Mourinho, trajneri më i paguar në botë

Jose Mourinho ishte trajneri më i paguar në vitin e fundit, sipas revistës franceze ‘France Football’. Në listën e fundit të kësaj reviste, trajneri portugez thuhet se merr 14 milionë euro në vit, 12 prej tyre rrogë dhe 2 të tjera nga marketingu. Trajneri i Real Madridit e ka kaluar italianin e PSG-së, Carlo Ancelotti, i cili e mban pozitën e dytë me 12 milionë euro, 1,5 më pak se në vitin 2012.

Italiani tjetër që e udhëheq ekipin kinez Guangzhou Evergrande, Marcelo Lippi, paguhet 11 milionë euro dhe e mbyll podiumin e edicionit të kaluar.

Holandezi Gus Hiddink, që e udhëheq ekipin rus Anji Makhatchkala është i katërti me 10,8 milionë, kurse i pesti është trajneri i Liverpoolit, Kenny Daglish me 10 milionë euro.

Top 10 e trajnerëve më të paguar kompletohet nga francezi i Arsenalit, Arsene Wenger (9,4 milionë), selektori i Rusisë, Fabio Capello (9,2), trajneri i Manchester Cityt, Roberto Mancini, trajneri i Manchester Unitedit, Alex Ferguson dhe selektori i Kinës, José Antonio Camacho, me nga 6,1 milionë. /Fish Media/