Koreja e Veriut në gatishmëri lufte: Do godasim bazat amerikane (FOTO)


Koreja e Veriut ka urdhëruar artilerinë dhe njësitë e raketave që të jenë në pozicione lufte, gati për të goditur bazat amerikane në Havai, Guam dhe në SHBA.
Njoftimi është bërë nga agjencia shtetërore e shtetit komunist dhe pason ditë të tëra retorike të ashpër kundër SHBA.
Sipas BBC, paralajmërimi vjen në kohën kur Koreja e Jugut po përkujton mbytjen e anijes luftarake Cheonan, që la të vdekur 46 marinarë.
Koreja e Jugut thotë se nuk ka zbuluar ndonjë shenjë aktiviteti të pazakontë në Veri.
Edhe pse Koreja e Veriut kërcënon se do përdorë raketa balistike, sërish ekspertët thonë se vendi komunist nuk e ka teknologjinë e nevojshme për të goditur SHBA-në, por mund të godasë bazat amerikane në rajon.
Koreja e Veriut ka ndërmarrë një seri stërvitjesh në shkallë të gjerë, ndërsa lideri i këtij vendi ka kërcënuar se do godasin në zemrën e armiqve.
Reagimi i zemëruar i Koresë së Veriut vjen pasi SHBA ka ngritur në fluturim mbi Korenë e Jugut avionët B-52, të aftë të mbajnë në bord bomba bërthamore./ep
1
2
3
4
5