Kush janë 55 ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë në botë

Ambasada-Shqiptare-ne-SHBA

Panariti: Problemin me buxhetin e ambasadave e kam bërë të ditur

Kryediplomati Edmond Panariti deklaroi dje i sigurtë se Ministria e Jashtme do të sigurojë funksionimin normal të ambasadave shqiptare të akredituara në botë. Pas denoncimit nga ambasadori Gilbert Galanxhi se Ambasada e Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndodhet në krizë mbijetese, praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të plotë për të siguruar jetesën e përditshme të diplomatëve e jo më funksionet diplomatike, Panariti u shpreh se problemet në buxhet janë bërë të ditura dhe presin zgjidhje institucionale. “Për shkak të situatave të imponuara nga kriza ekonomike dhe financiare dhe shumë vende të tjera po mbyllin selitë diplomatike dhe po reduktojnë financat për shërbimin e jashtëm diplomatik. Por, ju siguroj se Ministria, do të garantojë funksionimin normal të ambasadave dhe shërbimit diplomatik në vendet ku ajo përfaqësohet natyrisht duke pasur më përparësi qendrat tona kryesore si në Uashington, Bruksel dhe Kombet e Bashkuara. Nuk ka nevojë për panik. Shqetësimet për probleme në buxhet i kam bërë të ditura dhe kam pasur mbështetjen e dy kaheve politike. Problem i kërkon zgjidhje ndërinstitucionale, problemi është transparent. Jemi të hapur dhe nuk kemi gjë për të fshehur”, deklaroi Panariti.

Alarmi i ambasadorit shqiptar në SHBA

Ky reagim i Panaritit erdhi pasi letrës të disa ditëve më parë të ambasadorit shqiptar në Uashington, Gilbert Galanxhi. Ambasadori deklaroi se ambasada është praktikisht e falimentuar dhe në pamundësi të sigurojë as jetesën e përditshme të diplomatëve me paratë që i jep Qeveria e jo më funksionet diplomatike.


FRD: Skandali i ambasadës

tregon degradimin e diplomacisë


Fryma  e Re Demokratike  ka reaguar për skandalin e ambasadës shqiptare në Uashington. Në një deklaratë për mediat ata kanë nënvizuar se ky është tregues i degradimit të etikës dhe situatës dramatike në diplomaci. Sipas FRD-së “skandali është edhe më i madh kur kjo ndodh në ambasadat tona në vendet kryesore”. Në deklaratë thuhet se skandali për ambasadën shqiptare nuk u bë publike nga qeveria dhe se kjo  e fundit  mbyll çdo mundësi për informimin e publikut.

Ja shtetet ku Shqipëria ka Përfaqësitë e saja Diplomatike


Kush janë 55 ambasadorët dhe konsujt e Shqipërisë në botë

1. ARABI SAUDITE

Admirim Banaj

Ambasador

2. AUSTRI

Vili Minarolli

Ambasador

3. UNOV.OSBE

Spiro Koçi

Ambasador

4. BELGJIKË

Ilir Tepelena

Ambasador

5. NATO

Artur Kuko

Ambasador

6. BASHKIMI EVROPIAN

Mimoza Halimi

Ambasadore

7. KËSHILLI I EUROPËS

Margarita Gega

Ambasadore

8. BRAZIL

Tatjana Gjonaj

Ambasadore

9. BOSNJE-HERCEGOVINË

Flamur Gashi

Ambasador

10. BULLGARI

Petrit Karabina

Ambasador

11. REPUBLIKA ÇEKE

Genc Pecani

I Ngarkuar me Pune

12. DANIMARKË

Arben Cici

Ambasador

13. EGJYPT

Nuri Domi

Ambasador

14. FRANCË

Dritan Tola

Ambasador

15. GREQI

Dashnor Dervishi

Ambasador

16. JANINË

Jako Dako

Konsull i Përgjithshëm

17. SELANIK

Riza Poda

Konsull i Përgjithshëm

18. GJERMANI

Valter Ibrahimi

Ambasador

19. HOLLANDË

Gazmend Barbullushi

Ambasador

20. HUNGARI

Mira Hoxha

Ambasadore

21. KANADA

Elida Petoshati

Ambasadore

22. R.P. e KINËS

Kujtim Xhani

Ambasador

23. KOSOVË

Islam Lauka

Ambasador

24. KROACI

Pëllumb Qazimi

Ambasador

25. INDI

Fatos KERÇIKU

Ambasador

26. ITALI

Llesh Kola

Ambasador

27. Bari

Bashkim Bekteshi

28. MILANO

Nausika Spahia

Konsulle e Përgjithshme

29. IZRAEL

Bujar Skendo

Ambasador

30. ISH-REPUBLIKA JUGOSLLAVE E MAQEDONISË

Arben Çejku

Ambasador

31. JAPONI

Bujar Dida

Ambasador

32. MALAJZI

Idriz  Konjari

I ngarkuar me Punë

33. MAL I ZI

Tonin Beci

Ambasador

34. MBRETËRIA E BASHKUAR

Mal Berisha

I ngarkuar me punë

35. POLONI

Florent Celiku

Ambasador

36. PORTUGALI

Edmond Trako

Ambasador

37. RUMANI

Sami Shiba

Ambasador

38. RUSI

Sokol Gjoka

Ambasador

39. SERBI

Shpëtim Çaushi

Ambasador

40. SLLOVENI

Sandër Kovaçi

Ambasador

41. SPANJË

Kastriot Robo

Ambasador

42. SUEDI

Ruhi Hado

Ambasador

43. SHBA

Gilbert Galanxhi

Ambasador

44. NJU JORK

Dritan Mishto

Konsull i Përgjithshëm

45. OKB

Ferit Hoxha

Shef Misioni, Ambasador

46. TURQI

Altin Kodra

Ambasador

47. STAMBOLL

Ermal Muça

Konsull i Përgjithshëm

48. ZVICËR

Mehmet Elezi

Ambasador

49. GJENEVË

Filloreta Kodra

Shefe Misioni

50. VATIKAN

Rrok Logu

Ambasador

51. KUVAJT

Edmond Caca

52. Emirate te Bashkuara Arabe

Behar Bejko

Ambasador

53. KATAR

Ridi Kurtezi

Ambasador

54. SLLOVAKI

Agim Isaku

Ambasador

55. Misioni i Përhershëm i Republikës së Shqipërisë pranë UNESCO-s

Znj. Besiana Kadare

Ambasador

 

Funksionet e ambasadorëve

Sipas nenit 23, të Ligjit për Shërbimin e Jashtëm ambasadorët kanë për detyrë të iniciojnë dhe të nënshkruajnë instrumente diplomatike. Të japin deklarata dhe të mbajnë qëndrime në emër të Republikës së Shqipërisë. Ambasadorët kanë autoritet mbi të gjitha shërbimet, civile dhe ushtarake që ushtrojnë veprimtarinë në misionin diplomatik. Ai përgjigjet drejtpërdrejt përpara Ministrit të Punëve të Jashtme.