Frutat, perimet dhe ushqimet që kurojnë prostatën


Gjithçka që duhet të dini mbi sëmundjen e prostatës





Sëmundja e prostatës, është kthyer në një ndër shqetësimet më serioze për shëndetin e moshave të mëdha në ditët e sotme. Një pakujdesi e vogël, në mostrajtimin në kohë të kësaj sëmundjeje mund të çojë në pasoja fatale për jetën e pacientit. Kjo pasi mund të arrijë të shndërrohet nga një formë lehtë në një më të rëndë siç është sëmundja kanceroze e prostatës, që mbart dhe pasoja fatale për jetën. Prostata mund të trashëgohet dh nga faktorët gjenetikë, por në pjesën më të madhe të rasteve shkaktohet nga çrregullimi i hormonit të tostestoronit. Ndërkohë që e patrajtuar, ajo mund të sjellë shqetësime serioze, pasi ndikon në bllokimin e rrugëve urinare dhe shfaqjen e sëmundjeve të tjera renale (me veshkat). Kjo sëmundje, prek në masë burrat mbi 50 vjeç, por në raste të caktuara shfaqet dhe në mosha më të reja. Ndërkohë që pasojat saj janë të rënda sepse çojnë deri në vdekje si dhe shfaqin impotencën seksuale. Një trajtim i rëndësishëm sipas doktorëve për këtë sëmundje, është kurimi i saj që në fazat e para me produkte bimore, të rekomanduara nga mjeku. Ndërsa për rastet më të rënda këshillohet zhvillimi i ndërhyrjes kirurgjikale. Më poshtë do të gjeni të detajuara të gjitha rastet se si duhet të veproni për kapjen e sëmundjes që në fazat e saj të para si dhe trajtimet që duhen ndjekur për kurimin e saj. Trajtimi i rregullt mjekësor i kësaj sëmundjeje i lejon pacientit që të bëjë një jetë të qetë dhe me të gjitha aktivitete e mundshme.
Pyetje: Ç’është dhe si shkaktohet sëmundja e prostatës?

Përgjigje: Sëmundja e prostatës është një sëmundje hormonale që kap meshkujt në moshën mbi 50 vjeç, por ka dhe raste kur ajo mund të shfaqet që në moshën 45-vjeçare dhe pse është pak më e rrallë. Ajo është një sëmundje hormonale, e cila në pjesën më të madhe të rasteve ka dhe faktorë trashëgues. është një mekanizëm që ka probleme me hormonet, ku testosteroni shndërrohet në një tjetër. Ndërkohë që jepen një sërë ilaçesh në mënyrë që ky hormon të ngelet po në këto nivele dhe jo të ndryshohet. Megjithatë sëmundja ndryshon sa nga njëri individ tek tjetri duke marrë përmasa të ndryshme. Kjo është një sëmundje botërore shumë e përhapur dhe kap një në tre veta deri në moshën 60 vjeç, duke u vështirësuar kësaj kategorie shumë mënyrën e të jetuarit, në moshën 70 vjeç e sipër një në dy veta mund të vuaj nga sëmundja e prostatës. Sëmundjet e prostatës ndahen në disa kategori. Ndahen në infeksione të prostatës si dhe kanceri i prostatës, i cili është dhe problemi më i madh nëse prek pacientët. Duhet trguar një kujdes shumë i veçantë në eliminimin e këtyre sëmundjeve, të cilat mund të mbartin dhe pasoja të rënda për shëndetin. Në rastin e kancerit, pacientët mund të kenë pasoja fatale për jetën. Kur është një pacient me prostatë, duhet që të bëjë me patjetër ekzaminimin për të përcaktuar, nëse sëmundja është në fazat e saj fillestare apo ka kaluar deri në fazën më të rëndë siç është kanceri. Sa më shpejt aq më mirë se dhe mund të kurohet. Në fillim bëhet përcaktimi i prostatës në gjak që quhet ndryshe PSA. Kur del deri në katër është në gjendje normale dhe nuk përbën ndonjë rast për tu shqetësuar. Duke filluar nga katra deri në dhjetë fillojnë dhe shenjat e prostatës pra, të shfaqjes së sëmundjes e zakonshme. Ndërkohë që mbi dhjetë mund të fillojë të shfaqet kanceri i prostatës, i cili mund të mbartë problemet e veta tepër të rënda që mund të jenë për pacientin. edhe në rastet kur gjendja e pacientit duket normale duhet parë shumë shpesh rritja e PSA-së në gjak me kalimin e muajve. Mund të ndodhë që në një kohë ta ketë pasur normale, ndërsa më vonë kjo shifër mund të ketë ndryshuar dhe është shfaqur në më shumë se katër, duke nxjerrë në pah dhe sëmundjen. Kjo është një rritje shumë e shpejtë, që duhet kontrolluar.


Pyetje: Cilat janë simptomat që shfaq kjo sëmundje në mënyrë që pacienti të kuptojë s vuan nga kjo sëmundje?

Përgjigje: Gjithçka fillon me vështirësitë që pacienti ndjen gjatë të dalurës jashtë (urinimit). Sidomos gjatë natës ai ndjen nevojën për të shkuar disa herë në banjë dhe në mënyrë të shpeshtë. Ne e përcaktojmë shkallën e sëmundjes nga fakti se sa herë pacienti del jashtë gjatë natës. Ndërkohë që urinimi i shpeshtë gjatë natës, krijon idenë e bllokimit është një situatë jo e këndshme sepse përveç shqetësimeve që sjell në organizëm lodh dhe pacientin, i cili nuk ka më fuqi për të bërë asgjë. Këto janë shenjat dalluese të prostatës së zakonshme. Ndërkohë që aktiviteti seksual vështirësohet dhe shumë nga meshkujt me rëndimin e gjendjes mund të kalojnë dhe në impotencë. Ndërkohë që shenja të tjera dalluese janë djegiet, hemorragjitë, si dhe bllokim apo bërja kaps. Megjithatë pacientët duhet të tregohen të kujdesshëm sepse sëmundja mund të shfaqet vetëm me njërën nga këto shenja klinike, dhe të mos e kuptojë se vuan nga kjo sëmundje. Kështu është e rëndësishme që të paraqitet sa më shpesh për kontroll tek mjeku përkatës. Ka raste që sëmundja mund të qetësohet për ca kohë dhe rikthehet sërish më vonë. Ndaj duhet bërë shumë kujdes gjatë trajtimit të saj. Nëse pacienti nuk i ka të gjitha këto ai duhet të vijë me patjetër që të bëjë të gjitha analizat dhe kështu do të arrijë të eliminojë në kohën e duhur sëmundjen që ai ka, duke e mbajtur nën kontroll sëmundjen.


Pyetje: Kur është e këshillueshme zhvillimi i operacionit?

Përgjigje: Ndërhyrja kirurgjikale zhvillohet në rastet, kur gjendja e pacientit është shumë e rënduar. Ajo këshillohet të behët në rastet, kur në prostatë është shfaqur kanceri dhe nëse nuk bëhet operacion ose rrezatim për vdekjen e këtyre qelizave shëndeti i pacientit është vërtetë në rrezik. Por, përcaktimi i operacionit duhet bërë me shumë kujdes sepse nëse ai nuk planifikohet në kohën e duhur mund të çojë në të kundërtën e efektit që duhej të kishte. Shpesh operacionet bëhen, kur pacienti ka këto shenja të rënduara të sëmundjes, si dalje shumë të shpeshta në banje gjatë natës, por pa mundur të bëjë gjë, ka hemorragji në mënyrë të vazhdueshme dhe djegie. Ndërkohë që pacienti mund të jetë bërë dhe impotent. Mund të ndodhë që kjo sëmundje të jetë e trashëgueshme ndaj është e rëndësishme që të gjithë ata persona që e dinë se kanë një pjesëtar të familjes që ka vuajtur nga prostata të bëjnë kontrollet e duhura që në moshë të re se kështu mund të ndërhyjnë në parandalimin e saj. Por nuk është e thëne që domosdoshmërish ai duhet të bëjë kancer. Më e keqja është kur mendohet kanceri i prostatës, ai shoqërohet me shenja të tilla si dhimbje shumë e rënduar në bel, dhimbje, e cila transmetohet gjatë natës, ndërkohë që ajo mund të shndërrohet në sëmundje dhe në pjesë të tjera të trupit duke filluar me legenin pjesën e kofshëve dhe të gjunjëve. Është një shenjë shumë serioze. Në moshat 50-60 vjeç ndjehet dhe një rënie e potencës, gjatë kohëve të fundit është vënë re se ka pasur gjak në urinë. kështu nëse zbulohen të gjitha këto shenja në ekzaminim atëherë mjeku pas konsultës rekomandon dhe bërjen e operacionit. Kur është në fazat e para atëherë bëhet ekzaminimi ai që e përcakton se në cilat raste është e nevojshme që të ndërhyhet për të bërë kancer. Kështu pas ekzaminimeve përcaktohet dhe trajtimi që duhet të ndiqet për parandalimin e kësaj sëmundje, e cila arrin të paralizojë një sërë aktivitetesh të pacientëve të prekur. Në fazat e para mjekohet me ilaçe dhe nëse është më rëndë fillohet dhe me rreze dhe me operacion.


Pyetje: Sa të shpeshta duhet të jenë vizitat apo kontrollet që duhet të bëjnë pacientët për kapen sëmundjes në kohën e duhur?

Përgjigje: Sa më të shpeshta të jenë vizitat aq më mirë është. Kjo sepse ne mund të ndërhyjmë në kapjen e sëmundjes që në fazat e para të saj, kështu duke ndërhyrë me ilaçet e duhura edhe mund të arrihet përmirësimi i situatës brenda një kohe shumë të shkurtër. Megjithatë tek njerëzit normale është e nevojshme që vizitat të bëhen të paktën një herë në vit edhe pse mund të mos kenë probleme. Ndërkohë që ata që ndiejnë shqetësimet e para duhet të paraqiten të paktën një herë në tre muaj për të parë ecurinë e sëmundjes. Kjo sepse nëse nuk e ndjekin vazhdimisht ata mund të kalojnë në një fazë të rënduar të sëmundjes, siç është kanceri. Kjo formë e rënduar mund të mbartë dhe pasoja fatale për jetën sepse është tepër e rrezikshme. Ndërkohë në vendin tonë pjesa më e madhe e pacientëve që paraqiten për vizitë vijnë shpesh, sepse u duhen rekomandimet e mjekut për të marrë ilaçe, të cilat janë në rimbursim.


Pyetje: Çfarë efektesh anësore mund të lërë kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohën e duhur?

Përgjigje: Janë të shumta komplikacionet që mund të lërë kjo sëmundje nëse nuk trajtohet në kohën e duhur dhe me terapitë e duhura. Ajo çon në krijimin e shqetësimeve të shumta të organizmit, të cilat fillojnë me vështirësitë që paraqiten në aparatin urinar. Pacienti mund të bëhet kaps mund të ndjejë vështirësi të shumta gjatë urinimit. Ndërkohë që kjo shkon dhe më keq sepse duke pasur të gjitha këto shenja fillojnë problemet dhe me pjesët e tjera të organizmit. Ku një ndër to është dhe funksionimi i veshkave. Ato me rëndimin e gjendjes së prostatës vijnë gjithnjë e më tepër duke u shkatërruar dhe çojnë në krijimin e një çrregullimi të organizmit, i cili sa vjen e lodhet më shumë. Sëmundjet renale ndikojnë më pas në shfaqjen e problemeve të tjera, të cilat lidhen me organizmin, siç është azotermia, infeksione urinare, të cilat mund të jenë të përmasave të ndryshme dhe mund të mbartin dhe pasoja fatale për jetën. Për të tilla raste është gjithmonë e nevojshme që pacienti të tregojë kujdesin e duhur, pjesa më e madhe e këtyre pacientëve përfundojnë në operacion, pasi infeksioni urinar, në të cilin kanë arritur mund të jetë shumë problematik. Ndërkohë që shfaqen dhe probleme të tjera pacienti ndjen debulesa të shumta trupore mund të tregojë shenja nervozizmi dhe paqëndrueshmëri. Por ka dhe raste që kjo sëmundje e rënduar mund të çojë në krijimin e gurëve në fshikëz, dhe shfaqjen e hemorragjisë, e cila mbart pasoja tepër të rënda.


Pyetje: Cilat janë trajtimet mjekësore që duhen ndjekur?

Përgjigje: Për përcaktimin e llojit të trajtimit është shumë e rëndësishme që më parë të bëhen ekzaminimet përkatëse dhe në varësi të shkallës së sëmundjes përcaktohet dhe trajtimi mjekësor. Në fazat e para është e këshillueshme që të përdoren ilaçet antiprostatike, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e gjendjes, por këto janë për rastet fillestare të sëmundjes. Ndërkohë që ne kemi filluar të hasim një problem në këtë drejtim sepse shumë mjekë sapo dëgjojnë se pacienti vuan nga urinimi i shpeshtë gjatë natës, ai është me domosdo me prostatë. Kjo nuk është e vërtetë në të gjitha rastet ndaj dhe duhet pasur shumë kujdes që të mos merren ato ilaçe, të cilat mund të jenë shumë të rënda për shëndetin e tij sepse mund të ndodhë që vuan nga një sëmundje tjetër si diabeti dhe të tregojë këtë simptomë. Ndërkohë që duke marrë ilaçe ai mund të rëndohet dhe më tepër, pasi nuk ka fare nevojë për këto ilaçe. Për rastet më të rënda ndiqen terapi të ndryshme, duke filluar që nga rrezet dhe duke përfunduar tek ndërhyrja kirurgjikale, e cila është për fazën më të rënduar të sëmundjes. Njëkohësisht është e rekomandueshme që të përdoren dhe barnat bimore sepse ato çojnë në shmangien e efekteve anësore dhe në fazat e para të sëmundjes mund të çojnë në kurimin e sëmundjes.

******
Çfarë është zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)
Dieta me fruta dhe perime, ushqimet që kurojnë prostatën

Gjithçka duket se fillon me urinime sa më të shpeshta, si shkaktarë të të cilave shumë herë meshkujt akuzojnë ndonjë ftohje apo mendojnë se kanë pirë shumë lëngje. Ndonjëherë mendohet se është dhe faji i ajrit të kondicionuar. Më pas dhimbja fillon të përhapet dhe në kurriz dhe gjithnjë e më shumë mendohet se kemi të bëjmë me një ftohje. Por ama të tjerët nuk vuajnë nga ky problem, dhe pse mund të jenë të ftohur dhe, ç’është më e keqja, kjo gjendje zgjat me shumë se sa një ftohje normale. Kanceri i prostatës godet çdo vit rreth 12 për qind të popullsisë botërore. Niveli i vdekshmërisë ka pësuar rënie me 9 për qind që nga viti 1985 deri në 1998. Mbijetesa prej pesë vjetësh, pasi është identifikuar dhe kuruar tumori, është rritur me 15 për qind këto 15 vitet e fundit. Në Evropë nga ky lloj tumori janë të prekur 40 në 100 mijë persona, ndërsa në USA 70 në 100 mijë. Por, nuk është e thënë që të gjithë ata që kanë një hiperplasi beninje zhvillojnë tumorin e prostatës. Studimet shkencore akoma nuk kanë arritur të zbulojnë se përse disa meshkuj sëmuren dhe disa të tjerë jo. Specialistët thonë se dihet që me kalimin e viteve një mashkull ka mundësi më të mëdha për të zhvilluar këtë lloj tumori, por nuk janë identifikuar akoma faktorët që e shkaktojnë këtë, përveç dhjamosjes. Për të identifikuar prekjen e një organizmi mashkullor nga ky lloj tumori ekziston dhe një test i veçantë. Testi konsiston në një analizë të thjeshtë gjaku në të cilën matet niveli i PSA që është një glikoproteinë e prodhuar nga qelizat e prostatës. Përqendrimi i kësaj substance të prodhuar nga qelizat e prostatës shtohet në raste infeksioni, neoplasish apo hiperplasish beninje. Duhet të përsëritet të paktën tetë herë dhe shërben për të diagnostikuar sa më parë një tumor. Vlera normale e PSA është 2.5 ng/ml. Në qoftë se ky përqendrim është më i lartë, atëherë do të ishte e nevojshme të bëni një biopsi. Në qoftë se gjatë biopsisë arrin në 10 ng/ml, atëherë rreziku i krijimit të një tumori është rritur.

Ushqimet

Për të parandaluar kancerin onkologët rekomandojnë që të ndiqet një dietë e ekuilibruar, e pasur me fruta dhe perime dhe e varfër me proteina. Sipas disa studimeve ekzistojnë disa ushqime që e parandalojnë këtë lloj kanceri më shumë se disa të tjera. Ja disa prej tyre: Hudhrat dhe qepët. Nuk mund të konsiderohen ushqime galante, por ama janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori. Kush i ha këto ushqime me sasi të mëdha rrezikon që të sëmuret më pak. Dhe për ironi të fatit, merita është pikërisht e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë. Po, djathit vegjetarian. Bën mirë për kolesterolin, por dhe për prostatën. Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit. Një përbërës i sojës, genisteina ngadalëson ndjeshëm rritjen e tumorit. Kjo mund të shpjegojë dhe pse vendet orientale, që kanë një dietë të pasur me sojë, janë më pak të prekura nga ky lloj tumori. Seleni kryen një funksion dezinfektues, pra mbron organizmin nga shumë sëmundje, mes këtyre dhe tumorit të prostatës. Aq e ndjeshme është kjo, sa disa qendra amerikane iu sugjerojnë burrave të moshës mesatare të marrin një dozë të përditshme seleni. Në sasi të konsiderueshme seleni gjendet tek mishi dhe tek drithërat. Ekzistojnë dhe ilaçe farmaceutike dietetike që përmbajnë selen, por e rëndësishme është që të mos kalohet doza e nevojshme. Peshku dhe arrat. Duket se vitaminat kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit nga tumori i prostatës, sidomos vitamina D, e cila gjendet kryesisht në vajin e mëlçisë së merlucit dhe tonit, tek qumështi dhe tek vezët dhe vitamina E që gjendet tek frutat e thata dhe tek gruri. Konsumim sa më të madh të domateve. Domatja konsiderohet si një kandidat i mirë për parandalimin e kancerit të prostatës. Licipeni dhe karotenoidi që i japin ngjyrën e kuqe domates ulin mundësinë e krijimit të tumorit.

Prostata, gjithmonë pas 40 viteve

Tumor? Prostat? Shpeshherë pacienti nuk e ka të qartë se për çfarë flitet realisht, madje ndonjëherë specialistët thonë se është detyrë e tyre që t’u shpjegojnë se ku ndodhet dhe çfarë roli ka prostata. Prostata ndodhet afër uretrës, rrugët urinare nëpërmjet të cilave urina dhe lëngjet dalin jashtë penisit. Tek një mashkull i rritur është i madh pak a shumë sa një gështenjë dhe peshon rreth 20 gram. Funksioni i tij kryesor është prodhimi i lëngut që transporton spermatozoidet gjatë ejakulacionit. Ky është tumori më i përhapur tek meshkujt, dhe në veçanti tek ata që janë mbi 65 vjeç, pas tumorit të mushkërisë dhe kolonit.

Çfarë të hani

1 – Hudhrat janë parandaluese të mira për organizmin mashkullor nga ky lloj tumori.

2 – Qepët, merita e është e përbërësve që shkaktojnë dhe erën e rëndë.

3 – Djathi vegjetarian mund të eliminojë rrezikun e përhapjes së tumorit.

4 – Peshku, vitaminat e tij kanë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e organizmit.

5 – Arrat, sipas specialistëve kanë vitaminë D

6 – Domatet janë tepër të rëndësishme për konsum të përditshëm, parandalojnë kancerin e prostatës.

7 – Drithërat e ndryshme, të cilat kanë në përbërjen e tyre selen.

8 – Mishi, edhe në të gjendet seleni, por është e rekomandueshme të mos ekzagjerohet me përdorimin e tij.


Zmadhimi i prostatës (hiperplazia e prostatës beninje)

Zmadhimi i organit të prostatës dhe presioni i bërë në rrugët urinare quhet ndryshe Hiperplazia ose hipertrofia beninje e prostatës. Fillon të shfaqet pas moshës 30 vjeç dhe në moshën 60 vjeç pothuajse 50% e meshkujve ka zmadhim të organit të prostatës, ndaj mund të quhet ndryshe edhe si “mallkimi” i meshkujve të moshuar. Prostata është një organ që gjendet përreth një organi që vlen për boshatisjen e urinës që quhet uretra. Është një nga organet kryesore të rrugëve urinare. Urina që filtrohet nga veshkat zbret në qesen e urinës nëpërmjet dy kanaleve që quhen ureter. Urina nëpërmjet këtyre kanaleve zbret në fshikëzën e urinës dhe mblidhet deri sa të japë ndjesinë e urinës. Gjatë fazës së urinimit fshikëza e urinës kontraktohet dhe urina kalon në uretra dhe nëpërmjet këtij kanali urina kalon nëpër penis dhe del jashtë. Pra ky kanal që quhet uretra kalon nëpërmjet prostatës.

Ndaj në qoftë se është rritur organi i prostatës rruga ku kalon urina shtrëngohet dhe dalin probleme gjatë urinimit.Cilat janë problemet e zmadhimit të prostatës?

Prej bllokimit të rrugëve urinare dalin këto shqetësime:

- pas urinimit ndjesia e moszbrasjes së urinës.

- dalje e shpeshtë në urinë

- dalje më shpesh natën në urinë (nokturi)

- urinim me ndërprerje

- urinim me shtrëngim barku

- zvogëlim në rrjedhjen e urinës

Është zmadhimi i prostatës një lloj kanceri?

Jo. Kanceri i prostatës dhe hiperplazia (zmadhimi) i prostatës janë sëmundje të ndryshme. Trajtimi i tyre është shumë i ndryshëm, ndaj duhet të bëhet ndarja nga njëra-tjetra e këtyre dy sëmundjeve. Për ndarjen e këtyre sëmundjeve përdoret analiza e PSA dhe ekzaminimi me gisht (rektal).Cilat janë arsyet që zmadhohet prostata?

Në zmadhimin e prostatës arsyet kryesore janë:

- rritja e hormonit mashkullor siç është testosteroni dhe rritja e moshës në vite.

Përse duhet trajtuar zmadhimi i prostatës?

Sepse po nuk u trajtua si problem me kalimin e kohës duken infeksione të rrugëve urinare, gurë në vezike dhe pacienti mund të shkojë deri në mosfunksionim e veshkave siç duhet (insuficiensë renale).

Cili është trajtimi i zmadhimit të prostatës?

Për çdo pacient mënyra e trajtimit mund të ndryshojë. Ka dy lloje trajtimesh. Kirurgjia e prostatës dhe trajtimi me ilaçe.

Në kirurgjinë e prostatës ditët e sotme teknika më e përdorur është “Prostatetektomi transuretrale” ose TUR-P. Me anestezi gjenerale ose spinale duke u futur nga uretra me një mjet që quhet rezektoskop bëhet zhbllokimi i gjendjes së shkaktuar nga zmadhimi i prostatës.

Nga dizavantazhet mund të përmendet që pas këtij operacioni sado me përqindje të ulët mund të ketë impotencë ose humbje të ejakulacionit.

Opsionet e tjera për operim janë operacionet e hapura dhe prostatektomia me laser. Ilaçet e përdorura për prostatë tentojnë në zgjerimin e uretrës dhe në ndikimin e hormoneve të prostatës për zgjerimin e muskujve të drejtë të uretrës.

Si bëhet diagnostikimi i zmadhimit të prostatës?

Diagnoza vendoset patjetër nga një urolog. Zmadhimi prostatës kontrollohet me gisht nga rektumi dhe shihet presioni ose shpejtësia e urinës me një test që quhet uroflowmetri si dhe bëhet analiza e gjakut PSA. Pas analizave të bëra urologu mund të vendosë që t’ju marrë në ndjekje të sëmundjes për një periudhë të gjatë pa patur nevojë për një ndërhyrje. Por në rast që simptomat janë të shpeshta atëherë fillohet trajtimi me ilaçe ose pacienti mund ti nënshtrohet kirurgjisë së prostatës.


Kujdes!

-Para se të flini gjumë boshatiseni fshikëzën e urinës.

-Pini rreth 8-10 gota ujë në ditë, por jo 2-3 orë para se të flini gjumë.

-Kujdes me ilaçet antihistaminike që hapin hundët, mushkëritë dhe gjendjen gripale, sepse mund të kenë efekte anësore si urinim me vështirësi.

-Mundohuni të mbani larg stresin

-Rrini larg pijeve me kafeinë, alkool, kripë të tepërme dhe ushqime me acide të tepruara.

-Të paktën një herë në vit bëni një kontroll urologjik te urologu për prostatë.