Jemi mësuar shpesh të lexojmë nëpër mediat e huaja për futbollistët që nuk reagojnë fare kur intonohet himni i vendit të tyre, para ndeshjeve të përfaqësueseve. Sulmuesi i Real Madridit, Benzema nuk e këndon himnin ‘La Marsellesa’ kur e përfaqëson Francën, pasi që ai ka prejardhje algjeriane. Të njëjtën gjë e kishin bërë edhe ish përfaqësuesit ‘Bleus’ si i madhi Zidane, pastaj Vieira apo Barthez.
Rasti i francezëve nuk është i vetmi, pasi që edhe lojtarët si Özil, Khedira, Giggs, Messi apo Ljajic, nuk e këndojnë himbin. Madje, ky i fundit ishte suspenduar nga përfaqësuesja serbe nga selektori Sinisa Mihajlovic, për shkak se nuk e kishte kënduar himnin serb, sepse Ljajic është me prejardhje boshnjake.
Megjithatë, studimi i realizuar nga “Wall Street Journal” është i pari që analizon patriotizmin e përfaqësueseve, duke analizuar mënyrën se si futbollistët kënduan melodinë e himnit në Euro 2012. Italia, Greqia, Anglia dhe Polonia, një vend organizator, ishin të vetmet kombëtare që në të gjitha ndeshjet që zhvilluan, të gjithë futbollistët kënduan himnin. Nga ana tjetër, Gjermania dhe Rusia, renditen në vendin e fundit të kësaj liste./Fish Media/