Home »
» Strukturat paralele kërcënojnë me shpallje të autonomisë
Strukturat paralele kërcënojnë me shpallje të autonomisë
Në prag të arritjes së marrëveshjes për veriun, strukturat paralele kanë kërcënuar se do të shpallin njëanshëm autonominë. Sipas tyre, nëse Beogradi pranon që veriu të integrohet brenda sistemit kushtetutës të Kosovës, atëherë katër kuvendet komunale në veri do të shpallin autonominë brenda territorit të juridiksionit të Serbisë. Në takimin e fundit, përfaqësuesit e strukturave ilegale kanë marrë qëndrim të përbashkët, sipas të cilit as autonomia e as rajoni evropian nuk janë zgjidhje nëse mëtohet integrimi në kuadër të shtetit të Kosovës.





