Nga Soner Cagaptay
Në pritje të decentralizimit të Sirisë pas Assadit dhe duke shpresuar në mbështetjen prej veriut kurd autonom të Irakut, Turqia është duke u munduar që ta konsolidojë sferën e ndikimit në mbarë Mesopotaminë, duke e rritur ndikimin te popullata kurde, ashtu si edhe në qendrat e mëdha komerciale, si Aleppo-ja dhe Mosuli
Sekreti më i madh publik në Ankara është se Turqia ndien neveri për Iranin, të cilin e konsideron si rrezik për interesat e veta në Siri dhe Irak. Liderët turq nuk do ta pranonin publikisht një gjë të tillë, pasi që shteti i tyre ka nevojë të madhe për gazin natyror iranian dhe naftën, në mënyrë që të vazhdohet rritja fenomenale ekonomike.Por Ankaraja gjithnjë e më shumë është duke i parë Irakun dhe Sirinë si mejdane për një luftë indirekte me Iranin; në të parën Turqia mbështet arabët sunitë dhe kurdët kundër Qeverisë qendrore në Bagdad nën kryeministrin shiit, Nuri Kamal al-Maliki, i cili nga Turqia shihet si marionetë e Iranit. Në të dytën, Ankaraja mbështet rebelët kundër regjimit të mbështetur prej Assadit. Turqia i është përgjigjur sfidës që paraqet Irani duke e rritur ndikimin në pjesët veriore, si në Irak, ashtu edhe Siri. Një gjë e tillë sinjalizon paraqitjen e një politike ende të pashpallur turke në Lindjen e Mesme: Në pritje të decentralizimit të Sirisë pas Assadit dhe duke shpresuar në mbështetjen e veriut kurd autonom të Irakut, Turqia është duke u munduar që ta konsolidojë sferën e ndikimit në mbarë Mesopotaminë, duke e rritur ndikimin te popullata kurde, ashtu si edhe në qendrat e mëdha komerciale, si Aleppo dhe Mosul. Kur Turqia nisi që të përforcojë lidhjet me fqinjët e vet myslimanë, rreth një vit më parë, ajo shpresonte se raportet e tilla do të ndikonin në rritjen e stabilitetit të Irakut dhe përmirësimin e lidhjeve politike me Sirinë dhe Iranin. Por rebelimet arabe i kanë bërë të paarritshme politikat e tilla. Fillimisht, Ankaraja i siguroi regjimit të Assadit këshilla miqësore që të mos vrasë më civilët. Por regjimi në Damask refuzoi dhe qëndrimi i Turqisë ndryshoi në gusht të 2011-s: Ankaraja kaloi nga të qenët fqinj miqësor i Assadit në kundërshtarin e saj kryesor. Turqia nisi që t’i sigurojë vendstrehim opozitës siriane dhe, në bazë të raporteve të medieve, madje edhe të armatosë rebelët. Kjo politikë e ka shndërruar Ankaranë dhe Teheranin në armiket kryesore në Siri. Dhe një gjë e tillë e ka intensifikuar rivalitetin në Irak, ku Ankaraja mbështeti bllokun laik, “Iraqiya” të Ayad Allawit, në prag të zgjedhjeve të 2010-s, duke ashpërsuar raportet me Malikin. Pas rizgjedhjes së Malikit, Ankaraja ka favorizuar kontaktet më të ngushta midis arabëve sunitë dhe kurdëve në Irakun Verior. Vëllimi tregtar i Turqisë me Irakun Verior është ngritur në tetë miliardë dollarë, krahasuar me vetëm dy miliardë me pjesën jugore të shtetit, derisa Ankaraja është duke synuar marrëveshje fitimprurëse të naftës me kurdët e Irakut. Marrë në tërësi, Iraku Verior është bërë pjesë e sferës së ndikimit turk. Një gjë e tillë është posaçërisht befasuese, nëse merret parasysh se vetëm disa vjet më parë, armiqësia turke ndaj liderëve kurdë të Irakut ishte gati të shpërthente në një pushtim të asaj pjese.
Sot, në anën tjetër, “Turkish Airlines” ofron fluturime ditore për në Sulaymaniyah dhe Erbil, pjesë e Qeverisë Rajonale të Kurdistanit (K.R.G.) në Irakun Verior, derisa kurdët e Irakut janë duke bërë pushime në Antalya. Mosuli, provincë me shumicë sunite në Irakun Verior është po ashtu duke anuar kah Ankaraja. Turqia aktualisht është duke i bërë vendstrehim Tariq al-Hashimit, nënpresidentit sunit të Irakut, fletarrestimi ndaj të cilit është bërë pikë që ka bashkuar shumë sunitë. Në të njëjtën kohë, lidhjet historike midis Mosulit dhe Turqisë, që kanë origjinën prej periudhës së Perandorisë Osmane, janë duke u ringjallur: Kur vizitova për herë të fundit Gaziantepin, një qytet në Turqinë Jugore, hoteli im ishte përplot biznesmenë arabë të Mosulit. Para se të fillonte kryengritja në Siri, diçka e ngjashme po ndodhte në Aleppo, një qytet tjetër i Mesopotamisë, që kishte lidhje të ngushta tregtare me Turqinë nën Perandorinë Osmane. Duke qenë vetëm 26 milje larg kufirit, Aleppo është bërë epiqendër e bizneseve turke në Sirinë Veriore dhe nuk ka fare dyshim që mbështetja e fuqishme e turqve për rebelët në Sirinë Veriore do ta rrisë ndikimin e Turqisë në qytet pas rrëzimit të regjimit të Assadit. Në këtë mes mungonte vetëm ndikimi i Turqisë te kurdët sirianë, deri kur Turqia paralajmëroi bisedimet paqësore me Partinë Punëtore të Kurdistanit (PKK). Ky grup, që ndodhet në luftë me Turqinë për më shumë se tridhjetë vjet, po ashtu njihet si lëvizja e organizuar më së miri te kurdët sirianë. Ankaraja shpreson se bisedimet paqësore me PKK-në do të ndihmojnë në përmirësimin e raporteve me kurdët e Sirisë. Në të vërtetë, Turqia e ka riformuluar politikën e vet në Lindjen e Mesme: tani kurdët i konsideron themel të zonës së vet të ndikimit në Mesopotami. Megjithatë, jo gjithçka duket mirë për Turqinë: bisedimet paqësore me PKK-në mund të shkojnë keq, duke bërë që PKK-ja të afrohet me Iranin e madje edhe me Bagdadin. Ekziston po ashtu rreziku në lejimin e luftëtarëve radikalë në Sirinë Veriore. Është kjo një lojë e rrezikshme, pasi që me rrëzimin e regjimit të Assadit, Turqisë mund t’i lindë problemi me xhihadistët në sferën e saj të porsakrijuar të ndikimit.
Autori është drejtor i Programit Hulumtues Turk në Institutin e Washingtonit për Politika të Lindjes së Afërt