- Të gjitha përgjigjet që iu shqetësojnë mbi diabetin. Cilat janë bimët, frutat dhe perimet që kurojnë sëmundjen në kushtet e shtëpisë. Por edhe ushqimet që duhet të eliminoni. Në suplement do të gjeni këshilla edhe nga mjekët.
Falë një informacioni gjithnjë e më të përhapur, “bashkëjetesa” me sëmundjen po bëhet më e thjeshtë. Ekspertët shpjegojnë se si të menaxhohen rreziqet e kësaj patologjie. Të hollat nuk mjaftojnë për të blerë lumturinë, por kënaqësia për jetën shkon krah për krah me të ardhurat. Mjekët bëjnë të ditur se çdo dy sekonda, në botë shfaqet një rast i ri. Kjo është risia e fundit e diabetit të tipit 2 që ka pushtuar tokën, cilësuar ndryshe edhe si sëmundja e pleqërisë (por që në pjesën më të madhe të rasteve prek 30-vjeçarët). Në vitin 2007, numri i diabetikëve arriti në 246 milionë, ndërsa në 2025-n është parashikuar që kjo shifër të arrijë në 380 milionë. Sipas llogaritjeve në 2025-n sëmundja do të prekë 789 milionë persona. Kjo po që është një epidemi e vërtetë. Zakonisht kur flasim për diabetin të gjithë jemi të prirur të mendojmë se vjen si pasojë e mbipeshës. Çdo vit nga kjo sëmundje vdesin plot katër milionë persona. Diabeti nuk prek vetëm vendet e pasura, por edhe ato në zhvillim. Dieta mesdhetare, që është edhe strategjia e duhur parandaluese, duket sikur është “braktisur” nga të gjithë. Njerëzit që janë të shëndoshë sot, bëhen diabetikë nesër. Sipas llogaritjeve të Bankës Botërore shpenzimet e shkaktuara nga diabeti sa vijnë e rriten. Në shumë vende të botës shpenzimet e diabetit janë rritur më shpjet sesa Prodhimit Kombëtar Bruto dhe si pasojë po fundoset një pjesë e zhvilluar e bilanceve të qeverive të ndryshme, punëdhënësve, familjeve dhe individëve. Në vitin 2007 trajtimi dhe strategjitë për parandalimin e diabetit në botë arritën në 400 miliardë dollarë; në 2025-n kjo shifër do t’i kalojë 500 miliardë dollarët. Por nëse në vendet me të ardhura të ulëta shpenzimi shkon ekskluzivisht për barnat që ulin nivelin e sheqerit në gjak, në vendet industriale në 75% të rasteve varet nga kostoja e spitaleve për të kuruar komplikacionet e sëmundjes. Alarmi është përhapur falë “Barometrit të diabetit”, iniciativë e Këshillit Konsultativ të “Changing Diabetes Barometer”, sepse nga shtatori i 2007-s ka dashur të hedhë një vështrim më të qartë rreth rasteve të reja, krizës ndaj kurave, parandalimit dhe shpenzimeve në botë. Shumë studime shkencore kanë nxjerrë në pah të dhëna të rëndësishme. Një forum në Nju Jork ka marrë përsipër të verifikojë se çfarë ndodh në 12 muajt e vitit me këtë sëmundje. Kujt duhet t’i trembet njeriu: tërmeteve, luftërave apo sëmundjeve infektive?. Sipas specialistëve, njeriu i mijëvjeçarit të tretë duhet të frikësohet nga zjarri dhe diabeti. Këto janë dy “bombat” që mund të bllokojnë zhvillimin ekonomik, të varrosin bilancet, të nxisin luftëra të reja klasash: varfanjakë të uritur, pasanikë të sëmurë. Në këtë rast, fjala e duhur do të ishte parandalimi drastik, por me sa duket media nuk është shumë e vëmendshme ndaj këtij fakti. Kanceri, infarktet dhe sida janë sëmundjet që tërheqin më shumë vëmendjen e saj. Një tjetër dizavantazh mbi këtë çështje është edhe shkollimi i pamjaftueshëm i njerëzve, mungesa e informacioneve të shumta mbi shëndetin dhe ushqimet që duhen përdorur, si për shembull: orizi ka më shumë sheqer se makaronat, yndyrat e hidrogjenizuara janë më diabetike se vaji ose gjalpi. Sa vetë e dinë këtë gjë? Shumë pak, nëse kemi parasysh edhe kurbën zbritëse të njerëzve që me kalimin e viteve kanë një pankreas i cili nuk arrin më të prodhojë sasinë e duhur të insulinës. Po çfarë ndodh pas kësaj? Nëse sasia e insulinës që prodhon pankreasi nuk mjafton atëherë duhet injektuar. Për këtë problem nuk ekzistojnë kura alternative. Ndaj është e udhës që çdo njeri të kujdeset për veten, të mos abuzojë me ushqimin dhe pijet alkoolike. Nëse përpiqeni sadopak, me kalimin e viteve do të shihni përmirësime dhe jo përkeqësime. Një kujdes të veçantë duhet të tregoni edhe për zemrën. Po ashtu një regjim i rregullt në të ngrënë dhe ushqimet e freskëta të pasura me vitamina ndihmojnë në mirëqenien e një individi. Një në tre fëmijë është obez dhe rrezikon të preket nga diabeti në moshë madhore. Kjo përqindje është rritur krahasuar me 20 vjet më parë, ku një në dhjetë fëmijë ishte obez. Kësaj përqindjeje i shtohen edhe fëmijët që kanë vuajtur më parë nga mbipesha dhe janë prekur nga diabeti i tipit 1 (13-14 mijë). Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për diabetin e tipit 1. “Deri tani te fëmijët e vegjël janë diagnostikuar thuajse 100 raste të diabetit të tipit 2, ai që lidhet ngushtë me obezitetin”. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe stilit të gabuar të jetesës. Ja disa këshilla kundër diabetit: ecni sa më shumë, shkoni me këmbë në shkollë; hani në mënyrë të shëndetshme dhe pini sa më pak lëngje frutash të konservuara, pasi kanë shumë sheqer. Mos qëndroni ulur për orë të tëra para televizorit, kompjuterit apo video-lojërave, bëni aktivitet të rregullt fizik, flini shtatë orë dhe hani medoemos mëngjes. Këto këshilla janë të vlefshme edhe për të moshuarit. Duhet t’u nënshtroheni herë pas here kontrolleve mjekësore: obezët çdo vit, ndërsa njerëzit normalë çdo 3 vjet.
***************
Trajtimet natyrale të Diabetit
Nisur nga fakti se diabeti Tipi I shpeshherë shkakohet nga faktorë të trashëguar, është e vështirë për të marrë masa parandaluese, por në anën tjetër ka shumë që mund të bëhet për të parandaluar diabetin Tipi II, i cili është edhe forma më e përhapur e diabetit. Të rriturit që kanë një rrezik të lartë të prekjes nga diabeti Tipi II mund ta pengojnë ose të vonojë fillimin e tij nëpërmjet ndryshimit të mënyrës së jetesës, ku përfshihet dieta e duhur, rritja e cilësisë ushqimore, ulja e stresit, si dhe ushtrimet fizike. Pasi dieta e dikujt të jetë përmirësuar, pastrimi dhe teknikat e ç’helmimit mund të shfrytëzohen për të përmirësuar më tej shëndetin.
Nëse ju jeni diagnostikuar me diabet, kontrolli i niveleve të glukozës është i një rëndësie primare në parandalimin apo vonimin e komplikacioneve. Ju gjithashtu do ju duhet të kontrolloni tensionin e lart, kolesterolin e lart dhe nivelet e triglicerideve. Përveç kësaj, ju duhet të kërkoni kujdesin alternativ professional që ne ju ofrojmë për zbulimin dhe kurimin e problemeve me sytë, zemrën, veshkat dhe këmbët. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm i sëmundjes së veshkave mund të zvogëlojë zhvillimin e dështimit të veshkave 50-80 %.
Trajtimet e mëposhtme natyrale janë shumë të rëndësishme për diabetikët.
Aromaterapi: Vajrat esenciale të kedrit, ullirit ose dëllinjës mund të japin lehtësim të simptomave kur bën masazh anën e majtë të poshtme të trupit, ku gjendet shpretka dhe pankreasi.
Ushqimi: Dieta e duhur është kritike për parandalimin dhe trajtimin e të dy llojeve të diabetit, sidomos për diabetin Tipi II. Një nga masat më të rëndësishme që ju mund të merrni është të eliminoni të gjitha sheqernat e rafinuara dhe produktet e sheqerit nga dieta juaj. Këtu përfshihen produkte të tilla si sheqeri i rafinuar, shurupi i misrit, mielli i misrit, dekstroza, dekstrin, fruktoza, lëngu i përqendruar i frutave, glukoza, laktoza, malta, maltodextrin, sheqeri prej malti, mannitol, sorbitol, melekuqe, sucrose, dhe xylitol. Po kështu, mjalti, shurupi i panjës, shurupi i agaves ose i çikores, duhet të eliminohen nëse jeni para-diabetik apo diabetik. Gjithashtu eliminimi i konsumit të alkoolit dhe kafeinës është i domosdoshëm. Largoju ushqimeve të shpejta, ushqimeve të rafinuara, të përpunuara dhe të vjetra. Largoju sodës, ushqimeve të skuqura, dhe të gjitha produkteve që përmbajnë miell të bardhë. Zgjidhni mezet e lehta me proteina cilësore, arrat e njoma, perime të freskëta dhe vetëm lëngje perimesh midis vakteve kryesore të ngrënies. Për të ndihmuar trupin tuaj për të rregulluar nivelet e glukozës në gjak, duhet të zvogëloni konsumin e përgjithshëm të karbohidrateve, duke zëvendësuar karbohidratet e thjeshta me ushqime karbohidrate komplekse. Kjo do të thotë të përdorni drithëra të plota (të parafinuara), fasule, bishtajore, perime të freskëta dhe të pasura me fibra. Ngrënia e 5-6 vakteve të vogla në ditë, në vend të tre vakteve tradicionale të mëdha, mund të ndihmojë gjithashtu në balancimin e niveleve të sheqerit në gjak dhe në parandalimin e shpimeve të larta të insulinës pasi të hahet. Përveç kësaj, një ushqim vegjetarian i pasur në perime organike dhe drithëra të plota komplekse, së bashku me konsumin e vogël të frutave që përmbajnë fara apo bërthamë, në vend të lëngut të frutave, është gjetur gjithashtu të jetë e dobishme për shumë njerëz që vuajnë nga diabeti Tipi II. Bima Jerusalem artichoke është një tjetër ushqim që mund të ndihmojnë diabetikët për të mbajtur nën kontroll nivelet e sheqerit në gjak. Një dietë e pasur me yndyrna të shëndetshme, të tilla si avokado, arra, fara, ullinj ekstra të virgjër, gjalpi i arrës së kokosit të gjallë dhe vaji i farave të lirit, ju ndihmojnë gjithashtu në ruajtjen e nivelit dhe në normalizimin e sheqerit në gjak. Rritja e konsumimit të ujit të pastër, është gjithashtu e domosdoshme. Ushqimet me përmbajtje të lartë glycemic-e, përfshirë këtu bukën e bardhë, gjevrekun, simitet, drithërat e ambalazhuara komercialisht, biskotat, pastat, dhe shumica e ëmbëlsirave të tjera, rrushi dhe frutat e tjera të thata, patatet e bardha, qumështi dhe djathrat e paskremuar (të cilat janë të larta në lactose, një lloj i sheqerit), kikirikët, gjalpi i kikirikut, dhe të gjitha ushqimet e mishit të përpunuar, të tilla si Hot Dogs dhe mishi i drekave zyrtave, të gjitha këto ushqime duhet të shmangen krejtësisht nga diabetikët.
Shmangni ushqimet ndaj të cilave jeni alergjik: Ushqimet që ju shkaktojnë alergji dhe ndjeshmëri mund të përkeqësojnë simptomat e diabetit duke shkaktuar inflamacion. Ato gjithashtu mund të shkatërrojnë qelizat prodhuese të insulinës në pankreas për shkak të reagimeve autoimune. Ushqimet më të zakonshme që shkaktojnë alergji për diabetikët janë: gruri, çokollata, misri, qumështi dhe produktet e qumështit. Çdo ushqim ndaj të cilit jeni alergjik, ka potencialin që të përkeqësojë gjendjen diabetike. Për më tepër, është e rëndësishme të theksohet se çdo ushqim mund të jetë një alergjen. Prandaj, nëse përjetoni shenja paralajmëruese të diabetit, ju duhet të testoheni për alergjitë ushqimore.
Ushtrimet gjimnastikore: Ushtrimet e rregullta duhet të jenë pjesë e rutinës së përditshme të çdo diabetiku. Ushtrimet gjimnastikore në kombinim me një program për humbjen e peshës është provuar nga Institutet Kombëtare të Shëndetit për zvogëlimin e shanseve të zhvillimit të diabetit me 58% në mesin e njerëzve që janë në rrezik të sëmundjes. Kjo është pothuajse dyfishi i normës së reduktimit të rrezikut të arritur nga njerëzit që marrin ilaçe nëpërmjet gojës për simptomat e tyre diabetike. Ushtrimet janë jashtëzakonisht të dobishme për diabetin për shkak të asaj se si ato imitojnë funksionin e duhur të insulinës për të hapur qelizat e muskujve për të hyrë glukoza. Ushtrimet më të mira janë ato që përfshijnë ecje, not, ecje me biçikletë, apo ndonjë aktivitet tjetër të preferuar dhe të përditshëm që rezultojnë në një rritje të përkohshme të normave të zemrës, si dhe në djersitje -që jo vetëm ndihmon për të kontrolluar peshën, por ndihmon gjithashtu për të trajtuar indet me oksigjen si dhe për uljen dhe stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.
Kujdes: Nëse keni nevojë për injeksione insulinë për të menaxhuar diabetin tuaj, duhet të jeni të vetëdijshëm se ushtrimi i fuqishëm mund të shkaktojë rënie të shpejtë dhe të rrezikshme të nivelit të glukozës në gjak, duke rezultuar në Hypoglycemia. Për të parandaluar ose luftuar një reagim të tillë, hani esëll një meze të lehtë përthithëse me karbohidrate, ose pini një gotë me lëng portokalli.
Mjekësia Bimore: Shumë bimë kanë veti të rregullimit të sheqerit në gjak dhe për këtë arsye janë të dobishme në menaxhimin e niveleve të glukozës dhe diabetit jo insulin-vartës. Prej bimëve që janë përdorur tradicionalisht përmendim: bima gymnesyl Ayurvedic (sylvestre Gymnema), fara fenugreek, huereque (rrjedh nga rrënja e një kaktusi meksikan), boronica, pjepri i hidhur, hudhër, gjethet e ullirit, dhe xhensen.
Shënim: Kur merr bimë që ulin nivelin e sheqerit në gjak, është e rëndësishme për të monitoruar sheqerin në gjak dhe shtrëngimin e urinës. Konsultohuni me një mjek të kualifikuar që mund t’ju udhëzojë në përdorimin e bimëve, si pjesë e një plani të menaxhimit gjithëpërfshirës të diabetit.
Terapia me lëngje: Kombinimet e lëngjeve të dobishme për stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak përfshijnë një larmi të perimeve. Kombinimi i selino + kastravec + majdanoz + fasule bishtajë + lakërishtë = është një kombinim i shkëlqyer. Provo ndonjë nga kombinimet e mëposhtme, madje eksperimento edhe vetë, duke pasur parsysh që kryesore është që të përdorësh kryesisht perime, dhe të përdorësh vetëm sasi minimale të karrotave ose mollëve për të ëmbëltuar lëngun tuaj. Provo kombinimet në vijim: selino + majdanoz + spinaq. Marule + spinaq + dy karrota. Kastravec + selino + chard. Pini një gotë me ndonjë nga kombinimet e mësipërme një apo dy herë në ditë. Shijoini si një meze të lehtë në mes të ditës, apo me një pjesë të vogël të bajameve të njoma.
Plotësuesit ushqimorë: Plotësuesit më të rëndësishëm ushqimorë për menaxhimin e glukozës dhe të niveleve të insulinës përfshijnë vitaminën C, vitamina B-kompleks, dhe vitaminë E. Prej mineraleve: magnezi, kromi, dhe zinku. Gjithashtu të dobishme janë: Vitamina B6, biotin, kalium, acidet yndyrore esenciale, vaji i farës së lirit, dhe vanadium, apo sulfate vanadyl. Prej plotësueve të tjera të dobishme janë gjithashtu: acidi alfa-lipoic, Q10 coenzyme (CoQ10), amino acid complex, enzimat që ndihmojnë tretjen e ushqimit të tilla si: protease, amylase, dhe lipase, si dhe enzimat pankreatike.
************************
vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit
Vaji i ullirit, ilaçi i të gjitha sëmundjeve
Vaji i ullirit, përbërësi kryesor i dietës mesdhetare, është bërë shpesh pjesë e studimeve të ndryshme për cilësitë pozitive mbi organizmin. Sot kemi një motiv më shumë për të mos e ndarë nga tavolina: një përbërës i tij i quajtur oleocanthale na mbron kundër demencës dhe Alzhaimerit. Me këtë studim arrihet në përfundimin se vaji i pastër i ullirit ndihmon në parandalimin e pothuajse pjesës më të madhe të sëmundjeve të organizmit. Një grup shkencëtarësh amerikanë të “Monell Center” në Universitetin e Çikagos ka zbuluar se oleocanthale ndryshon strukturën e proteinave neurotoksike, që mendohet se ndikojnë në efektet shkatërruese të Alzhaimerit. Ky ndryshim thelbësor strukturor pengon proteinat ADDL në procesin për të dëmtuar qelizat nervore të trurit. Oleocanthale, në këtë rast, ndryshon strukturën e ADDL, në mënyrë që këto të mos lidhen me sinapset (elementë që mundësojnë komunikimin mes qelizave të indit nervor). Duke e ditur këtë shkencëtarët kanë dashur të ekzaminojnë se si ndodh ky proces dhe cilat janë efektet tij në tru, më specifikisht në disa zona të caktuara, sidomos ajo e kuptimit dhe memories, që ishte një prej të parave zona të goditura nga Alzhaimer. Përmes qelizave, shkencëtarët verifikuan sjelljet e proteinave ADDL me dhe pa shtimin e oleocanthales, duke zbuluar se mjaftonin pak molekula të këtyre substancave që gjendeshin te vaji i ullirit për të reduktuar lidhjen mes ADDL dhe sinapseve. “Rezultatet mund të na ndihmojnë të identifikojmë dhe të marrim masa mbrojtëse, që mund të çojnë në përmirësimin e terapive në luftën kundër sëmundjes së Alzhaimerit”, ka deklaruar doktor Paul Breslin, bashkautori i studimit. Testet e mëvonshme treguan se oleocanthale ndihmon sinapset nga dëmtimet strukturore të shkaktuara nga ADDL. Studimet e ndryshme kanë treguar se vaji i ullirit luan rol të rëndësishëm në mbrojtjen ndaj shumë sëmundjeve. Ndër shekuj është protagonist i padiskutueshëm i dietave mesdhetare, duke ndikuar në uljen e vdekshmërisë nga sëmundjet kardiovaskulare e duke çuar në parandalimin e disa lloje tumoresh, sidomos atij të gjirit. Kështu, studiuesit në Spanjë dhe në SHBA kanë gjetur se një prej përbërësve të vajit të ullirit ul pothuajse me 30 për qind nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Acidi oleik që gjendet tek ai, ndalon veprimin e onkogjenit Her- 2/neu, që është origjinë e kancerit, duke ulur në mënyrë drastike rastet e tumorit në gji. Kjo është edhe arsyeja që gratë mesdhetare preken më pak nga ky lloj kanceri, në krahasim me ato të vendeve të tjera, në sajë të përdorimit të vajit të ullirit. Vitamina E që përmban ai, ndihmon në parandalimin e dëmtimeve qelizore, që do të çonin në shfaqjen e kancerit dhe në këtë aspekt janë duke u bërë studime të shumta. Meqenëse është i pasur edhe me yndyra të pangopura, ai eliminon ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet e zemrës, pasi ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) që grumbullohet nëpër arterie. Studimet kanë treguar se njerëzit që konsumojnë dy lugë gjellë vaj ulliri në ditë për një javë kishin një ulje të nivelit të kolesterolit të keq dhe nivele të larta të përbërësve antioksidues, në veçanti fenolëve në gjak. Vaji i papërfunduar, që nxirret direkt nga ulliri, përmban një numër më të madh antioksiduesish, veçanërisht Vitaminë E dhe fenole. Ai konsiderohet si një ushqim i tretshëm dhe i pranueshëm nga stomaku, që luan rol të rëndësishëm mbrojtës edhe te personat që vuajnë nga ulcera dhe gastriti. Vaji i ullirit aktivizon hormonet e pankreasit në mënyrë shumë herë më natyrale se sa ilaçet. Po ashtu, dietologët dhe mjekët këshillojnë që, nëse dëshironi të keni një jetë të gjatë dhe të shëndetshme, ky produkt fisnik i dalë nga ulliri duhet të jetë i pandashëm nga tavolinat tuaja. Që në lashtësi, popujt rreth brigjeve të Mesdheut, e kanë përdorur vajin e ullirit si balsam për zbutjen dhe rritjen e lagështisë së lëkurës së thatë, për shkëlqimin e flokëve, për masazh të muskujve, mbylljen e plagëve, parandalimin e rrudhave dhe për kurimin e pagjumësisë. Për më tepër, ky “ilaç” është i njohur për ndihmën që i jep zhvillimit të trurit dhe kockave si te fëmijët, ashtu edhe te të rriturit, duke ruajtur metabolizmin e tyre gjatë humbjes së kalciumit. Shumica nuk e dinë se vaji i ullirit nga përmbajtja yndyrore është i ngjashëm me qumështin e nënës. Për këtë arsye ai luan një rol të madh në zhvillimin e sistemit nervor të mesëm te fëmijët. Nga kohërat e lashta, vaji i ullirit është i njohur si ndihmues i bukurisë. Ai ndihmon te lëkura e thatë dhe i jep asaj shkëlqim. Thonjve dhe flokëve u jep fortësi dhe i ruan ato nga thinja e parakohshëm. Këtë më së miri e vërteton edhe industria kozmetike, e cila në përbërjen e shumë preparateve kozmetike ka edhe vajin e ullirit, siç janë: sapunët, shampot, kremrat, locionet. Po ashtu, shumë maska bukurie e kanë të pazëvendësueshëm vajin e ullirit, që është një nga përbërësit kryesorë të tyre. Me pak fjalë, ushqim i mrekullueshëm nga çdo lloj këndvështrimi. Jo më kot është renditur mes ushqimit dhe medikamentit si ilaçi, që natyra na ka e falur pa na kërkuar asgjë në këmbim. Në shumë vende të botës është e detyrueshme që në etiketat e produkteve të shënohen efektet që kanë mbi shëndetin e njerëzve, por vaji i ullirit bën përjashtim. Industritë e ushqimit, në bashkëpunim edhe me organet shtetërore për kujdesjen e konsumatorit, kanë menduar që në etiketën e tij është më mirë të shkruhet: “Një ose dy lugë vaj ulliri në ditë, ju mbrojnë nga shumë sëmundje, por sidomos nga ato të zemrës. Mos e ndani nga tavolinat tuaja”. Efektet e tij pozitive mbi organizmin lidhen ngushtë me përmbajtjen e lartë të acideve yndyrore dhe substancave antioksiduese.
Vetitë kuruese të vajit të ullirit
Gratë që konsumojnë shumë vaj ulliri në ushqimet e tyre janë më pak të rrezikuara nga kanceri i gjirit. Shkencëtarët kanë zbuluar se dieta mesdhetare në të cilën përdoret shumë vaji i ullirit mbron nga kanceri i gjirit. Studiuesit që i botuan rezultatet e punës së tyre në revistën “Analet e Onkologjisë” janë shprehur se acidi oleik që gjendet në vajin e ullirit mund të ndihmojë në kurimin e kësaj sëmundjeje. Studimet e mëparshme kanë treguar se për gratë që jetojnë në vendet ku përdoret një dietë e pasur në proteina, rreziku nga kanceri i gjirit është pesë herë më i lartë se në ato vende ku kultura e të ushqyerit është për një dietë me më pak kalori. Megjithatë, gratë që ushqehen me vaj ulliri duket se janë të mbrojtura nga ky lloj kanceri. Studiuesit në Spanje dhe në SHBA gjetën se një prej përbërësve të vajit te ullirit ul me gjysmën e tyre nivelin e substancave që shkaktojnë kancerin e gjirit. Testet laboratorike mbi qelizat kanceroze të gjirit treguan se acidi oleik e bënte më të efektshëm medikamentin që përdoret kundër kancerit dhe rriste prodhimin e proteinave që lufton tumoret. Tani shkencëtarët do të shohin nëse teoria e tyre provohet gjatë eksperimenteve me kaviet.
Efektet e përdorimit
Vaji i ullirit përdoret gjerësisht për vlerat e tij të larta dietike dhe mjekësore. Gjethet dhe lëkura e ullirit përmbajnë taninë, për këtë arsye ato janë të hidhura dhe kanë veti rrudhëse tonike. Por këto dy pjesë të kësaj peme kanë dhënë rezultate shumë të mira kundër sëmundjes së tensionit të lartë, temperaturës së lartë, arteriosklerozës, etj.
Kura që rekomandohet
Në rastet e sëmundjeve me temperaturë të lartë, gjethet dhe lëkura e ullirit kanë veti diuretike si dhe pakësojnë sheqerin në gjak. Për këto raste u rekomandohet të gjithë të prekurve nga temperatura e lartë qe të përdorin këtë kurë. Merren 40-50 gjethe ulliri dhe zihen në gjysmë litër ujë derisa të mbetet 3/4 e ujit. Përgatesa ftohet, kullohet dhe më pas hidhet në të një lugë sheqer ose mjaltë. Rekomandohet të pihet nga një filxhan çaji në ditë. Çaji i mësipërm ka dhënë rezultate të mira edhe në uljen e tensionit të lartë të gjakut. Ulliri është një ilaç popullor që shërben edhe për shërimin e dhembjeve të stomakut dhe kundër të vjellave. Për të qetësuar dhembjet e stomakut merren 100 gjethe ulliri, të cilat zihen në një litër ujë derisa të mbetet gjysmë litri. Më pas kullohet dhe pihet tri herë në ditë nga një filxhan çaji para buke. Kjo kurë duhet të vazhdojë për tri ditë rresht.
Vaji i ullirit
Vaji i ullirit tretet mirë dhe përthithet lehtë nga organizmi. Ai është një qetësues, sepse pakëson dhembjet dhe ndihmon në tretjen e gurëve në tëmth. Por shërimi arrihet duke pire çdo ditë nga një filxhan me vaj ulliri çdo mëngjes esëll për pesë ditë radhazi. Vaji i ullirit ndihmon edhe për heqjen e gurëve në veshka si dhe lehtëson dhembjet e veshkave. Ai gjithashtu lehtëson lirimin e gypit tretës nga mbeturinat ushqimore si dhe lufton kapsllëkun dhe kolitin.
Përdorimi
Për këto qëllime, vaji i ullirit duhet të përdoret i freskët dhe jo i djegur. Nëse ai është i djegur e ngacmon stomakun duke shkaktuar djegie në stomak, sepse mbetet i patretur dhe shkakton dhembje koke. Për shërimin e kapsllëkut dhe kolitit, vaji i ullirit përdoret në këtë mënyrë: Merret një lugë gjelle me vaj ulliri, futet në një gotë të mbushur deri në gjysmë me ujë dhe pihet në mëngjes esëll.
Kokrrat e ullirit
Kokrrat e ullirit bëjnë mirë kur i konsumojnë ata që vuajnë nga sëmundja e sheqerit. Është e këshillueshme që diabetikët të hanë sidomos kokrra jeshile, të cilat shuajnë etjen që shkakton diabeti. Kokrrat e gjelbra të ullirit shërojnë diabetin, por të sëmurët me këtë sëmundje duhet të hanë nga pesë kokrra ulliri të gjelbra esëll në mëngjes për pesë ditë rresht.
*************
Si t’i përdorni medikamentet, nga çfarë të ruheni
22 pyetje dhe 22 përgjigje për diabetin,
gjithçka mbi sëmundjen e sheqerit
Keni vite që vuani nga diabeti dhe çdo ditë ju lindin pyetje të reja rreth sëmundjes suaj? Çdo ditë përballeni me dilemat rreth ushqimeve që duhet të hani? Çfarë ndikon në ngritjen e nivelit të sheqerit? Si ta kontrolloni diabetin? Specialistët e shëndetësisë kanë dhënë përgjigje për 22 pyetjet e përditshme të pacientëve të sheqerit.
Si ndikojnë emocionet në ekuilibrin e diabetit?
Ekuilibri i diabetit është shumë i ndjeshëm ndaj emocioneve dhe gjendjes shpirtërore. Ekziston një lidhje e ngushtë funksionale ndërmjet sistemit endokrin dhe atij nervor. Qetësia shpirtërore dhe emocionale stabilizon gliceminë dhe lehtëson kontrollin e diabetit. Në të kundërt, shqetësimet, fatkeqësitë, grindjet, ankthi dhe frika, në përgjithësi pasohen nga çlirimi në gjak i adrenalinës dhe kortizoilit, hormone që bllokojnë veprimin e insulinës, duke u bërë shkak për rritjen e glicemisë. Në këtë rast mund të lindë nevoja për të rritur dozën e zakonshme të mjekimit që ju përdorni.
Çfarë masash të shpejta duhet të marrë, kur glicemia është shumë e lartë?
Kur glicemia është shumë e lartë mund të normalizohet në këtë mënyrë:
-Për të kompensuar humbjen e lëngjeve duhet të shtoni sasinë e ujit. Edhe kur ndjeheni keq ose keni të vjella, përpiquni të merrni gllënjka të shpeshta uji. Kur të vjellat zgjasin disa orë dhe bëhen të pakontrollueshme, për zëvendësimin e lëngjeve duhet të shtroheni në spital për të marrë infuzion venoz.
-Injekto insulinë neutrale për të ulur nivelin e glicemisë.
-Matni gliceminë dhe acetonin në urinë, në intervale të rregullta. Në përputhje me rezultatet vazhdoni injektimin e insulinës neutrale.
Si ruhet insulina?
Megjithëse prodhuesit rekomandojnë që insulinën ta mbani në frigorifer, injektimi i insulinës së ftohtë është më i dhimbshëm. Prandaj rekomandohet mbajtja e insulinës në temperaturë dhome. Në këtë temperaturë, ajo reziston afërsisht një muaj. Sidoqoftë insulina duhet të mbahet larg ambienteve të ngrohta, jo mbi 25-50 gradë. Sasia rezervë duhet të mbahet në frigorifer në temperaturë 2-8 gradë. Evitoni ngritjen, sepse mund ta dëmtojë insulinën.
A janë më të shpeshta sëmundjet e lëkurës tek diabetikët?
Po, sëmundjet e lëkurës takohen më shpesh tek diabetikët. Një e treta e tyre, gjatë jetës kanë dëmtime të lëkurës nga diabeti. Më të shpeshta janë infeksionet nga bakteret, infeksionet mykotike dhe kruarjet. Këto lidhen me kontrollin e keq të diabetit. Infeksionet e lëkurës nga njëra anë prishin ekuilibrin e diabetit, nga ana tjetër favorizojnë infeksionin. Në këtë rast është i domosdoshëm përdorimi i antibiotikëve. Për të evituar infeksionet e lëkurës, diabeti duhet të mbahet në ekuilibër, si dhe t’i kushtohet kujdes higjienës së lëkurës. Kur ajo është e thatë, duhet të zbutet me kremra hidratantë, si dhe duhen përdorur sapunë të përshtatshëm.
Mund të kryejnë ndërhyrje kirurgjikale diabetikët?
Falë kontrollit të glicemisë që realizohet sot, diabetikët mund t’i nënshtrohen çdo ndërhyrjeje kirurgjikale. Është e rëndësishme parapërgatitja e mirë, kujdesi gjatë anestezisë dhe monitorimi i kujdesshëm gjatë operacionit. Me këto masa çdo gjë shkon normalisht, si tek njerëzit e zakonshëm.
Pse shkaktohen komplikacionet kronike të diabetit?
Komplikacionet kronike përbëjnë sëmundjen e vërtetë të diabetit. Hiperglicemia e zgjatur në kohë është shkaktare e dekompensimit glukomatabolik. Sa më të dekompensuar të jeni dhe sa më gjatë në kohë, aq më i lartë është rreziku për komplikacione. Fillimisht ato mund të jenë të heshtura, por mbas disa vitesh shfaqen hapur duke dominuar sëmundjen. Komplikacionet mund të prekin organe dhe sisteme të ndryshme. Në mënyrën klasike dëmtojnë enët e mëdha të gjakut duke goditur zemrën, trurin dhe anësitë e poshtme, si dhe enët e vogla të gjakut, duke prekur sytë dhe veshkat. Ekziston gjithashtu neuropatia diabetike, që dëmton veshkat.
Nëse një diabetik Tip 1, dentisti refuzon të heqë dhëmballën, sepse ka frikë nga ndonjë hemorragji apo infeksion, si duhet të veprojë?
Diabetikët duhet të sigurojnë higjienë korrekte të gojës dhe kontroll të shpeshtë te dentisti, madje më shpesh se njerëzit e tjerë, sepse hipoglicemia favorizon shumimin e baktereve në gojë, sidomos kur dhëmbët nuk lahen rregullisht. Është mirë që diabeti të jetë i ekuilibruar para mjekimit te dentisti, për të evituar rrezikun e hiperglicemisë dhe hipoglicemisë. Por kurrsesi nuk është e justifikuar frika nga hemorragjia, apo kapaciteti i ulët i anestezisë, si dhe frika nga infeksioni pas heqjes së dhëmbëve. Dhëmbët te diabetiku kurohen si te të gjithë njerëzit e tjerë.
Si shmanget hipoglicemia gjatë dhe mbas raportit seksual?
Aktiviteti fizik gjatë raportit seksual mund të shkaktojë rënie të sheqerit (hipoglicemi). Kjo nuk do të thotë që ju të keni frikë dhe të hiqni dorë nga jeta seksuale e qetë dhe e plotë. Për të qenë të sigurt është mirë të matni gliceminë para raportit seksual dhe të hani diçka, menjëherë mbas tij.
A bëjnë mirë zarzavatet e gjelbra për diabetin?
Po, veçanërisht të gjalla (të papërpunuara) duhet t’i përdorni çdo ditë, në drekë dhe darkë, në sasi të bollshme. Zarzavatet e gjelbra përmbajnë antioksidantë, vitamina, kripëra minerale dhe fibra. Të gjitha perimet përmbajnë vitaminë C në përqindje të ndryshme, sipas llojit të bimëve. Njëzet e katër orë pas këputjes, ato humbin 10-15% të vitaminës C. Gjatë gatimit humbin jo vetëm gjithë vitaminën C, por dhe shumicën e mineraleve. Por uji në të cilin ato janë zier përmban mikromineralet e dobishme, si kaliumi, magnezi dhe zingu, prandaj dhe mund të përdoret për të gatuar supë. Nisur nga veçoritë e mësipërme, zarzavatet e gjelbra janë shumë të dobishme për diabetikun.
Çfarë pune mund të bëjë diabetiku?
Kur diabetiku është i ekuilibruar mund të kryejë çdo punë, si gjithë njerëzit e shëndoshë. Megjithatë duhen evituar aktivitete me shumë stres dhe shumë sedentare. Gjithashtu duhen evituar punët me turne dhe punët që sjellin rrezik për veten dhe të tjerët, nga një hipoglicemi e mundshme, tek ata që trajtohen me insulinë, siç mund të jenë punë të tilla si pilot avioni, makinist treni, shofer autobusi etj.
Çfarë është diabeti i Tipit 1?
Diabeti i tipit 1, më i riu, është një sëmundje auto-agresive në të cilën qelizat e pankreasit që prodhojnë insulinë janë shkatërruar; i dyti, është një sindromë që karakterizohet nga rezistenca e insulinës (hormoni që transformon sheqerin në energji) ose nga një prodhim i tij i zvogëluar, dhe nga alterime të ndryshme të metabolizmit, si dhjami në bark, hipertensioni, rritja e kolesterolit të keq dhe zvogëlimit të atij të mirë, tepricë e triglicerideve.
Kush janë ndryshimet mes diabetit të tipit 1 dhe 2?
Diabetik është kushdo që e ka gliceminë (nivelin e glukozit) të barabartë apo mbi 126 mlg për decilitër të gjakut, por që në nivelin e 110 mlg duhet të bjerë kambana e alarmit.
Diabeti i tipit 1 (5-10 për qind të rasteve)
Quhet ndryshe dhe diabeti i ri, pasi prek moshat e reja, por mund të shfaqet deri në 40 vjeç. Kjo është një sëmundje autoimune: pankreasi është i paaftë të prodhojë insulinë dhe prodhon shumë pak, dhe si pasojë rritet shumë glicemia. Mekanizmi ndoshta lidhet me antikorpet e drejtpërdrejtë kundër qelizave të pankreasit.
Diabeti i tipit 2 (85-90 për qind të rasteve)
Ky tip shfaqet në moshën e pjekur, zakonisht mbi 40 vjeç, por kohët e fundit është vënë re një prekje më e madhe në moshat e reja, e lidhur mbi të gjitha me obesitetin. Disa alterime metabolike dhe të sjelljes të shoqëruara me rritjen në peshë, janë shkaqe të kësaj forme të diabetit dhe obesiteti provokon alterime të mëtejshme metabolike.
Boxe
Këshilla
1- Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën
2- Duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara
3- Duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë
4- Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit)
5- Duhet t’i shtojnë dietës së tyre arra
6- Efikase edhe bajamet
Shenjat
1- Dhimbje barku
2- Frymëmarrje të ngadalta e të thella
3- Prani e ketoneve në gjak dhe në urinë
Ilaçet
1- Tiazolidinedionet, veprimi është i menjëhershëm, por në disa raste mendohet se ulin rezistencën periferike ndaj insulinës.
2- Glinidet, ky lloj bari shkakton sekretim të shpejtë të insulinës. Merren para buke dhe ndihmojnë në kontrollin e glukozës postprandiale (pas ngrënies).
3- Akarboza, është frenues i alfa-glukozidazës intestinale që ngadalëson ritmin e përthithjes të glukozës në gjak.
Kur shfaqet diabeti i shtatzënisë?
Kjo është një sëmundje e përkohshme që manifestohet gjatë shtatzënisë dhe sjell një rrezik më të lartë të diabetit në vitet që do të vijnë. Gratë në mbipeshë janë më të predispozuara dhe ato prindërit e të cilave vuajnë nga diabeti.
Si ta parandalojmë sëmundjen?
Nëse diabeti i ri nuk mund të parandalohet, për atë madhorin ekzistojnë disa zakone të shëndetshme: një dietë e balancuar (më pak yndyrë dhe sheqer, më shumë fruta dhe perime), kontrolli i peshës, jo duhan, ushtrime fizike. Ecja gjysmë ore në ditë në gjashtë ditë të javës, zvogëlon rritjen e diabetit dhe vdekjen në 45 për qind.
Shkenca, diabeti i patrashëgueshëm
Në kuptimin e përgjithshëm mjekësor nuk trashëgohet diabeti si sëmundje, por ekziston predispozicioni për t’u sëmurë. Trashëgohen genet që mbartin vetitë e organizmit, qoftë ato të sëmura. Që ky predispozicion që trashëgohet të bëhet diabet sheqeri, duhet që tek njerëzit të ndikojnë disa faktorë mjedisorë.
Njohuri të përgjithshme mbi sëmundjen e sheqerit
1. Diabeti i sheqerit (diabetes mellitus) është sëmundje që ka si tipar rritjen e nivelit të glukozës në gjak.
2. “Diabet” do të thotë “urinim i shpeshtë”. Në diabetin e sheqerit, nivelet e rritura të glukozës në gjak shkaktojnë rritje të sasisë të glukozës në filtratin parësor të prodhuar nga glomeruli; efekti osmotik që shoqërohet me sasinë e shtuar të glukozës shkakton rritje të sasisë të urinës dhe urinim të shpeshtë.
3. Diabeti insipid është sëmundje krejt tjetër. Në diabetin insipid, urinimi i shpeshtë shkaktohet nga mungesa e hormonit antidiuretik ose nga paaftësia e veshkave për t’iu përgjigjur hormonit antidiuretik.
4. Diabeti i sheqerit është 2 llojesh:
a. Diabeti tip I shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e shkatërrimit të ishujve të Langerhansit nga sistemi imun. Këta pacientë janë zakonishtë fëmijë ose adoleshentë të dobët.
b. Diabeti tip II shkaktohet nga mungesa e insulinës, që vjen si pasojë e nevojave të shtuara për insulinë. Pacientët me diabet tip II janë zakonisht të rritur dhe mbipeshë.
5. Komplikimet:
a. Infeksionet: Candida, Mucor, S aureus.
b. Sëmundja vaskulare: (i) Prekja e enëve të mëdha: infarkt cerebral, sëmundje koronare. (ii) Enët e vogla: retinit, nefropati diabetike, ulcera të këmbëve.
c. Neuropatia: pakësim i ndjeshmërisë në gjymtyrë, parestezi, djegie e duarve, pamjaftueshmëri autonomike — parezë gastrike dhe impotencë.
Diabeti tip I
1. Prek zakonisht moshat e reja.
2. Njihet edhe si diabet që s’trajtohet dot pa insulinë (angl: insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga shkatërrimi i qelizave beta të ishujve të Langerhansit prej sistemit imun.
4. Shenjat dhe simptomat: pacienti ha shumë, pi shumë, urinon shpesh, humbet peshë, dhe mund të ketë kriza të ketoacidozës diabetike.
5. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose…
b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose…
c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
6. Trajtimi: insulinë (shih më poshtë).
7. Ketoacidoza diabetike:
a. Ketoacidoza shkaktohet nga mungesa e insulinës. Në mungesë të insulinës, mëlçia prodhon trupat ketonikë (beta-hidroksibutirat, acetoacetat, aceton).
b. Shenjat dhe simptomat: dhimbje barku, dehidrim, frymëmarrje e tipit Kussmaul (frymëmarrje të ngadalta e të thella), rritje e hendekut anionik (anion gap), prani e ketoneve në gjak dhe në urinë, hiperkalemi, hiperglicemi.
c. Trajtimi i ketoacidozës diabetike: lëngje intravenoze, kalium, dhe insulinë. Insulina jepet për të frenuar ketogjenezën, jo për të trajtuar hipergliceminë. Prandaj, nëse glukoza normalizohet, insulina vazhdohet e shoqëruar me glukozë.
Diabeti tip II
1. Prek zakonisht moshat e rritura, të sëmurët shpesh kanë histori familjare me këtë sëmundje.
2. Njihet edhe si diabet që nuk varet nga insulina (angl: non insulin dependent diabetes mellitus).
3. Shkaktohet nga:
a. Mosfunksionimi i mirë i qelizave beta, ose…
b. Nga rezistenca e indeve ndaj insulinës; ishujt e Langerhansit fillimisht përpiqen të kapërcejnë rezistencën periferike ndaj insulinës duke prodhuar më shumë insulinë. Me kalimin e kohës, ishujt e Langerhansit bëhen të paaftë për të prodhuar insulinë (plaken para kohe).
3. Shenjat dhe simptomat: dehidrim, polidipsi, polifagi, poliuri, humbje peshe, lodhje.
4. Diagnoza:
a. Glukoza mbi 200 mg/dl, ose…
b. Glukoza esëll mbi 125 në 2 raste të ndryshme, ose…
c. Testi i tolerimit të glukozës: glukoza mbi 200 mg/dl 2 orë pas marrjes të 75 g glukozë.
5. Trajtimi:
a. Dieta është shumë e rëndësishme. Pacientët me diabet duhet të kontrollojnë peshën, duhet të kufizojnë sheqernat e rafinuara, dhe duhet të rrisin sasinë e fibrës në dietë. Yndyrnat duhet të jenë vajra me 1 lidhje dyfishe (si p.sh. vaji i ullirit).
b. Hipoglicemikët oralë përdoren për trajtimin e diabetit tip II, por jo për diabetin tip I.
c. Insulina përdoret edhe me diabetin tip II nëse sëmundja nuk i përgjigjet trajtimit me hipoglicemikë oralë.
d. Inhibitorët e ACE-s e frenojnë përparimin e nefropatisë diabetike.
6. Mbikqyrja:
a. Trajtimi i diabetit është i suksesshëm nëse parandalohen ose vonohen e komplikimet.
b. Studimi i quajtur DCCT (Diabetes control and complications trial) tregoi se është e rëndësishme që niveli i hemoglobinës të glikoziluar të mbahet rreth 7-7.5%.
c. Hemoglobina e glikoziluar (HbA1c) është treguesi kryesor i kontrollit afatgjatë të glukozës. HbA1c tregon pak a shumë vlerën mesatare të glukozës në gjak gjatë 3 muajve të fundit.
d. Fruktozamina e serumit tregon vlerën mesatare të glukozës gjatë 2 javëve të fundit.
7. Ketoacidoza diabetike nuk është e shpeshtë në pacientët me diabet tip II.
8. Koma hiperosmolare hiperglicemike:
(a) Shkaktohet nga hipovolemia, stresi (infeksionet, trauma).
(b) Glukoza shpesh është mbi 1000 mg/dl, pa acidozë, me konfuzion ose komë, me pamjaftueshmëri akute të veshkave.
(c) Trajtimi = rehidrim, mortaliteti arrin 50%.
**********
9 ushqimet që duhen shmangur kur jeni me diabet të tipit “2”
Diabeti kërkon përkujdesje të përditshme që përfshin monitorimin te sheqerit në gjak, të ngrënit e një diete të shëndetshme dhe natyrisht duke mbajtur në qendër të vëmendjes tuaj komplikimet e mundshme me zemrën, sytë, dhe organet e tjera. Kontrollimi i peshës është e rëndësishme kur jeni me diabet. Nëse jeni obeze (mbipeshë), duke humbur disa kg – qoftë edhe vetëm 4-5 kg, mund të ndihmojë në përmirësimin e ndjeshmërisë së insulinës tuaj dhe kontrollin e sheqerit, reduktimin e triglycerides dhe kolesterolin LDL, si dhe ulet tensioni ne gjak. Një dietë e shëndetshme për diabetin do t’ju ndihmojë për të menaxhuar peshën tuaj dhe do t’ju orientoje drejt ushqimeve që kanë një efekt pozitiv mbi nivelin e sheqerit ne gjak, ndërsa ju udhëzon të mbani larg ato ushqime që mund të shkaktojnë rritje të rrezikshme në sheqerit tuaj në gjak. Mëso se cilat janë 9 ushqimet qe ju duhet ti mbani larg nëse ju jeni me diabet të tipit 2.
Ushqimet e ëmbla
Soda, ëmbëlsirat, dhe ushqime të tjera që kanë në përbërjen e tyre kryesisht sheqer, konsiderohen si ushqime të varfra me karbohidratet . Jo vetëm që këtyre ushqimeve ju mungon vlera ushqyese,por ato gjithashtu mund të shkaktojnë një rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak dhe t’ju krijojnë probleme me peshën, dy faktorë këto të cilat rëndojnë komplikimet e diabetit. Në vend që të kënaqni dhëmbët tuaj të ëmbël me karamele, biskota, kek, ose sode, zëvendësojini ato me fruta të shijshme, të tilla si mollë, manaferra, dardha, apo portokall. Këto fruta janë të pasura me karbohidrate, përmbajnë shumë fibra për të ndihmuar përngadalësimin e përthithjes së glukozës (sheqerit) kështu që ato janë një zgjedhje shumë e mirë për kontrollin e sheqerit në gjak
Lëng frutash
E ndërsa fruta të tëra të pasura me fibra janë konsideruar të shëndetshme për sa i përket karbohidrateve për njerëzit me diabet, lëngu i frutave është një tjetër histori. Njerëzit me diabet duhet të shmangin pirjen e lëngjeve të frutave edhe nëse ato janë 100% lëng i pastër frutash. Lëngu i frutave përmban më shumë ushqim se sa sodë krahasuar me pijet e tjera të ëmbla , por problemi është se lëngjet e frutave kanë sasi të koncentruara të sheqerit frutave dhe për këtë arsye të shkaktojë rritje të menjëhershme të sheqerit në gjak. Përveç kësaj , duke pirë lëng frutash ju nuk përmbusheni në të njëjtën mënyrë sikur hani fruta . Nëse doni një pije freskuese, zgjidhni ato me zero kalori apo ujë mineral me limon.
Fruta të thata
Edhe pse fruta e thata përmbajnë fibra dhe shumë lëndë ushqyesve, procesi i tharjes se frutave shkakton në mënyrë të natyrshme përqendrim të sheqerit tek to duke u bërë fruta me sheqer super të koncentruar. Ndërsa nëse të hahet rrush i thatë apo kajsi të thata,kjo është më mirë se sa të hash një kek; ajo do t’jua rris fluturimthi sheqerin në gjak. Qëndrojini larg frutave të thata dhe në vend të tyre konsumo fruta të freskëta, të tilla si rrush, pjepër, luleshtrydhe, dhe pjeshkë.
Oriz i bardhë, bukë, dhe mielli
Produktet që kanë në përbërje të tyre niseshte të rafinuar të bardhë si p.sh tek orizi i bardhë dhe çdo gjë e bërë me miell të bardhë, duke përfshirë bukë të bardhë dhe makarona, janë në kundravajtje te plotë me trupin e një diabetiku të tipit 2. Përbërësit “e bardhë” veprojnë më shumë si sheqer, sapo trupi fillon ti tresë ato, që do të thotë se këto ushqime do të ndikojnë në nivelet e glukozës. Zëvendësojini ato me drithëra, të tilla si kafe apo oriz i egër, elb, miell tërshëre, me drithra të pasura me fibra si dhe e bukë me kokrra gruri.
Bulmet i pasur me yndyrna
Ju ndoshta keni dëgjuar se produktet e qumështit të ngopura me yndyrna mund të ngrenë nivelet e këqija të kolesterolit tuaj dhe të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës, por ngopja me yndyrna mund të shkaktojë edhe një problem tjetër serioz për njerëzit me diabet. Disa studime kanë zbuluar se të ngrënit e një diete të pasur me bulmetra të ngopura në yndyrë mund të përkeqësojë rezistencën insulinës. Bëni më të mirën për të shmangur produktet e qumështit të bëra krejtësisht me qumësht, të tilla si krem, kos plotë yndyrë, akullore, krem djathi, dhe djathra të tjera plotë yndyrë . Kërkoni produktet e qumështit me yndyrë të reduktuar ose fare pa yndyrë.
Pjesë mishi me dhjam
Ju do të dëshironit të shmangnit yndyrën e lartë tek disa pjesë të mishit për të njëjtën arsye si për te gjitha produktet e bulmetit të bëra nga qumështi -sepse ato janë të ngopura me yndyrna. Yndyrnat në pjesë të caktuara të mishit, rrisin kolesterolin dhe ulin rezistencën në të gjithë trupin; ato gjithashtu mund të vënë njerëzit me diabet përballë rrezikut të sëmundjeve të zemrës me shume se sa ç’mund ti ndodhë një personi të zakonshëm , pasi ata janë të kërcënuar tashmë si pasojë e diabetit. Zgjidhni mish pa dhjamë, duke përfshirë mishin e bardhë të pulës dhe gjel deti, peshk dhe midhje , fileto derri dhe viçi pa dhjam.
Produktet krokante të paketuara dhe të pjekura
Duke veçuar nga të gjitha sheqerin, miellin e bardhë, niseshtenë, dhe ato që përmbajnë konservante, produktet krokante të paketuara dhe të pjekura, si patate të skuqura, patatina, biskota, lajthi, dhe ëmbëlsira të lehta kanë yndyrna shpesh të larta. Ato rrisin treguesit e “këqinj” të kolesterolit tuaj (LDL) dhe ulin treguesit e ‘mire” të kolesterolit (HDL), duke rritur rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Për njerëzit që vuajnë nga diabeti dhe komplikime e tij, këto produkte janë edhe më të rrezikshme se produktet e ngopura me yndyra. Në fakt, nuk ekziston një sasi yndyrash që konsiderohet e sigurt për ju e që të përfshihet në dietën tuaj. Lajm i mirë është se sasia e yndyrnave tani shënohet në etiketat e ushqimeve, duke e bërë më të lehtë mbajtjen larg të tyre .Zgjidhni produktet që kanë në etiketë 0 gram yndyrë , por gjithashtu duhet të dini se produktet me më pak se 5 gram mund të pretendojnë se e kanë zero nivelin e yndyrës, kështu që ata nuk mund të jetë pa yndyrë. Kontrolloni listën e përbërësve si dhe sigurohuni që produkti nuk përmban as vajra pjesërisht të të hidrogjenizuara, një burim i madh i yndyrnash. Kërkoni nga yndyrna të shëndetshme tek salmoni, ose në ndonjë peshk tjetër yndyror, si dhe në arra, fara, avokado, dhe ulli dhe vaj soje.
Ushqime të skuqura
Ju mund të keni dobësi për patate të skuqura, për pule të skuqur, patatina, brumë të skuqur, por duke i hedhur tutje këto do ti bëni mirë shëndetin tuaj për shumë gjatë. Do ti bëni nder vetes. Ushqimet e skuqura zakonisht thithin shumë vaj, që është e barabartë me shumë kalori shtesë; shumë janë të përqendruara në veshjen e shtresës së parë të produktit të skuqur. Duke përdorur shpesh të njëjtin vaj për skuqje mund t’ju shkaktohet një kaos i vërtetë në presionin arterial të gjakut. Disa ushqime janë skuqur në vajra te hydrogjenizuar si pasojë e shumëpëdorimit.
Alkooli
Para se të shkoni për një koktej para-darke, ose keni nder mend te konsumoni edhe një gotë verë gjatë darkës, bëni një kontroll tek mjeku juaj për t’u siguruar nëse jeni ne parametrat e duhur për të pirë alkool, meqë alkooli mund të ndërhyjnë me nivelet e sheqerit në gjak. Nëse mjeku j’ua lejon, mundohuni ta mbani pijen nën kontroll atë natë. Kontrollimi përkufizohet përgjithësisht jo më shumë se një gotë në ditë në qoftë se jeni femër, dhe jo më shumë se dy nëse jeni mashkull.






