Carewn s’e mori Interi, ngushëllohet me ‘Harlem Shake’ (Video)

Ish futbollisti norvegjez, John Carew e ka gjetur menjëherë ngushëllimin, pasi nuk i kaloi provat tek Interi, ku pritej të luante deri në fund të sezonit.

Ish futbollisti i Valencias e ka publikuar një video në internet, ku shihet duke e ‘luajtur’ vallëzimin tashmë të njohur ‘Harlem Shake’, së bashku me të birin e tij. Së fundmi, ish përfaqësuesi norvegjez është duke u marrë edhe me aktrimin, duke qenë protagonist në një film. /Fish Media/