Papa Françesku I dhe paraardhësi i tij, Benedikti, u përqafuan sot në një takim historik mes dy Papëve në Castel Gandolfo.
Pas takimit, ata u lutën bashkë në kishëzën e Castel Gandolfo.
“Ne jemi vëllezër,” i tha Françesku atij, kur Papa Benedikti i ofroi ulësen e tij për t’u falur.
Takimi i sotëm është i pari mes dy Papëve në më shumë se 600 vjet. Kisha Katolike është në një pozicion të pazakontë pasi dy Papët janë gjallë në të njëjtën kohë.
Nga fusha e helikopterit deri në pallat, Françesku u ul në krahun e djathtë të makinës, vendi ku rri tradicionalisht Papa, kurse Benedikti në anën e majtë.
Françesku i solli si dhuratë një ikonë të shenjtores Mari.
Benedikti po jeton në vilën verore që kur u tërhoq më 28 shkurt.
Ai ka deklaruar se do i kalojë vitet që i kanë mbetur duke u lutur dhe i fshehur nga bota.





