Papa i ri, Françesku I, synon të jetë një Papë më ndryshe, larg luksit dhe salltaneteve.
Madje edhe ceremoninë e inaugurimit të tij do e kishte shmangur. Nuk ia ka dalë dot. Por të paktën e ka shkurtuar.
Megjithatë ishte një ceremoni e mrekullueshme.
Kështu ka nisur papatin Françesku, i pari nga Amerika Latine që drejton Kishën Katolike.
Në një makinë të hapur, ai ka përshëndetur pelegrinët e shumtë që merrnin pjesë në ceremoni.
Në fjalën e tij, ai u bëri thirrje liderëve dhe të gjithë njerëzve në botë që të mbrojnë të dobëtit dhe të varfrit.
Mendohet se 200 mijë njerëz ishin të pranishëm në këtë ceremoni.
Mes tyre edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha dhe kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli.
Françesku u zgjodh nga konklava e kardinalëve javën e shkuar, duke marrë detyrën nga Benedikti XVI, që dha dorëheqjen.





