Biesedë me President Obamën: Kriza Fiskale Buxhetore në ShBA




Ermira Babamusta largohet nga Tirana, Shqipëria në vitin 1998, ku ndiqte anglisht në shkollën e mesme profesionale e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi”. 
abonohu 40falas41 tek www.prishtinapress.info    Ermira Babamusta

Ka mbaruar universitetin e lartë me dy mastera, Shkenca Politike dhe Public Administration si dhe programin e tretë të avancuar ‘Diplomacia e Kombeve të Bashkuara’. Ajo është kandidate për doktoraturë në Shkenca Politike dhe Mardhënie Ndërkombëtare.



Në 2007 kreu hulumtimet nëpërmjet UNMIKut për metodat diplomatike përdorura gjatë bisedimeve zyrtarëve për statusin dhe pavarësinë e Kosovës. Punimi shkencor i saj publikuar një javë para ngjarjes parashikon shpalljen e pavarësisë si alternativë e vetme e Kosovës.

www.nekibabamusta.com    Ermira Babamusta

 Një vit më pas, në 2008 hapi gazetën Prishtina Press si e para iniciativë e medias shqiptare pas pavarësisë.
about my upcoming book    Ermira Babamusta

Ka punuar për zgjedhjet presidenciale të Obamës (2008), në Senatin dhe Kongresin Amerikan, si dhe në Departamentin e Paqes të OKB-së në New York. Ermira krenohet me prejardhjen shqiptare dhe synon ngritjen e vlerave shqiptare kudo në botë.


my book KOSOVO THE BALKAN DILEMMA, Multilateral Diplomacy in Nation-Making www.myspace.com/discoveralbania    Ermira Babamusta

Ermira ka publikuar në gazeta të ndryshme shkrime si eksperte e punëve të jashtme. Gjithashtu është autorja e librit “Kosova: Dilema e Ballkanit. Diplomaci Shumëpalëshe në Shtet-Formim.”






 Nga Ermira Babamusta, Ph.D., Eksperte e Punëve të Jashtme

Gjate fushates presidenciale, W. Virginia (2012)

                   Gjate fushates presidenciale, W. Virginia (2012)

Washington DC, Shtëpia e Bardhë – Me 6 mas 2013, “Organizing for Action (OFA)” (Organizimi për Aksion) mbajti përmbledhjen e politikës (policy briefing) rreth agjendës të President Obamës dhe analizoi si kriza fiskale ndikon komunitetin amerikan. Jam pjesëmarëse e këtyre takimeve javore, çdo të mërkurë, me stafin e administratës së Obamës, zyrtarë politikë dhe këshilltarë të Shtëpisë së Bardhe. OFA është një iniciativë e re e Presidentit për të mobilizuar popullatën për reformë politike në Amerikë, nën drejtim të Jon Carson. Më parë, Obama for America (Obama për Amerikën) krijuar nga Komiteti Nacional Demokratik (National Democratic Committee) mbante këtë përgjegjësi. Si drejtoreshë në të dyja fushata presidenciale të z. Obamës, në 2008 dhe 2012 jam e ftuar në takime zyrtare, ceremoni dhe organizime të ndryshme nga Shtëpia e Bardhë dhe Partia Demokratike.
Ermira Babamusta, organizatore e Democratic National Convention, 2008, Kolorado

Ermira Babamusta, organizatore e Democratic National Convention, 2008, Kolorado

Kriza Fiskale dhe mospajtimi në Kongresin Amerikan

Mospajtimi në kongresin amerikan vjen nga ekstermistë të partisë republikane që po shtyjnë këtë parti të mos miratojë planin e Presidentit Obamës, i cili është në mbrojte të shtresës se mesme punëtore. Seria e shkurtimeve buxhetore të qeverisë federale të Amerikës, krijon rrezik për nivelin lokal në shtete të ndryshme. Për qyetarët e New Yorkut dhe shqiptaro-amerikanët në këtë shtet, shkurtimi buxhetor vetëm këtë vit planifikon këto masa:

1. 70,000 studentë humbasin përkrahje edukimi,
2. 120 shkolla humbasin fonde nga shteti,
3. $108,000,000 shkurtim në operacionet ushtarake,
4. $1,447,000 shkurtim në përkrahje/ushqim për të varfërit, sëmurët dhe moshuarit,
5. $12,869,000 shkurtim në fonde për ajër dhe ujë të pastër,
6. 7,170 më pak fëmijë do marrin vaksina,
7. Mbi 100,000 do mbeten pa strehë nga heqja e programeve për strehim. (Statistikat nga Shtëpia e Bardhë).
mbledhje e paratise demokoratike, Alice Meehan, Ermira Babamust dhe dr. Sophia Peterson. shtator 2012
Mbledhje e paratise demokoratike, Alice Meehan, Ermira Babamusta dhe dr. Sophia Peterson. shtator 2012


Gjatë përmbledhjes legjislative me 6 mars 2013 në orën 8, kryebashkiaku i Minneapolis, R.T. Rybak
(Minneapolis Mayor) theksoi nevojën për Kongresin amerikan të veprojë për një zgjedhje të balancuar për buxhetin:

“Jemi kthyer në lojërat politike sepse disa njerëz nuk duan ta pranojnë faktin që Obama është President për herë të dytë. Çfarëdo lloj propozimi të bëjë Obama, ato janë kundra.

Presidenti Obama gjate Fjalimit para Kongresit Amerikan

Presidenti Obama gjate Fjalimit para Kongresit Amerikan (Foto Ermira Babamusta)

Shkurtimet buxhertore janë ekstreme, ato ndikojnë në jetën e qytetarit dhe kanë impakt afatgjatë. Kjo do të thotë që më shumë studentë do lejnë universitetin sepse nuk kanë përkrahje financiare dhe shumë familjet do hyjnë në asistencë shtetërore,” tha kryebashkiaku R.T. Rybak, gjatë takimit me 6 mars 2013.
President Obama greeting delegates post the speech (Photo by Ermira Babamusta)

President Obama greeting delegates post the speech (Photo by Ermira Babamusta)

Kongresi duhet të veprojë në përkahje të propozimit dhe planit të Presidentit Obama. Shkurtimet buxhetore kanë ndikime shkatërruese në nivelin mikro dhe makro si një New York dhe në shtete të tjera të Amerikës. Gjatë javës së 18 marsit 2013, Shtëpia e Bardhë planifikon të mbajë konferenca shtypi dhe organizime zyrtare për të disktuar rrezikun e krizës fiskale. Qytetarët e New Yorkut mund të telefonojnë Kongresin Amerikan tek numri 202.224. 3121 për t’i kërkuar senatorëve dhe kongresmenëve të tyre për të ndaluar këto shkurtime dhe përkrahur planin e President Obamës.


President Obama about to deliver his State of the Union Address (Photo by Ermira Babamusta)
President Obama about to deliver his State of the Union Address (Photo by Ermira Babamusta)

President Obama talking about improving the economy during state of the union address
President Obama talking about improving the economy during state of the union address
Photo by Ermira Babamusta
Photo by Ermira Babamusta
Ermira Babamusta gjate fushates presidenciale 2012, Philadelphia
Ermira Babamusta gjate fushates presidenciale 2012, Philadelphia

Ermira Babamusta at the Presidential Inauguration, Global Peace Ball, January 2013, Washington DC
Ermira Babamusta at the Presidential Inauguration, Global Peace Ball, January 2013, Washington DC

Ermira Babamusta, Inagurimi i President Obames, Janar 2013, Washington DC

Biseda telefonike nga Presidenti pas Fjalimit para Kongresit Amerikan

Me 12 shkurt 2013 mora ftesë nga David Simas, Këshilltar i Lartë i Shtëpisë së Bardhë (Deputy Senior Advisor of The White House) për të ndjekur fjalimin e Presidenti Obama para Kongresit amerikan (The State of the Union Address). Në orën 9 në mbrëmje Presidenti Obama hartoi prioritetet dhe planin e tij për punësim, shëndetësi, energji, imigracion, etj.
Inauguration Ball
Ermira Babamusta, Inagurimi i President Obames, Janar 2013, Washington DC


Në orën 10:30 mora një telefonatë nga President Obama, organizuar nga drejtori Jon Carson (Executive Director of OFA) dhe drejtoresha Sara Alamin, (National Organizing Director). Ishte një nder i veçantë të merrja telefonatën e parë që Presidenti Obama bëri pas fjalimit para Kongresit Amerikan, gjatë rrugës për në Shtëpin e Bardhë. Kjo ishte telefonat e tretë nga presidenti që kam marrë, dy të parat ishin në 2008 dhe 2012 për të më falenderuar mua dhe ekipit tim që udhëhiqja gjatë fushatës së tij elektorale. Në telefonatën e 12 shkurtit 2013 Presidenti tha:

“Dua të kujtoj njerëz si ju që do më përkrahin të realizoj vizionin për të cilin fola sonte. Kjo është telefonata e parë që po bëj gjatë rrugës për në Shtëpi të Bardhë. Duhet të jemi të organizuar dhe punojmë së bashku. Duhet të bëjmë ndryshime. Do jetë e vështirë dhe do ketë rezistencë në Kongres. Por kjo nuk është për mua, është për ne (si komb). Suksesi jonë varet nëse punojmë së bashku, marrim përgjegjësi, krijojmë një kapitull të fortë, aktivizohemi dhe bëjmë përpjekje. Nuk do mund ta arrija këtë pa ju, dhe nuk mund ta mbaroj dot punën pa ju,” tha President Obama gjatë bisedës telefonike, pas fjalimit që ai bëri para Kongresit Amerikan.

Floripress,Prishtinë,6.3.2013