Jian Tsui mbeti mes dy mureve dhe nuk lëvizte dot. Ishte aq ngushtë, sa ai kishte vështirësi në frymëmarrje.
Jian nuk u zbulua deri në mëngjes, kur shërbimet e emergjencës u detyruan të hapin një vrimë në një mur për ta liruar.
Jian kishte dalë nga lokali në orën 1 të mëngjesit dhe tentoi që t’i binte shkurt.
Jian tha se e kishte kapur frika se mos do vdiste aty, pasi kishte edhe shumë ftohtë.
Ata që erdhën në ndihmë fillimisht, tentuan që ta tërhiqnin, por i shkaktuan plagë në fytyrë dhe duar.
Tani ai duhet të rregullojë murin e prishur si pasojë e ndërhyrjes së ekipit të emergjencës.





