Home »
» Peshku me dhëmbë njeriu (Video)
Peshku me dhëmbë njeriu (Video)
Pas çudisë së një qeni me fytyrë të ngjashme me njeriun, tani vjen një peshk me dhëmbë të ngjashëm me një njëri. Peshku, emri latin i të cilit është ‘Archosargus probatocephalus’, u kap nga një turist irlandez në Florida dhe ka pamjen e një peshku normal, veç dhëmbëve, të cilët janë njësoj si ato të një njeriu.
Amerikanët e quajnë peshkun, që dallohet lehtësisht për shiritat me ngjyrë të bardhë në trupin e tij, “sheepshead” (kokëdele), pasi ka nofulla të mbushura me dhëmbë si të gjithë gjitarët e tjerë.
Ky lloj peshku ushqehet zakonisht me gaforre dhe guaca, ndaj dhëmbët, në mënyrë të natyrshme i janë zhvilluar në këtë formë, që të gërryejë ‘kockat’ e tyre.