Home »
» Serbia nuk heq dorë nga resurset natyrore të Kosovës
Serbia nuk heq dorë nga resurset natyrore të Kosovës
Gazeta serbe ‘Informer’ bën të ditur se SHBA do të jenë në gjendje të marrin shumicën e aksioneve të gjitha minierave në Kosovë, kurse 49 përqindëshi tjetër do të mbetej në zotërim të Serbisë. Kjo gazetë pretendon se kjo çështje është diskutuar nga ministri i burimeve natyrore të Serbisë, Milan Baçeviq gjatë vizitës së fundit në Ilionis të SHBA. Kjo projekt-marrëveshje parasheh që Serbia të jetë bashkëpronare e 49 përqind të aksioneve të minierave në Kosovë. Më pas do të arrihej një marrëveshje përfundimtare midis dy vendeve. Gazeta serbe shkruan se kështu do të shfuqizoheshin të gjitha privatizimet e diskutueshme që kanë bërë shqiptarët dhe agjencitë e tyre të privatizimit. Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Milan Drequn ka thënë se kjo projekt-marrëveshje synon, parasëgjithash, Trepçën. Sipas tij “Prishtinës fillimisht do t’i mohohej posedimi i me pronën e minierës, ndërsa kjo pronë do të kthehej në juridiksionin e Serbisë. Një bashkëpunim i tillë do të kontribuojë në aspektin politik, sepse do të tregojë se Kosova nuk është një shtet i pavarur”.





