e grurit. Kjo vitaminë gjendet edhe në mëlçi, veshka dhe sidomos në vajin e mëlçisë së peshqve të detit.
Natriumi rrit presionin e gjakut
Ekziston një lidhje e fortë ndërmjet konsumit të natriumit dhe presionit të gjakut. Vlerat e mëdha të natriumit në organizëm bëjnë që trupi të mbajë sasi të tepërta të lëngjeve, të cilat vështirësojnë punën e zemrës dhe ngushtojnë enët e gjakut, duke çuar në rritjen e presionit të gjakut. Natriumi ul efektivitetin e ilaçeve që përdoren për trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Ai gjendet kryesisht në kripën e tavolinës në formën e klorurit të natriumit. Shkencëtarët kanë gjetur se kaliumi dhe kalciumi kanë efekte pozitive në presionin e lartë të gjakut. Ato ofrojnë një mbrojtje kundër presionit të lartë të gjakut dhe kundërshton efektet e natriumit. Kaliumi gjendet në sasi të mjaftueshme te frutat dhe perimet e freskëta. Sasi të vogla kalciumi gjenden në perimet me gjethe jeshile dhe në disa lloje peshqish.
Temperatura e lartë, largohet me çaj dardhe
Dardha konsiderohej në Evropë si simbol i shëndetit, fatit dhe shpresës, dhe ishte mjaft e njohur që në periudhën e romakëve të lashtë, të cilët prodhonin prej saj një lloj vere e cila përdorej si antidot kundër kërpudhave helmuese. Gerard, një botanolog i shekullit të 16-të shkruan: “Vera e dardhës ndihmon ata persona që nuk janë mësuar të pinë, ngroh stomakun dhe lehtëson tretjen”. Për kinezët, dardha simbolizon jetëgjatësinë, drejtësinë dhe gjykimin e drejtë. Sot ekzistojnë rreth 3000 lloje dardhash, të cilat janë të gjitha të ngrënshme. Në konsumimin e dardhave duhet pasur kujdes që të jenë të pjekura mirë, sepse në të kundërt, në vend që ta ndihmojnë sistemin tretës, e pengojnë funksionimin e tij normal. Lëngu që fitohet nga zierja e lëvores së degëve të dardhës ndikon pozitivisht në uljen e temperaturës. Për përgatitjen e çajit me lëvoret e degës së dardhës nevojiten 15-20 gramë lëvore të thara, ose 60-70 gramë lëvore të njoma. Këto hidhen në 250 ml ujë dhe lihen të ziejnë për gjysme ore. Çaji duhet të pihet njëherësh dhe të jetë i vakët.
Niveli i kolesterolit ndryshon me stinët
Duket e çuditshme, por është më se e vërtetë. Nivelet e kolesterolit ndryshojnë me stinët, ky rezultat është arritur nga një kërkim i kryer nga universiteti i Masacusetit në mbi 517 persona të shëndetshëm. Dhe si përfundim rezultoi që nivelet e kolesterolit ishin më të mëdha në vjeshtë dhe në dimër dhe më të ulët në pranverë dhe verë. Nuk dihet mirë se cilët janë mekanizmat që çojnë në këtë rezultat, por matjet tregonin që vlerat më të mëdha për meshkujt arrinin në dhjetor, kurse për femrat në janar. Vlerat e regjistruara tregonin një rritje rreth 3.9 mg/dL te meshkujt (vlerat mesatare ishin 222 mg/dL) dhe 5.4 mg/dL te femrat (vlerat mesatare ishin 213 mg/dL). Disa nga këto ndryshime mund të përshkruheshin me variacionet që pëson plasma në stinët e ndryshme. Nga ky studim gjithashtu rezultoi që niveli i kolesterolit nuk kishte lidhje me dietën që përdoret në stinët e ndryshme.
Kafja shton rrezikun nga abortimi spontan
Marrja e përditshme e dozave të mëdha të kafes gjatë shtatzënisë shton rrezikun nga abortimi spontan, ka dëshmuar studimi i publikuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që njëkohësisht ka vërtetuar rezultatet e hulumtimeve të mëhershme. Shtatzënat do të duhej “të mendojnë për të ndaluar pirjen e pijeve të cilat përmbajnë kafeinë”, shkruajnë autorët e studimit të publikuar në numrin e fundit të gazetës amerikane për obstetrikë dhe gjinekologji (American Journal of Obstetrics and Gynecology). Për shkak të mundimeve të mëngjesit dhe vjellave të shkaktuara nga shtatzënia, shumë gra e ndërpresin konsumimin e pijeve me bazë kafeine, zbulon doktori De-Kun Li nga qendra Kaiser Permanente. Autorët e studimit i kanë përcjellë 1.063 gra shtatzëna gjatë dy vjetëve dhe kanë vërtetuar “se ekziston lidhje e fortë në mes të kafeinës dhe abortimit spontan, sepse hulumtimi për herë të parë ka përcjellë vetëm shtatzënat të cilat kanë vazhduar të konsumojnë pijet me kafeinë”, shkruan Li. Gratë të cilat kanë konsumuar së paku dy filxhanë kafe në ditë apo pesë kanaçe të pijeve të gazuar me kafeinë, që do të thotë 200 miligramë të kafeinës në ditë, kanë pasur dy herë më shumë gjasa për abortim spontan për dallim nga gratë të cilat nuk kanë futur aspak kafeinë në organizëm. Tek gratë të cilat kanë marrë më pak se 200 miligramë kafeinë në ditë, rreziku për të humbur frytin e tyre ka qenë prapëseprapë 40 për qind më i madh sesa tek gratë të cilat kanë hequr dorë tërësisht nga konsumimi i kafeinës. Rreziku nga abortimi spontan rritet pikërisht për shkak të kafeinës, e jo për shkak të përmbajtjeve tjera kimike të kafesë, sepse futja e kafeinës në organizëm nëpërmes pijeve tjera siç është qaji, pijet e gazuara apo çokollata e nxehtë, tregon për rrezikun e shtuar nga abortimi spontan, përfundon studimi.
Specat djegës lehtësojnë dhimbjet
Anestetikët e ri me bazë nga speci djegës mund të ofrojnë një qetësim më të mirë të dhimbjes gjatë lindjes, operacioneve ose gjendjeve tjera të shoqëruara me dhimbje, krahasuar me anestetikët konvencional. Testet preliminare me anestetikë të tillë kanë treguar se ajo në mënyrë efektive ka bllokuar dhimbjen pa shkaktuar humbje të plotë të ndjenjës në ato zona ku është përdorur. Hulumtuesit thonë se anestetikët eksperimentues veprojnë duke bllokuar në mënyrë selektive qelizat nervore të ndjeshme ndaj dhimbjes, pa i prekur qelizat tjera nervore që kontrollojnë lëvizjet ose ndjesitë tjera jo të dhimbshme. Nëse rezultatet vërtetohen edhe tek njerëzit, metoda mund të shfrytëzohet në procedura të ndryshme duke filluar që nga operacionet në gju deri tek nxjerrja e dhëmbëve. “Kjo metodë do të mund të transformojë tërësisht analgjezinë gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale dhe pas kirurgjikale, duke i lejuar pacientët të mbeten tërësisht vigjilent pa përjetuar dhimbje ose paralizë”, thotë Clifford Ëoolf, njëri prej hulumtuesve. “Në fakt mundësitë duken të pafundme. Mund të imagjinoj shfrytëzimin e kësaj metode për të trajtuar kruarjen, pasi që neuronet e ndjesisë së kruarjes bien në grupin e njëjtë si ato të dhimbjes”. Hulumtuesit thonë se megjithëse anestetikët e tashëm janë shumë efektiv, ata po ashtu paraqiten edhe me efekte të theksuara anësore, si humbja e vetëdijes në rastet e anestezisë së përgjithshme dhe humbja e pjesshme e ndjeshmërisë ose paraliza tek anestezia lokale. Në studimet e publikuara në “Nature”, hulumtuesit kanë kombinuar anestetikun më të shpeshtë, lidokainën, me kapsaicinën, përbërës i cili e bëhet nga speci djegës, dhe kanë vërejtur efektet pozitive të këtij kombinimi. Krahas përdorimit në procedurat kirurgjikale të lindjes, hulumtuesit thonë se barnat eksperimentale mund po ashtu të çojnë edhe në trajtime më efektive të dhembjeve kronike.
Mjalti zbut kollën natën
Një lugë mjaltë mund të zbus kollitjen e natës dhe t’u ndihmojë fëmijëve dhe prindërve të tyre që të flenë më mirë, ka dëshmuar një studim në të cilin janë përfshirë 105 fëmijë, të cilët kolliteshin për shkak të ftohjes. Fëmijët janë ndarë në tri grupe nga të cilat njëri ka marrë shurup kundër kollitjes, i dyti mjaltë, ndërsa i treti asgjë, dhe është dëshmuar që mjalti është zgjidhja më e mirë. “Rezultatet kanë qenë aq të fuqishme sa mundemi të themi qartazi se mjalti është më i mirë, sesa të mos jepet asnjë lloj ilaçi, derisa përmbajtja e shurupit dextromethorphan nuk është i mirë”, ka thënë doktori Ian M. Paul nga universiteti Hershey në Pennsylvania. Dextromethorphan përdoret me të madhe, mirëpo nuk ka fakte që reagon, dhe në vetvete bart rrezik të caktuar, ka thënë doktori Paul. Mjalti përdoret në mbarë botën si ilaç popullor kundër kollitjes dhe është alternativë më e sigurt dhe më e efektshme sesa mjekësia zyrtare. Ekzistojnë disa arsyetime pse mjalti ndihmon në lehtësimin e kollitjes, kanë sqaruar Paul dhe kolegët e tij. Mjalti është i ëmbël dhe në formë shurupi si dhe ndikon si relaksues në fytin e irrituar, e është i rëndësishëm ndoshta edhe për faktin që ka përqindje të madhe antioksidantit. Mjalti reagon edhe kundër mikrobeve. Mjalti nuk u rekomandohet fëmijëve më të vegjël se një vjeç, për rrezikun e rrallë, por serioz që mund të shkaktojë helmimin me ushqim të njohur si botulizam. Për fëmijët më të rritur është në përgjithësi i sigurt, por doza duhet rritur varësisht nga mosha e fëmijës. Gjysmë lugë është e mjaftueshme për fëmijët prej dy deri në pesë vjet, derisa luga e plotë me mjaltë duhet t’iu jepet fëmijëve më të vjetër se 11 vjet. Derisa dy lugë mjaltë duhet t’i hanë personat prej 12 vjet e më të vjetër.
20 ushqimet dhe frutat që ulin kurojnë sëmundjet e zemrës
Studiuesit i kanë klasifikuar disa ushqime si aleate të sëmundjeve të zemrës. Sipas tyre, përdorimi i këtyre ushqimeve, që më së shumti janë fruta dhe perime siguron një zemër të “fortë” dhe një qarkullim të mirë të gjakut. Gjaku është lëngu jetësor për të gjithë ne. Nga ky lëng varet gjithçka në shëndetin tonë, madje dhe vetë jeta jonë. Nëpërmjet ndryshimeve në gjak dhe pjesëve përbërëse të tij një numër i madh i sëmundjeve mund të diagnostikohen dhe në vështirësinë e tyre mund të kategorizohen, për këtë arsye është gjaku lëngu më i shpeshtë i analizuar. Gjaku (latinisht Sanguis) është një ind i lëngshëm, i cili me ndihmën e zemrës dhe enëve të qarkullimit të gjakut mirëmban funksionet e organeve të tjera të trupit nëpërmjet transportit dhe lidhjeve. Gjaku qarkullon nga puna mekanike e muskulit të zemrës nëpër enët e gjakut. Trupi i njeriut përmban rreth 5-6 litra gjak. Gjaku përmban: eritrocite (qelizat e kuqe), leukocite (qelizat e bardha), trombocite dhe plazma, në të cilën notojnë qelizat. Pjesët e ngurta përbëjnë 45 për qind, kurse pjesa lëngët 55 për qind. Eritrocitet përmbajnë hemoglobinë. Kjo proteinë është përgjegjëse për lidhjen dhe transportin e oksigjenit. Në të vërtetë hemoglobina përbëhet prej globinës dhe hem-it, i cili me hekurin formon një kompleks. Gjaku së bashku me pjesët përbërëse të tij përmbush një sërë funksionesh si: Transport (oksigjeni, hormonet, mbeturinat e metabolizmit); Rregullim (baraspeshën e ujit, elektroliteve, temperaturës, vlerës së pH-së); Mbrojtje (nëpërmjet limfociteve, antitrupave, koagulimit dhe fibrinolisës).
Shega
Lëngu i shegës është një mjet mjaft i mirë për të nxitur qarkullimin e gjakut. Përdorimi i këtij lëngu rekomandohet kryesisht tek personat që kanë probleme me sëmundjet e zemrës. Lëngu i shegës përmban mesatarisht 12 për qind sheqer, acide organike, pektinë, vitaminë C etj. Lëngu dhe vaji i nxjerrë nga farat e shegës është një antioksidant i fuqishëm.
Karotina
Karotina është vitamina që të forcon zemrën. Ajo gjendet pothuajse në të gjitha ushqimet me lëkurë ngjyrë portokalli, si dhe tek spinaq. Por më shumë karotina gjendet tek karotat dhe domatet, por edhe tek pjepri, kungulli, patatet dhe pjeshkat. Kjo vitaminë, karotina është gjithashtu e domosdoshme edhe për sytë.
Ananasi
Ananasi është një tjetër frut që ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ai ka vlera të shumta për shëndetin e njeriut sidomos për forcimin e kockave, pasi është shumë i pasur si frut me vitaminë C. Një studiues amerikan thotë që ai që ha 250 gram ananas në ditë, dhe kështu ai ka përmbushur domosdoshmërinë e duhur të asaj ditë me vitamina.
Molla
Përdorimi i mollës ul në mënyrë të dukshme rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe mban konstante vlerat e sheqerit në gjak. Molla bën një ulje të dukshme të kolosterinës në gjak duke ndihmuar kështu në sëmundjen e diabetit, apo të hemorragjisë cerebrale. Më specifike për këto lloj sëmundjesh është molla e ngjyrës së gjelbër.
Bananet
Bananet janë një tjetër ushqim shumë i mirë për të luftuar sëmundjet e zemrës. Ato janë shumë të rëndësishme kundra hemorragjisë cerebrale, ulin tensionin e lartë të gjakut, zbusin urthin e stomakut, ndihmojnë kundra diarresë. Në qoftë se, vuani nga tensioni i lartë duhet të mendoni gjithmonë, për frutin tropikal të bananes. Dielli, është ai që e ngre tensionin, ndërsa banania bën të kundërtën e tij.
Manaferra
Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra). Çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e çdo njeriu. Çaji me rrënjët e manaferrës është shumë i dobishëm për kurimin e diabetit.
Fiqtë
Fiqtë kanë vlera shumë të mëdha për uljen e tensionit të lartë. Po ashtu, fiqtë rregullojnë kolosterinën në gjak. Fiku, është një burim fantastik i vitaminës B6, që nuk mund të gjendet lehtë. Gjithashtu, edhe njerëzit me mbipeshë, duhet të jenë përdorues të fikut. Fiku, përmban si frut, shumë kalium dhe është një ndihmë për tensionin e lartë.
Pjepri
Pjepri është një tjetër frut që ka ndikime pozitiv në trajtimin e sëmundjeve të zemrës. Pjepri ka vlera të mëdha për uljen e tensionit, minimizon rrezikun e sëmundjes së zemrës, ul rrezikun ndaj sëmundjes së kancerit. Pjepri, është fruti që arrin të kontrollojë tensionin si dhe të ulë kolosterinën në gjak.
Mandarinat
Mandarina ndikon në uljen e rrezikut të sëmundjeve të zemrës. Në frutin e vogël me origjinë nga Kina, fshihen shumë veti. Ashtu si dhe portokallet, mandarinat përmbajnë shumë vitaminë C. Një mandarinë përmban 26 miligram vitamine C. Gjithashtu, një përmbajtje tjetër e saj, është Beta-Kriptoxantin, që pastaj në organizmin tonë kthehet në vitaminë A.
Hudhrat
Hudhrat janë një mbrojtje e madhe ndaj çdo lloj sëmundjeje zemre dhe për tensionin. Gjithashtu, hudhrat janë mjaft të efektshme për të ulur vlerat e kolesterinës në gjak. Nga studimet e bëra, është vëne re që njerëzit që përdorin rregullisht hudhrën sëmuren shumë rrallë nga sëmundjet e zemrës apo të zorrëve.
Fasulja
Fasulja është një ushqim shumë i mirë për të gjithë diabetikët, pasi stabilizon vlerat e sheqerit (diabetit) dhe ul vlerat e kolesterinës. Përdorimi i 250 gramëve në ditë, ulin vlerat e kolesterinës në gjak, brenda 6 javëve në 10 për qind dhe duke u arritur kjo, ulet dhe rreziku i sëmundjeve të zemrës.
Bizelja
Bizelja ndihmon në uljen e koleterinës në gjak. Kjo ndodh për shkak të një përmbajtjeje në bizele në formën e një pigmenti. Bizelja, përmban shumë vitaminë C dhe kjo gjendet vetëm në bizelen e freskët dhe jo në atë të konservuar në të cilën humbin komplet vlerat e saj. Një studim tregon që përdorimi i 125 gramë bizeleve në ditë janë metoda më e mirë në uljen e ankesave ndaj pacientëve të zemrës.
Vaji i ullirit
Vaji ullirit është një mrekulli për zemrën. Ai përmban acide yndyrore të pangopura, të cilat në mënyrë pozitive veprojnë në metabolizmin e yndyrave në mëlçi, rregullojnë kolesterolin, e mbrojnë zemrën, gjë që pakëson mundësinë e prekjes nga sëmundjet e ngurtësimit të enëve të gjakut, infarkt, tromboza dhe rregullojnë tensionin e gjakut.
Qumështi
Qumështi është një tjetër ushqim i mirë për sëmundjet e zemrës, por për të kuruar këto probleme rekomandohet ai pa yndyrë. Një gotë qumësht përmban 10 për qind yndyrë. Sidomos, nëse flasim për qumësht të mirëfillte nga bagëtia. Kjo yndyrë do të ndikonte në rrezikshmëri për bllokim arterieje. Në kohët e sotme ekziston mundësia e konsumimit të një qumështi me yndyrë të reduktuar.
Patatja
Patatja është një ushqim shumë i mirë për parandalimin e mpiksjes së gjakut dhe më rëndësishmja ajo të mbron nga dëmet që ka shkaktuar nikotina si pasojë e pirjes së duhanit. Patatja përmban shumë vlera ushqyese si: kalori, potasium, karbohidrate, yndyrë, fibër, vitaminë C, karotinë, hekur, kalcium.
Qitro
Qitro ka dhënë rezultate të mira për tretjen e yndyrave në gjak. Në sajë të përbërësve të tij ai jo vetëm tret yndyrat, por rregullon dhe qarkullimin e gjakut. Qitro lufton trigliceridet, është antioksidant, përmban vitamina, mbron kapilarët e gjakut. Redukton nivelin e trigliceridit, agresionin e pllakëzave, viskozitetin e gjakut, ul presionin e gjakut, redukton fibrilimin e barkushes së zemrës dhe aritmisë.
Limoni
Një mënyrë mjaft e suksesshme për uljen e tensionit të lartë të gjakut, është lëngu i limonit. Lëngu mund të pihet ashtu siç është ose i ëmbëlsuar. Në të gjitha sëmundjet e shkaktuara nga hipertensioni, lëngu i limonit jep rezultate shumë të mira, ndaj dhe këshillohet që kjo agrume të konsumohet sa më shpesh për parandalimin e tyre.
Ginsengu
Biomolekulat parësore të Ginseng-ut, janë saponinat të quajtura ginsenoside (rreth 25 të tilla) të cilat frenojnë oksidimin e lipideve duke bërë kështu oksidimin yndyror. Ato pengojnë në muskulin kardiak dhe në mëlçi koagulimin, ulin nivelin e kolesterolit dhe të sheqerit si dhe stimulojnë sistemin imunitar.
Omega 3-6-9
Acidet yndyrore janë shumë të rëndësishme për trupin e njeriut, por ato nuk mundet të sintetizohen nga organizmi ndaj dhe quhen acide yndyrore thelbësore. Çdo qelizë e trupit përdor acidet yndyrore. Ato ndihmojnë në uljen e triglicerideve, ulin viskozitetin e gjakut dhe tensionin arterial si dhe reduktojnë rrezikun e aritmisë
Frutat dhe perime që kurojnë të gjitha sëmundjet
Është e shëndetshme që të konsumohen çdo ditë sa më shumë fruta dhe perime. Veçanërisht portokallet. Shpesh herë konsumimi i drithërave, brumërave dhe sheqerit sjell një mbingopje të organizmit me karbohidrate. Prandaj këshillohet ët konsumohem frutat dhe perimet të paziera mirë, duke qenë të pasura me vitamina dhe betakarroten, ato janë antioksidantë të fuqishëm që ndihmojnë në uljen e barkut. Pjepri, pjeshka, karota dhe kungulli janë të pasur më betakarroten, ndërsa portokalli, kivi janë të pasura me vitaminë K.
Minerali i selenit
Minerali i selenit është një ndihmës i mirë në luftën kundër kancerit, obezitetit dhe mbipeshës. Personat të cilët kanë të ulëtnivelin e selenit në gjak apo antioksidantëve të tjerë, kanë një bel më të trashë se ata persona që kanë një nivel më të lartë seleniumi. Seleniumi gjendet te shumë ushqime por është e vështirë të dihet nëse konsumohen 55mcg e rekomanduara në ditë. Kështu seleni gjendet të drithërat, djathi dhe arrat.
Proteina
Të hani një ushqim sa më të pasur me proteina ju jep shumë energji. Por konsumimi i tepruar mund të sjellë dhe mungesë kalciumi. Është e nevojshme që 25 për qind e kalorive të merret nga proteinat. Nëse ju konsumoni 2000 kalori në ditë 500 prej tyre duhet të jenë proteina. Produkte të nevojshme janë qumështi, kosi, peshku, mishi etj.
Një gotë verë në ditë
Një gotë verë në darkë është shumë e shëndetshme, po ashtu nuk lejon të kini një bark të fryrë. Studime të ndryshme shkencore kanë treguar se një gotë verë në ditë ndihmon gratë për të pasur një mes të hollë dhe një turp perfekt.
Yndyrnat
disa studime kanë treguar se për të pasur një trup sa më elegant duhet të konsumohen yndyrna të pangopura të gjendura te vaji i ullirit, Omega-3 i gjendur te peshku në forma vajore, yndyrnat Omega-6 që gjenden te vaji i misrit, te vezët etj. Produktet të cilat janë të pasura me yndyrna të shndërruara dhe duhet të eliminohen plotësisht janë patatet e skuqura, dhjamrat etj.
Uji
Një nga gjërat më të rëndësishme që ne shpesh e harrojmë është uji. Çdo njeri i rritur duhet të pijë 1 e gjysmë deri 2 litra ujë në ditë në varësi të peshës së tij. Jo vetëm që trupi ka nevojë për ujë, por uji gjithashtu pengon shëndoshjen. Një njeri që pi ujë në mënyrë të vazhdueshme gjatë ditës, nuk ndien shumë uri. Ngrënia e frutave dhe e zarzavateve të freskëta, mundësisht të pagatuara, përdorimi i kufizuar i karbohidrateve si: buka, sheqernat kthehen shpejt në dhjamë, zgjedhja me kujdes e ushqimeve sidomos atyre të gatuara, mënjanimi i ushqimeve “të shpejta” e të skuqura, aktiviteti, etj. të cilat ndihmojnë shumë në rënien e peshës. Për këtë është e nevojshme të dihet se cilat ushqime janë të dobishme, neutrale, dhe cilat janë të dëmshme për një njeri në bazë të grupit të gjakut që ai njeri ka. Por uji mbetet një nga komponentët më të rëndësishëm, që pengon
Luleshtrydhet
Luleshtrydhet janë një ushqim i pasur me vitaminë K, e cila i bën kockat të jenë të forta.
Natriumi

Karrota
Në trupin tonë Beta Karoteni, proteinë e cila gjendet tek karrotat është i shndërruar në Vitaminën A, e cila është një nga lëndët ushqyese kryesore të organizmit dhe ndihmon për një shëndet sa më të mirë, e cila kryen funksione të ndryshme që lidhen me imunitetin dhe shtimin e qelizave të trupit. Beta karoteni vepron zakonisht si një antioksidant që neutralizon radikalet e lira. Ajo gjendet tek frutat, perimet dhe sallatë jeshile.
Shega
Është e pasur me minerale të cilat janë të domosdoshme për organizmin tonë
Spinaqi
Konsumoni gjethet jeshile të spinaqit, sallatës; për sëmundjet e zemrës dhe diabetit
Domatja
Domatja por edhe produktet që vijnë prej saj ndihmojnë në luftën kundër kancerit. Përbërësit që ato përmbajnë kanë aftësinë që të jenë antikanceroze dhe të ulin rrezikun e zhvillimit të kancerit.
Bajamet
Bajamet janë të pasura me magnez dhe Vitaminë E, të cilat luajnë rol në formimin e rruazave të kuqe të gjakut. Të bajamet ka përbërje magnezi.
Boronicat
Boronicat përmbajnë një përbërës antioksidant shumë të fuqishëm të quajtur pterostilbene, i cili ndihmon në uljen e nivelit të kolesterolit dhe ruajtjen e tij në normat e duhura. Boronicat janë të pasura më Vitaminë C, e cila është e përbërësi kryesor i kolagjenit dhe përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut.
Elbi
Elbi përmban Potasiumim, i cili është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave.
Avokadot
Efekti i avokadove vërehet sidomos te ata persona që vuajnë nga niveli i lartë i kolesterolit në gjak. Avokadot janë të pasura me magnez, i cili është i nevojshëm për disa nga proceset bazë të organizmit dhe vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike.
Rrepa
Rrepat janë rrënjë me ngjyrë të kuqe. Efektet e rrepës janë të ngjashme me ato të spinaqit dhe të dyja këto bimë janë të nevojshme dhe të dobishme për organizmin. Rrepat përmbajnë folat dhe batainë, dy lëndë ushqyese të cilat ndihmojnë në ruajtjen e nivelit të gjakut, rindërtojnë arteriet e dëmtuara, zvogëlojnë rrezikun për sëmundjet e zemrës etj.
Lakra
Mjafton të hash vetëm një masë të mjaftueshme lakre, dhe me të ke marrë rreth 22 kalori. Lakra përmban përbërës të cilët stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë rrezikun e kancerit. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zierë më kujdes, apo të merret gjatë ngrënies së produkteve në fast food-e.
Kanella
Kanella ndihmon në kontrollimin e nivelit të sheqerit në gjak, nivelet e larta të të cilit përbëjnë rrezik për shfaqjen e sëmundjeve të zemrës. Sipas studimeve u zbulua se nëse të sëmurët me diabet tipi-2 konsumojnë kanellë për 6 javë, ose vetëm ulin nivelin e sheqerit në gjak, por edhe LDL, kolesterolin e keq.
Kumbulla e thatë
Kumbullat e thara përmbajnë sasi të larta acidi neoklorogjenik dhe klorogjenik, antioksidantë që janë veçanërisht efektivë në luftën kundër “radikalit superoksid anion”.
Fara kungulli
Këto produkte që hidhen poshtë nga kungulli janë pjesa më e ushqyeshme e tij. Pse janë të shëndetshme? Kapërdimi i farave të kungullit është mënyra më e thjeshtë për të konsumuar magnez.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit me ngjyrë, aromë dhe erë specifike, në të cilën janë të ruajtur vitaminat me rëndësi, acidet yndyrore esenciale dhe antioksidantët, posedon një rol të madh. Për çdo pikë të vajit të ullirit i marrim mbi 30 përbërës të cilët na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës, mplakja e hershme dhe shumë sëmundje tjera.
Vitamina B12
Vitamina B12 luan rolin kryesor në prodhimin e AND-së, pjesës ndërtuese të gjeneve në trupin tonë dhe në vazhdimësinë e shëndetshme të nervave dhe rruazave të kuqe të gjakut. Vitamina B12 është e lidhur me proteinat dhe është e domosdoshme për ecurinë normale të organizmit tonë. Ajo gjendet në disa ushqime të konsumit të përditshëm si: mishi, peshku, veza, kosi, qumështi janë të pasura me B12.
Kromi
Kromi është i nevojshëm për organizmin për të kryer procesin e shndërrimit të ushqimeve në energji të përdorshme, duke ndihmuar insulinën për prodhimin e glukozës. Pavarësisht nga problemet që sjell tepria e kromit dhe rënia në peshë që shkaktohet prej tij, përsëri trupi ka nevojë për të. Rekomandimi ditor për të rriturit është 50 deri 200 mcg. Burimet më të mira të kromit janë gjithë produktet e drithërave , buka dhe cerealet, mishi, arrat, kumbullat e thata, birra dhe vera.
Vitamina K
Vitamina K është e përdorur nga trupi për të prodhuar veshjen e proteinave. Disa prej tyre përdoren për të krijuar faktorët të cilët ndikojnë në mpiksjen e gjakut në raste kritike plagosjesh duke mos lejuar rrjedhjen e gjakut. Sasia e rekomanduar ditore e Vitaminës K është 90 mikrogram për femrat dhe 120 mikrogram për meshkujt. Fatmirësisht mungesa e Vitaminës K është shumë e rrallë. Vitamina K gjendet te lakra jeshile, spinaqi, brokoli, sallatat jeshile, vaji I sojës, vaji I ullirit dhe domatja.
Potasiumi
Potasiumi është i përfshirë në shumë procese jetësore të trupit, duke mbajtur nën kontroll presionin e gjakut, funksionin e zemrës dhe veshkave, kontraktimin e muskujve, si dhe në procesin e tretjes. Ushqimet të cilat përdoren në gjendjen e tyre origjinale janë më të shëndetshme kështu duhet të përzgjidhen ato më të mirat dhe që mund të përdoren me shpesh, veçanërisht frutat dhe perimet, produktet e qumështit, drithërat, peshku dhe mishi.
Magnezi
Për disa nga proceset bazë të organizmit është i nevojshëm magnezi, i cili vepron në më tepër se 300 reaksione biokimike shumë të rëndësishme për prodhimin e energjisë nga ushqimet që konsumojmë. Gjatë një ditë-nate është i nevojshëm rreth 300 mg/ditë për femrat dhe 350 mg/ditë për meshkujt. Minerali i magnezit është i gjendur tek avogadot, arrat, lajthitë, bajamet, kungulli, kivi dhe sallatat jeshile.
Vitamina C
Kërkimet e vazhdueshme kanë treguar se Vitamina C është e përbërësi kryesor i kolagjenit, përbën materialin strukturor te kockave të trupit, të lëkurës, enëve të gjakut dhe inde të tjera të trupit. Sasia ditore e rekomanduar është 90 mg për meshkujt dhe 75 mg për femrat. Por trupi mund të përthithë maksimalisht rreth 400 mg në ditë. Vitamina C gjendet tek portokallet, qershitë, brokoli, domatet, rrepat jeshile, pjepri, patatet etj.
Vitamina D
Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në ndërtimin e kockave. Kjo vitaminë vepron e lidhur me kalciumin dhe nevojiten për ndërtimin dhe ruajtjen e qëndrueshmërisë së tyre. Nevojat ditore llogariten rreth 600 IU për të rriturit mbi 17 vjeç dhe 200 Iu për fëmijët. Për të përvetësuar nevojat ditore me Vitaminë D ne drejtohemi tek qumështi dhe cerealet. Por ajo gjendet edhe te disa lloje peshku, përfshirë edhe harengat e sardelet.
Zinku
Zinku është i pranishëm pothuajse në çdo qelizë të trupit. Ai ndihmon në rritjen e shëndetshme të trupit, në mbrojtjen e sistemit imunitar dhe ruajtjen e nivelit të testosteronit. Niveli ditor i rekomanduar për zinkun është 11 mg për meshkujt dhe 8 mg në ditë për femrat. Ky mineral gjendet tek frutat e detit, mishi i vicit, gjel deti, mishi i pulës, mishi i derrit, farat e kungullit, kosi, djathi etj.
Vitamina E
Shkencëtarët nuk kanë paraqitur akoma një pasqyrë të plotë mbi rolin dhe funksionin e Vitaminës E në organizmin e njeriut, por hipotezat e tyre tregojnë se ajo luan rol në funksionimin e imunitetit, riparimin ADN-së, formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe në përthithjen e Vitaminës K. Kjo vitaminë gjendet në vajin e kokrrave të grurit, farat e lulediellit, në spinaqin e gatuar, bajamet dhe te kokrrat e lajthive.
Sëmundjet që kurojnë frutat dhe perimet
FIKU – Studimet të shumta mjekësore tregojnë se ky frut vë në punë aparatin tretës dhe i jep nxehtësi trupit, duke balancuar në këtë mënyrë temperaturën.
MOLLA – Pastron veshkat, shëron çrregullimet në aparatin tretës. Duhet konsumuar një mollë para se të flemë gjumë, pastron në thellësi dhëmbët dhe dhëmballët.
BANANJA – Bën pjesë në një nga ato fruta që kurojnë zemrën, forcon muskujt dhe çlodh trupin. Duhet përdorur të paktën dy herë në javë.
KAJSIJA- Prodhon gjak, zbukuron lëkurën dhe bën mirë për flokët. Ky frut bën të mundur edhe parandalimin e kancerit.
VISHNJA – Ndoshta jo të gjithë e dinë, por ky frut është depo vitaminash dhe mineralesh. Pikërisht për këtë arsye rekomandohet për të gjitha grupmoshat.
QITRO – Ndihmon tretjen. Pakëson rrjedhjen e gjakut nga mishi i dhëmbëve, shëron ftohjen dhe stabilizon kolesterolin.
PORTOKALLI – Ky lloj agrumi shumë i dashur në të gjithë botën, të mbron nga ftohja, gripi, sëmundjet e zemrës dhe paraliza.
MANDARINA – Bën pjesë në frutat bazë të cilat ndihmojnë në luftimin e infeksionit të lëkurës, të syve, të organeve gjenitale etj.
RRUSHI- Pastron veshkat, mëlçinë e zezë dhe bën të mundur stabilizimin e rrahjeve të zemrës.
Çfarë kurojnë frutat dhe perimet
PJEPRI- Largon pagjumësinë, bën mirë për kancerin e zorrëve dhe të lëkurës. Duhet konsumuar i ftohtë.
QERSHIA- Bën të mundur uljen e nivelit të kolesterolit në trup dhe ndihmon në heqjen e kileve të tepërta.
DARDHA- Ky frut bën mirë për forcimin e zemrës dhe damarëve si dhe për presionin e ulët të gjakut.
SPECI -Është nga perimet bazë për organizmin e njeriut, rigjeneron lëkurën, bën shumë mirë për flokët dhe thonjtë.
BROKOLI – Pakëson rrezikun e kancerit të stomakut dhe të tubit të ushqimit. Gjithashtu bën të mundur evitimin e sëmundjeve të kockave.
LLAHANAJA- Është nga perimet që po përdoret gjerësisht edhe në vendin tonë. Pengon plakjen dhe bën mirë për lëkurën.
KARROTA- Jep energji dhe stabilizon nivelin e kolesterolit. Duhen konsumuar të paktën dy karota në ditë.
KASTRAVECI – Rinon muskujt dhe i jep elasticitet qelizave të lëkurës, mban të freskët memorien.
HUDHRA- Ul tensionin, ndalon mpiksjen e gjakut, bën mirë për zhdukjen e kancerit të stomakut dhe forcon qëndrueshmërinë e trupit.

Faqe 21

Faqe 22-23