Sistemi bankar shqiptar karakterizohet nga një numër relativisht i madh bankash private (16), i financuar kryesisht nga depozitat e publikut dhe i fokusuar në aktivitetin e kredidhënies për bizneset. Po si paraqitet aktualisht struktura e kapitalit aksioner të bankave në Shqipëri? Situata, e pasqyruar në tabelën e mëposhtme (në fund të qershorit 2012), e hulumtuar nga Open Data Albania, tregon se kush janë “de facto” pronarët e bankave që operojnë në Shqipëri
| Struktura e kapitalit të bankave në Shqipëri (qershor 2012) | |||||||
| Nr. | Banka | Aksionerët | Pesha në kapital (%) | Pronësia | Origjina e vendit | Origjina e Vendit | |
| 1 | Banka Raiffeisen | Raiffeisen Intenational Bank-Holding AG | 100 | Private | Austri | Austri | |
| 2 | Banka Kombëtare Tregtare | Çalik Financial Hizmetler A.S. | 100 | Private | Turqi | Turqi | |
| 3 | Banka e Bashkuar e Shqipërisë | Banka Islamike e Zhvillimit (IDB) Jeddah | 55 | Private | Institucion Ndërkombëtar | Institucion Nderkombetar | |
| Shamil Bank of Bahrein | 20 | Private | Arabi Saudite | Arabi Saudite | |||
| Malaysian Co Business Fokus | 6.34 | Private | Malajzi | Malajzi | |||
| Dallah Albaraka Holding | 10 | Private | Arabi Saudite | Arabi Saudite | |||
| Saudi Brothers Commerce Co. | 2.5 | Private | Arabi Saudite | Arabi Saudite | |||
| Individë | 6.17 | Private | Arabi Saudite | Arabi Saudite | |||
| 4 | Banka e Tiranës | Pireus Bank | 96.7 | Private | Greqi | Greqi | |
| Dafnila SA | 1.3 | Private | Greqi | Greqi | |||
| Individë | 2 | Private | Greqi | Greqi | |||
| 5 | Banka Kombëtare e Greqisë (Dega Tiranë) | National Bank of Greece | 100 | Private | Greqi | Greqi | |
| 6 | Dega e Bankës Alfa- Albania | Alpha Bank, Greece | 100 | Private | Greqi | Greqi | |
| 7 | Banka Veneto | Veneto Banca Holding | 100 | Private | Itali | Itali | |
| 8 | Banka ProCredit | ProCredit Holding | 80 | Private | Gjermani | Gjermani | |
| Commerzbank AG | 20 | Private | Gjermani | Gjermani | |||
| 9 | Banka Ndërkombëtare Tregtare | ICB Holding AG | 100 | Private | Zvicër | Zvicer | |
| 10 | Credit Agricole-Shqipëri | Credit Agricole | 100 | Private | France | France | |
| 11 | Banka e Kreditit te Shqipërisë | 3 Individë | 100 | Private | Kuvajt | Kuvajt | |
| 12 | Banka Credins | 13 Individë | 74.34 | Private | Shqipëri | Shqiperi | |
| Bushati sh.p.k | 0.32 | Private | Shqipëri | Shqiperi | |||
| BFSE Holding BV | 22.17 | Private | Holandë | Hollande | |||
| SECO (SIFEM) | 3.17 | Private - Shtetërore | Zvicër | Zvicer | |||
| 13 | Societe Generale Albania | Societe Generale | 87.47 | Private | Francë | France | |
| 8 Individë | 12.53 | Private | Shqipëri | Shqiperi | |||
| 14 | Banka Union | Unioni Financiar i Tiranës | 83.13 | Private | Shqipëri | Shqiperi | |
| EBRD | 12.5 | Private | Institucion Ndërkombëtar | Institucion Nderkombetar | |||
| 2 Individë | 4.37 | Private | Shqipëri | Shqiperi | |||
| 15 | Banka e Parë e Investimeve Shqipëri | First Investment Bank, Bulgaria | 100 | Private | Bullgari | Bullgari | |
| 16 | Intesa Sanpaolo Bank Albania | Intesa Sanpaolo S.p.a | 98.61 | Private | Itali | Itali | |
| Shoqëria Italiane për Ndërmarrjet e Huaja S.p.a | 1.39 | Private | E Huaj | Itali | |||
Sikurse mund të vihet re, i gjithë sistemi bankar tashmë është i privatizuar dhe pjesa më e madhe e kapitalit zotërohet nga entitete të huaja. Përqindjen e zënë në kapitale dhe shumën e këtyre kapitaleve të investuara në miliarda lekë nga vendet e origjinës e tregon tabela e mëposhtme.
| Struktura dhe shuma e kapitaleve bankare në Shqipëri në qershor 2012 | ||
| Arabi Saudite | 38.67 | 2.42% |
| Austri | 100 | 6.25% |
| Bullgari | 100 | 6.25% |
| Francë | 187.47 | 11.72% |
| Gjermani | 100 | 6.25% |
| Greqi | 300 | 18.75% |
| Holandë | 22.17 | 1.39% |
| Institucione ndërkombëtare | 67.5 | 4.22% |
| Itali | 200 | 12.50% |
| Kuvajt | 100 | 6.25% |
| Malajzi | 6.34 | 0.40% |
| Shqipëri | 174.69 | 10.92% |
| Turqi | 100 | 6.25% |
| Zvicër | 103.17 | 6.45% |
Vendi që mban pjesën më të madhe të peshës së kapitalit, është Greqia me (18.75%), e ndjekur nga Italia (12.5%), Franca (11.7%) dhe kapitali vendas (10.66%).
Krahasuar me vitin 2010, vihet re një ulje e peshës së kapitalit aksioner grek (nga 25% në 18.75%) dhe një rritje e peshës së kapitalit aksioner francez (nga 4.69% në 11.72%). Kjo ka ardhur si pasojë e blerjes së bankës Emporiki nga banka Credit Agricole. Gjithashtu është ulur pesha e institucioneve ndërkombëtare (nga 4.71% në 4.22%).
Vende të tjera me peshë të rëndësishme të kapitalit aksioner janë Austria, Zvicra, Gjermania, Arabia Saudite dhe Turqia.
Sistemi bankar shqiptar nuk paraqet një përqendrim të theksuar në një vend të caktuar, dhe kjo mund të konsiderohet si një element pozitiv për shkak të efekteve të diversifikimit.






