Home »
» Marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme
Marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme
Shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof ka deklaruar në Beograd se marrëveshjet për heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës janë të domosdoshme. Drejtuesit e Serbisë duhet të tregojnë gatishmëri dhe elasticitet maksimal për të bërë kompromis me Kosovën për kompetencat e bashkësisë së komunave serbe. Ai i ka thënë gazetës serbe “Veçernje novosti” se ende nevojitet angazhim i mëtejshëm për realizimin e reformave të nevojshme. Duhet treguar vullnet të mirë që të ecet drejt një marrëveshjeje kyçe, përkatësisht drejt një modeli të detyrueshëm për marrëdhëniet e Beogradit dhe Prishtinës. Po e përsëris, nënshkrimin e një marrëveshjeje të tillë e presim gjatë negociatave për përafrim, është cituar të ketë deklaruar shefi i delegacionit të Bundestagut gjerman, Andreas Shokenhof.