Ministri malazez filmohet duke bërë seks në zyrë (VIDEO)



Në kabinetin e ministrit malazez, Mirosllav Ivanisheviç janë xhiruar skena seksi me një vajza. Pamjet e aktit seksual janë nxirë, kurse biseda është vulgare.
Siç raporton Vijesti, në YouTube janë publikuar dy xhirime nga kabineti i Ivanisheviçit, i cili njëherësh është edhe kryetar i Senatit Shtetëror të Mbikëqyrjes, ish zv/kryeministër dhe ministër i Financave.
Xhirimi i parë, që është zbardhur në YouTube më 17 mars, zgjat 9.55 minuta. Në fillim të këtij xhirimi shihet Ivanisheviç i veshur dhe këmbët e vajzës.
Më pas, fotografia nxihet, por dëgjohet muhabeti ndërmjet tyre e me pas edhe ofshama.