FOTOT e para të Benediktit XVI pas daljes në pension


I veshur me të bardhë dhe me një kapele bejsbolli në kokë, Papa Emeritus është fotografuar për herë të parë që kur ai doli në pension, duke lënë Selinë e Shenjtë.
Duket se Benedikti XVI po e shijon çdo moment.
Ish- Papa po mban atë kapele që zakonisht e mbante në muajt e verës.
Fotot janë publikuar nga revista italiane Chi.
Kardinalët vazhdojnë diskutimet e tyre për zgjedhjen e Papës së ri, ndërkohë që shqetësimi mes tyre është se mos ndonjë informacion rrjedh për mediat.
Benedikti XVI do të qëndrojë në rezidencën verore të Castel Gandolfo në rrethinat e Romës derisa apartamenti i tij i ri, një konventë e rinovuar në Vatikan, të jetë gati.
1
2
3
4