Moura: Ibrahimoviç një tekanjoz i llastuar!


Në një intervistë për Fox Sports Radio, sulmuesi i Paris Saint Germain, Lucas Moura foli për shokun e tij të skuadrës, suedezin Zlatan Ibrahimoviç: “Mund të them që është një lojtar i madh. Më priti shumë mirë kur u transferova tek parisienët, po është pak arrogant e ankohet shumë. Dëshiron gjithmonë topin tek këmbët, e kur bërtet sigurohet që të kuptohet nga të gjithë” deklaroi braziliani.