Se shekulli i nj�zet� asht shekulli i apoteoz�s s� misrit nd�r folet e shqipeve


Legjenda e misrit



Mis�r! Mis�r!
Lajmi se do t� shp�rndahet misri doli nga zemra e dheut, rrodhi n�p�r dejt e thella deri te gjymtyr�t e mpita t� dheut q� quhet shtet. Dhe bani t� dridhen nga g�zimi frymor�t q� s'kan� me �ka ta mbajn� frym�n.
Si thneglat q� mblidhen rreth nj� kor�s misri, q'ashtu n� nj� qend�r n�nprefekture jan� mbledhur mal�sor�t rreth depos s� misrit.
... N�p�r luginat e maleve p�rshkohet mal�sori vet�m me nj� k�mish� e brek� legjendare mbi shtat, p�r me arrit� n� qendr�n e n�nprefektur�s, p�r me marr� mis�r. Kraharori i tij asht nj� cop� graniti q� u shk�put nga mali dhe u vendos mbi dy kamb� t� drejta e t� forta si landa e pyllit. Dhe l�vizet copa e malit pa b�zajt�. P�rpara depos s� misrit bjerr cilsin' karakteristike t� vet�n, dhe bahet frikacak, pse, - mendon ai - nj'ashtu e don ligji, n�pun�si; p�rndryshe s'ka mis�r. "Si urdhnon zotni" p�rs�ritet sa e sa her� n� m�nyr� qesharake, me t� marrun zani, me gjeste majmuni - vet�m e vet�m mos me zgjue mnin� e engjujvet q� ndjan� mis�r.
Dhe kur e marrin misrin, nisen njeni mbas tjetrit gjat� udh�s s� malit t� ngusht� dhe t� jet�s...
           
Ushtojn� luginat e malevet nga fjal�t e mal�sorvet t'unsh�m, q� varg, njeni mbas tjetrit, ecin t� ngarkuem me ka nj� gjysm� thesi mis�r. Vargu i tyne asht i gjat� pa fund, si asht e gjat� e pa fund vuejtja e tyne. Mbi kurriz t� vet barin ka nj� gjysm� thesi mis�r, barin jet�n e vet, barin per�ndin'. Per�ndi e v�rtet�-mis�r i d�shiruem.
           
Ndodh q� nj�rit i derdhen kokrrat e misrit n�p�r bir� t� vog�l t� thesit, shoku nga mbrapa, pa i pa, i shkel; i treti shok as nj� as dy, - por ia hedh mallkimin e pam�shir�sh�m: "Mos shkel, he t� shitoft� zana!"
          
Se shekulli i nj�zet� asht shekulli i apoteoz�s s� misrit nd�r folet e shqipeve.
Milosh Gjergj Nikolla- Migjeni