Koreja e Veriut ka vazhduar manovrat e saj ushtarake, duke përdorur kësaj here artilerinë pranë kufirit të diskutueshëm me Korenë e Jugut.
Stërvitja është mbikëqyrur personalisht nga lideri Kim Jong Un, që ka lëshuar një seri kërcënimesh ndaj SHBA dhe Koresë së Jugut.
Kjo stërvitje është shenja e fundit e një tensioni shqetësues në rritje mes fqinjëve, që nisi pasi Koreja e Veriut vendosi të anulojë në mënyrë të njëanshme një armëpushim mes dy vendeve.
Kufiri ku u realizua stërvitja shihet edhe si vendi më i mundshëm ku do përplasen Koreja e Veriut me atë të Jugut.
Vendi komunist ka kërcënuar se do përdorë edhe arsenalin bërthamor, por ekspertët janë skeptikë për aftësitë e këtij vendi për të qëlluar raketa me mbushje bërthamore.





