Duke u bërë gati për pak tym të shenjtë (FOTO)


Zjarrfikësit u ngjitën sot në çatinë e Kapelës Sistine për të vendosur një oxhak për tymin që do t’i sinjalizojë botës se është zgjedhur një Papë i ri.
Kardinalët do e nisin konklavën e tyre për të zgjedhur liderin e ri të Kishës Katolike të martën pasdite.
Një zëdhënës i Vatikanit tha se paradite kardinalët do të zhvillojnë një meshë në bazilikën e Shën Pjetrit.
Askush nuk do lejohet të largohet nga kardinalët derisa të zgjidhet Papa i ri.
Ata do hanë dhe do flenë në Casa Santa Marta, ngjitur.
Tymi i zi nga oxhaku sinjalizon se nuk është zgjedhur Papa i ri.
Në rast të tymit të bardhë, rezultati ka qenë pozitiv.
Lajmin për Papën e ri e presin rreth 1.2 miliard katolikë.
Në votim marrin pjesë vetëm kardinalët nën 80 vjeç.
61 vijnë nga Europa, 14 nga Amerika e Veriut, 19 nga Amerika Latine, 11 nga Afrika, 9 nga Azia dhe 1 nga Oqeania.
1
2
3
4