Stephan El Shaarawy nuk e ka pritur aspak mirë zëvendësimin nga ana e trajnerit Massimiliano Allegri, në fillim të pjesës së dytë.
Sulmuesi italian me prejardhje egjiptiane nuk ka pranuar të ulet në bankinë, duke e marrë rrugën drejt dhomave të zhveshjes, edhe pse kapiteni Massimo Ambrosini, i cili nuk luajti në këtë takim, tentoi ta ndalte.
Përfaqësuesi italian ka rënie të formës muajve të fundit dhe trajneri Allegri tha se kishte nevojë për freski, duke e futur sulmuesin M’Baye Niang.
Prej se ka arritur Mario Balotelli, El Shaarawy ka shënuar shumë pak gola, duke mbetur hije e ish futbollistit të Manchester Cityt. /Fish Media/