Lionel Messi, pasi kishte bërë portretin e nënës së tij në krahërorin e majtë, këtë herë ka bërë një “tattoo” në pulpën e këmbës së tij të majtë magjike, duke e shkruar emrin e djalit të tij Thiago.
Foto është lansuar në Twitter, dhe është shpërndarë në mbarë botën. Me këtë veprim lojtari më i mirë në botë ka treguar edhe njëherë se në jetën e tij janë të rëndësishëm këta dy persona, nëna dhe i biri i tij./Indeksonline/






.jpg)