Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej Ballo


Sokol Demaku

Intervistë me gazetaren e RadioTorino International Gerarta Zhej Ballo

Gerarta Zhej Ballo

NGA E MADHJA NËNË TEREZA MËSOVA SE NË PRAKTIKËN E JETËS SË PËRDITSHME, DUHET TË TREGOSH BESIMIN ME VEPRA, JO THJESHTË MME FJALË

-thotë e reja Gerarta Zhej Ballo, gazetare ne programin RadioTorino International në Torino të Italisë

Nje personalitet historik qe ka influencuar shume jeten time eshte Nene Tereza. Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht dhe me kujtohet emocioni i forte qe ndjeja megjithese isha aq e vogel. Kam nje video shume te shtrenjte ne te cilen shfaqet ajo e sapomberritur ne aeroportin e Tiranes dhe une diku te 8 vjeçet qe i dhuroj nje buqete me lule. Ajo me bekoi si bente perhere kur takoheshim. Nga Nene Tereza dhe nga “motrat” e saj kam mesuar se cfare do te thote te jesh i krishtere ne praktiken e jetes se perditshme, te tregosh besimin me vepra, jo thjeshtË me fjale. Besimtaret e vertete, te cdo feje qofshin, e jetojne ne vete te pare ate qe besojne. Dhe jeta e tyre behet shembull per te tjeret.
Mendoj se në ketë moment të historisë së emigrimit shqiptar do duhej te ndertohej nje Forum i shqiptareve ne Botë, i cili në mënyrë te vazhdueshme të mblidhte “antenat” e kultures shqiptare ne vende te ndryshme, duke çelur midis tyre hapesira njohje, bashkpunimi, shkembimi. Mendoj se stafi qe qendron mbrapa suksesit te revistes “Dituria” mund te ishte nje grup pune i rendesishem per te ndertuar kete Forum.
Per sa i perket asaj qe verej ne Shqiperine e sotme, opinioni im eshte se pika kryesore ku nevojitet te ndryshoje dicka eshte ne mentalitetin e seciles shqiptare dhe secilit shqiptar atehere kur beson se ndryshimi vjen nga diku tjeter apo nga dikush tjeter. Nuk eshte ashtu: nese ti mendon se realiteti qe te rrethon do rregullohet nga dikush tjeter pritja jote i ngjason pritjes se Godot, zgjat ne pafundesi.
Ndihmesa qe mund te jap une dhe te rinjte e tjere shqiptare qendron te refuzimi i indiferences, qendron te angazhimi i drejtperdrejte ne shoqerinë ku jetojme. Indiferenca ndaj shkeljeve te te drejtave, ndaj dhunimit te individeve qe perjetohet shpesh ne shoqerine e Shqiperise se sotme, eshte e papranueshme. Nese deshiron te ndryshoje dicka duhet te behesh vetë pjese e ndryshimit. Kete koncept, qe perifrazon fjalet e Gandhit, e kam gjithnje parasysh ne vendimet dhe veprimet e mia.




Geri, keni kryer klasat e para te shkollimit në vendlindje. Çfarë mund të na thoni për këtë kohën e vogelise tuaj?

Në Tirane mbarova klasën e katërt përpara se të nisesha per Itali. Shume nga kujtimet e asaj periudhe jane te lidhura me transformimin radikal qe Tirana po jetonte. Unë si femije e shihja kete transformim ne detajet e jetes se perditshme: qyteti nisi të mbushej me kioska, disa shoke filluan te shisnin cemcekiza dhe cigare ne trotuaret e lagjes, me vone me kujtohet terheqja e parezistueshme dhe njekohesisht frika e shkaktuar nga firmat piramidale.  Ne shkolle mesueset ne klasen e pare na vinin yje rrezatuese nëse kishim bërë pune te mirë, ndersa më vonë ngelën vetëm flamujt dhe lavdërimet.
Ne gjashtevjecarin e pare te Viteve Nentedhjete, para se te largohesha nga Tirana, kisha shpesh nje ndjesi te forte se po perjetoja momente epokale. Jam ndjere keshtu diten e renies se bustit te Hoxhes, kur nuk mu lejua te dilja nga dera e shtepise, por prisnim here pas here kusherinj qe na thonin c’po ndodhte ne shesh dhe ndiqnim televizionin parreshtur. Te njejten ndjesi pata diten e vizites se Baker-it, kur kisha dale me mamin per t'a pritur, bashke me gjithe shqiptaret qe ate dite munden te ishin neper rruget e kryeqytetit. Patjeter ama qe per mua fakti me revolucionar ne ate periudhe qe transferimi i mamit në Rome, ku vazhdonte punen e nisur ne Tirane si gazetare. U deshen disa vite te me merrte edhe mua, kohe gjate se ciles jetova me gjysherit si shume femije shqiptare ne Vitet Nentedhjete.

Si ndodhi te shkonit ne Itali dhe te punoni atje gazetare?

Procedura burokratike e bashkimit familjar zgjati tejmase, si ndodh akoma ne Itali per te tilla procedura per emigrantet. Por me ne fund mami ja doli dhe keshtu u transferova ne Cuneo, ku nderkohe ajo kishte nisur te punonte me nje ojq. Me vone u spostova ne Torino, ku pervec ndjekjes se leksioneve ne degen Studime Nderkombetare, fillova bashkpunime ne gazeta, blog, shoqata kulturore, radio etj. Nder to do te vecoja punen ne Radio Torino International per disa arsye: mesova nje profesion te ri, ate te gazetarise radiofonike dhe munda ta ushtroj duke folur ne italisht dhe ne shqip, gjuhet e emisionit tim te perditshem "Shqip in Torino".

Çfare programi ishte ky që ju drejtonit në Radio Torino International, te ciles moshe ishin degjuesit tuaj? Ka nje plan qe ky emision kaq i ndjekur te rifilloje perseri pas kesaj periudhe pushimi?

Programi perbehej nga lajme te pergjitheshme mbi Torinon, Italine, Shqiperine dhe mbi veprimtarine e shqiptareve ne Itali. Kjo e fundit ishte me e veçanta sepse lejonte degjuesit te njiheshin me persona dhe aktivitete te organizuara nga shqiptaret ne gjithe territorin e Italise. Ata qe i njohin veshtiresite e hasura nga emigrantet shqiptare ne Itali kuptojne se lindja e gazetes Bota Shqiptare, lindja e websitit AlbaniaNews, emisioni radiofonik Shqip in Torino kane qene hapa te rendesishem drejt formimit te nje “komuniteti” te shqiptareve ne Itali, i ndihmuar nga rritja e rendesise se rrjeteve sociale dhe perdorimit te internetit. Patjeter grupmoshat me te reja jane me te prirura drejt perdorimit te teknologjive te fundit dhe ne fakt Shqip in Torino degjohej shume nga te rinjte. Por edhe moshat e tjera, ato te emigranteve te fillimit, nuk humbnin mundesine per te degjuar ne frekuencat 90.0 nje emision ne gjuhen nene dhe me shume emocion percillnin ne radio mesazhe falenderimi per kete mundesi.
Per sa i perket mundesise per nje rifillim te transmetimit, pergjegjesve te radios si dhe mua do na pelqente shume, megjithese une do shihja me shume dike tjeter si drejtuese apo drejtues te tij. Per ta bere te mundur do duheshin fonde shteterore shqiptare ose nje rrjet sipermarresish shqiptar qe te financonin kete projekt. Duke patur parasysh se kemi shume te tille ne Itali, dhe kane shprehur pelqim per emisionin, kete mundesi te fundit do e shihja si me te realizueshme. Pra, projekti eshte dhe shqiptaret e Italise do donin qe te realizohej. Uroj qe kjo deshire e tyre te kthehet ne realitet.

Cilat janë kushtet për të jetuar e punuar në Itali në mjetet e infomimit, mund të na bëni një krahasim me ato në vendlinje?

Ne Itali momenti prezent eshte tejmase i veshtire per te punesuarit ne media, po shkurtohen qindra vende pune ne gazetat kryesore te vendit dhe per te rinjte situata eshte akoma me e keqe sepse atyre nuk u lidhen kontrata pune me rroge fikse por paguhen nje tot per artikull. Kjo per sa i perket gazetave te medha, ne te tjerat puna eshte kryesisht vullnetare. Gjerat ndryshojne pak ne televizione por aty konkurenca eshte edhe me e larte dhe hyjne ne loje mekanizma te tjera politike. Ne Shqiperi, me aq sa di dhe kam lexuar ndonese nuk e kam eksperimentuar drejtperdrejte, situata eshte edhe me keq. Gazetaret jane te pambrojtur pasi nje pjese e madhe punon pa kontrata te rregullta. Plus kesaj nuk kane nje editor qe te perkrahi lirine e tyre te te shprehurit. Trysnia e ushturar nga grupimet politike ne grupet mediatike eshte shpesh e parezistueshme. Televizioni publik, si ne Itali ashtu dhe ne Shqiperi, transformohet ne pronesi te qeverise se rradhes.

Ju merreni edhe me shkrime. Merreni me poezi apo me prozë?

Gjate adoleshences jame marre me poezi por jam e bindur se askush nuk humb gje nese nuk i lexon ato. Ndersa kohet e fundit kam shkruar dicka ne proze por sinqerisht nuk di ne do vendos t’i publikoj ndonjehere.

Me siguri keni biblioteke te pasur. Sa libra keni?

Nuk kam numeruar ndonjehere librat qe kam dhe mendoj se eshte me mire keshtu sepse numri i tyre ndryshon shpesh, sa here qe i dhuroj nje liber nga biblioteka dikujt apo dikush me dhuron mua. Mendoj se gjeja me e bukur qe mund t'i ndodhi nje libri eshte te levizi nga nje biblioteke, te kaloj nga nje dore ne tjetren dhe te lexohet nga nje shumllojshmeri personash. Prandaj nuk jam xheloze te ndaj me te tjeret librat e mi, pasi une po te isha liber ashtu do doja te jetoja.

Nëse do te kishe mundësi te jepje ndihmesen tende në realitetin që jetojmë ne shqiptarët sot, ku mendon se konkretisht duhet ndryshuar diçka?

Ndryshimet e nevojshme jane te shumta. Puna ime si gazetare qendron shpesh te nenvizimi i problematikave, te sensibilizimi drejt çeshtjeve qe frenezia e perditshmerise nuk na lejon te shohim.
Per sa i perket asaj qe verej ne Shqiperine e sotme, opinioni im eshte se pika kryesore ku nevojitet te ndryshoje dicka eshte ne mentalitetin e seciles shqiptare dhe secilit shqiptar atehere kur beson se ndryshimi vjen nga diku tjeter apo nga dikush tjeter. Nuk eshte ashtu: nese ti mendon se realiteti qe te rrethon do rregullohet nga dikush tjeter pritja jote i ngjason pritjes se Godot, zgjat ne pafundesi. Vetem reagimi ndaj situatave te papelqyeshme dhe te padrejta mund te sjelli nje ndryshim. Qytetaret duhet te veprojne, te reagojne ndaj padrejtesise, te kerkojne nje pergjegjshmeri shume me te larte nga te deleguarit e tyre ne pushtetin qeverises  te cdo niveli. Por njekohesisht duhet edhe nje sjellje e drejte dhe e ndershme ne jeten e perditeshme. Per sa pergjegjesi mund te mbajne pushtetaret tone per njemije e nje te zeza, nuk eshte faji i tyre nese ne Tirane je ne rrezik sa here kalon rrugen me semafor jeshil te ndezur sepse eshte plot me shofer qe nuk respektojne rregullat e qarkullimit. Dhe kjo vlen per shume aspekte te jeteses ne Shqiperi. Pra qytetaret duhet te mbajne pergjegjesi per veprimet e tyre dhe te kerkojne pergjegjesi per veprimet e perfaqesuesve te Shtetit.
Ndihmesa qe mund te jap une dhe te rinjte e tjere shqiptare qendron te refuzimi i indiferences, qendron te angazhimi i drejtperdrejte ne shoqerinë ku jetojme. Indiferenca ndaj shkeljeve te te drejtave, ndaj dhunimit te individeve qe perjetohet shpesh ne shoqerine e Shqiperise se sotme, eshte e papranueshme. Nese deshiron te ndryshoje dicka duhet te behesh vetë pjese e ndryshimit. Kete koncept, qe perifrazon fjalet e Gandhit, e kam gjithnje parasysh ne vendimet dhe veprimet e mia.


Një gazetar  kërkon të jetë pothuajse për gjithçka i informuar. Kjo ka të bëjë kryesisht me natyrën e personit. Thjesht doja një përgjigje të shkurtër: si është nga natyra Geri?

Mendoj se i korrespondoj ketij pershkrimi: mundohem te jem sa me shume e informuar mbi cka me ndodh perreth. Sot ky mundim eshte shume i madh per kedo sepse fjala “perreth” eshte shtrire aq shume sa perfshin te gjithe Globin, pasi kemi akses te gjere ne lajmet e cdo vendi te Botes. Ama mundesite tona te kufizuara humane nuk na lejojne te lexojme cdo gje. Pra duhet te zgjedhim. Dhe kjo eshte e vetshtire. Te pakten per mua. Ndjehem gjithmone ne faj sepse jam e vetedijeshme qe ka nje mal me realitete dhe veprime qe jane duke ndodhur pikerisht tani diku mbi kete Planet dhe qe une i injoroj teresisht. Por di edhe te vleresoj ato qe mund te njoh dhe te kuptoj brenda natyres time te kufizuar humane.

Cilat personalitete historike pëlqeni më shumë?

Nje personalitet historik qe ka influencuar shume jeten time eshte Nene Tereza. Kam pasur fatin e madh ta njoh personalisht dhe me kujtohet emocioni i forte qe ndjeja megjithese isha aq e vogel. Kam nje video shume te shtrenjte ne te cilen shfaqet ajo e sapomberritur ne aeroportin e Tiranes dhe une diku te 8 vjeçet qe i dhuroj nje buqete me lule. Ajo me bekoi si bente perhere kur takoheshim. Nga Nene Tereza dhe nga “motrat” e saj kam mesuar se cfare do te thote te jesh i krishtere ne praktiken e jetes se perditshme, te tregosh besimin me vepra, jo thjesht me fjale. Besimtaret e vertete, te cdo feje qofshin, e jetojne ne vete te pare ate qe besojne. Dhe jeta e tyre behet shembull per te tjeret.

Nëse kjo që keni studiuar nuk do të ishte profesioni juaj, ne cfarë profesioni do e gjente veten më mirë se në gazetari Geri?

Ne fakt une nuk kam studiuar gazetari, formimi im universitar eshte per marredhenie nderkombetare dhe te drejte europiane. Pra, do e gjeja veten mire edhe ne fushen e dipllomacise, te bashkpunimit me organizata nderkombetare dhe organizata joqeveritare, si ajo qe kam bashkthemeluar ne Tirane, Qendra per Marredhenie Nderdisiplinore.

E  lexoni revistën në shqip ”Dituria”që botohet në Skandinavi? Cfare mund te na thoni për te?

Mundohem te jem sa me e azhornuar mbi botimet dhe aktivitetet e shqiptareve ne Bote. Revista “Dituria” eshte pjese interesante e kesaj panoramike. Kam ndjekur dhe vleresoj thellimin qe ajo i ben tematikave te trajtuara. Mendoj se ne kete moment te historisë së emigrimit shqiptar do duhej te ndertohej nje Forum i shqiptareve ne Bote, i cili ne menyre te vazhdueshme te mblidhte “antenat” e kultures shqiptare ne vende te ndryshme, duke çelur midis tyre hapesira njohje, bashkpunimi, shkembimi. Mendoj se stafi qe qendron mbrapa suksesit te revistes “Dituria” mund te ishte nje grup pune i rendesishem per te ndertuar kete Forum.

Planet tuaja për të ardhmen, cka Geri mendon dhe ka në fokus?

Duhet te pranoj se nuk jam tip qe harton plane afatgjata jetese, megjithese i çmoj ata qe arrijne ta bejne kete. Do te thosha se ne kete moment ne fokus kam punen si gazetare dhe angazhimin ne Qendren qe permenda me siper.
Ne planet e mia ben pjese gjithashtu kontributi, per sa modest mund te jete, per nje permiresim te situatave te papelqyeshme te dy shteteve mes te cileve eshte zhvilluar jeta ime deri sot, Shqiperise dhe Italise. Vlen ajo qe theksova me lart, pra te sillesh “ndryshe” nese deshiron qe gjerat te ndryshojne. Ne Itali kam qene dhe vazhdoj te jem e angazhuar ne fushata sensibilizuese per te drejten e nenshtetesise per gjeneratat e dyta si dhe per zgjerimin e te drejtave per emigrantet jokomunitar. Ne Shqiperi, ku edhe po jetoj gjate ketij viti 2013, do te doja te kontribuoja ne sfidat per te drejtat civile, perforcimin e rolit te gruas, ndalimin e diskriminimeve kunder minoriteteve, adoptimin e politikave ambientaliste ne qytetet e vendit. Keto dhe te tjera pika thelbesore per ndertimin e nje shoqerie civile te shendetshme jane pjese e programit te Qendres per Marredhenie Nderdisiplinore.

Cka ju benë të lumtur  dhe cka ju mundon më së shumti?

Mendoj se keto dy koncepte jane te lidhura shume ngusht. Ne fakt nuk mendoj se dikush mund te jete i lumtur nderkohe qe dikush tjeter vuan thellesisht. Ndaj nuk besoj te lumturia dhe madje do me vinte turp t'a kerkoja nje ndjesi te tille duke ditur vuajtjet e njerezimit. "Mos pyet per ke bie kembana, bie per ty" eshte shprehja e Hemingway te cilen e ndjej si te vertete. Pra cdo kembane qe bie per qenie si ne neper bote, po bie edhe per ne. Kjo eshte pikersiht ajo qe me mundon me shume: vetedija e dhimbjeve te thella te njerezimit dhe pamundesia per te ndrequr kete realitet. E vetmja shprese eshte te xhestet e altruizmit. Kur shoh te ndodhin rreth meje emocionohem. Pjesemarrja ne betejat per permiresimin e jetes se dikujt qe vuan nga padrejtesite sociale bashkohore eshte nje moment buzeqeshje per mua.

Ju jeni e bija e gazetarit Artur Zheji dhe mbesa e gjuhetarit Petro Zheji. Ka ndikuar profesioni i tyre ne zgjedhjen e fushes ne te cilen po punoni edhe ju me sukses?

Jo, nuk ka ndikuar. Do te doja te ndaloja ketu me pergjigjen e kesaj pyetjeje pasi prek çeshtje personale per te cilat nuk jam ende gati te flas publikisht.

Si e kalon kohen e lirë?

Per individet qe kane fatin te punojne duke bere ate qe pelqejne, me gjithe stresin dhe lodhjen, koha e lire nuk eshte aq e rendesishme. Ne fakt per nje person qe perpiqet te tregoj c'ndodh ne shoqerine ku po jeton, koha e lire nuk ekziston, çdo moment eshte i pershtatshem per te kapur detaje te jetes qe mund te te çelin dyert e nje te vertete qe nuk kishe kuptuar deri atehere.

Po te kishit mundësi të zgjidhni, ku do kishit jetuar?

Po te kisha patur mundesi te zgjidhja kur isha 10 vjec, nuk do kisha ikur nga Tirana ime, lagjja dhe shoqeria, te adhuruar prej meje asokohe. Por i jam njekohesisht shume mirenjohese mamit, qe pagoi cmimin e vuajtjeve te emigracionit ne nje nga shtetet europiane ku legjizlacioni mbi te huajt eshte nga me te egrit, per te me dhene mundesine te shkollohesha me se miri ne Itali.
Sot qe kam mundesi te zgjedh, nuk kam zgjedhur ende, ose ndoshta nuk do zgjedh ndonjehere, nje qytet ku te jetoj pergjithmone. E vetmja siguri eshte se kudo qe ndodhem jashte Shqiperise, here pas here pres bileta per Tirane.