Pogba, dy kartonë të verdhë për një minutë! (Video)

Paul Pogba pati një natë të errët mbrëmë. Mesfushori i Juventusit nuk e kishte paramenduar se ndeshja kualifikuese për Botërorin 2014 ndaj Spanjës do të rridhte në atë mënyrë. Në fakt, ai u ndëshkua me karton të kuq pasi mori dy kartonë të verdhë brenda një minute, pas ndërhyrjeve të palejueshme të rrezikshme. Ndër të tjera, Spanja fitoi në udhëtim ndaj Francës 1:0 falë golit të Pedro Rodriguez. /Fish Media/