Kapiteni i Kombëtares shqiptare tha se triumfi i mbrëmshëm në Oslo iu dedikohet tifozëve kuqezinj, të cilët i kanë mbështetur fuqishëm lojtarët shqiptarë.
“Kemi bërë një punë të shkëlqyer gjatë gjithë 90 minutave. U organizuam në mënyrën më të mirë dhe në fund e merituam fitoren. Mbi të gjitha më duhet të them se trajneri De Biasi kishte bërë një punë të shkëlqyer nga ana taktike”, ka thënë fillimisht Cana.
Lojtari shprehet që është akoma herët të arrijmë në konkluzione përsa i përket kualifikimit, transmeton BW.
Cana ka qenë shumë i nervozuar me gjyqtarin holandez Kevin Blom.
Sipas tij, gjyqtari e teproi me kartonët dhe se nuk e meritonte kartonin e verdhë, i cili këtë radhë e ndëshkoi për ndeshjen e ardhshme në eliminatoret e Botërorit.
Ai tha se në ndeshjen e kthimit me Norvegjinë nuk do të jetë në formacion, pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë.
Vendin e tij mendohet se do ta zërë Curri, i cili mund të formojë një dyshe të mirë me Mavrajn./Indeksonline/






