Obamës i prishet ‘Bisha’ në Izrael, ndërsa premton aleancë të përjetshme me këtë vend (FOTO)

Presidenti amerikan, Barak Obama mbërriti në një vizitë historike në Izrael, e para si president i SHBA.
Por një incident shënoi vizitën e tij.
Makina e blinduar e presidentit, e njohur edhe me emrin “Bisha”, u prish rrugës për në aeroport.
Makina u rimorkua në një karroatrec pasi shoferi aksidentalisht kishte futur gaz në motor në vend të naftës.
Mediat thonë se limuzina Cadillac u dërgua për në SHBA, ndërsa presidenti amerikan përdori makinën e dytë.
Obama bëri të ditur gjatë kësaj vizite se Izraeli nuk ka një mik më të madh se SHBA.
“SHBA është krenare që është aleati më i fortë i Izraelit,” tha Obama në takimin me kryeministrin Benjamin Netanjahu.
Të enjten Obama do të shkojë në Ramallah për të takuar presidentin palestinez, Mahmud Abaz.
Zyrtarët amerikanë megjithatë thonë se nuk ka ndonjë pritshmëri të lartë për nisjen e procesit të paqes mes Izraelit dhe Palestinës.
Obama u prit në aeroport nga kryeministri dhe presidenti Shimon Perez. Atij iu tregua një bateri raketash, pjesë e mbrojtjes ajrore izraelite, e njohur me emrin Iron Dome.
“SHBA është përkrah Izraelit për shkak se është në interes të sigurisë tonë themelore që të jemi krah jush. Aleanca jonë është e përjetshme. Përgjithmonë,” tha Obama.
Kurse Netanjahu e falënderoi presidentit që ka mbështetur në mënyrë të qartë të drejtën sovrane të Izraelit për t’u mbrojtur ndaj çdo kërcënimi.
Obama megjithatë ka pasur një marrëdhënie të ngrirë me kryeministrin izraelit.
Në SHBA Obama është kritikuar që nuk ka vizituar Izraelin në mandatin e tij të parë.
1
2
3
4
5
6
7
8