Historia e gruas indiane, e martuar me 5 vëllezër (FOTO)


Një grua e re indiane ka folur në lidhje me martesën e saj me pesë burra, që të gjithë vëllezër.
Rajo Verma, 21 vjeç, jeton në një dhomë me ta dhe flenë në batanije në dysheme.
Nëna e një fëmije, që fle çdo natë me një vëlla të ndryshëm, thotë se nuk e di se cili nga pesë burrat e saj është babai i djalit 18- muajsh.
Historia duket e çuditshme, por në fshatin e saj është traditë që gruaja të martohet edhe me vëllezërit e burrit të parë.
“Fillimisht dukej e çuditshme. Por nuk e favorizoj asnjërin,” thotë ajo.
Burri i parë i saj, Guddu, thotë se të gjithë kanë bërë seks me të, por nuk është xheloz. Ai është i vetmi burrë zyrtar.
“Ne jemi një familje e madhe e lumtur,” thotë Guddu.
Rajo thotë se e dinte se do martohej me gjithë vëllezërit, pasi edhe mamaja e saj është martuar me tre vëllezër.
“Kujdesen shumë për mua dhe marr dashuri më shumë se çdo grua tjetër,” thotë ajo.
1
2
3
4