Do të jenë kundërshtarë në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por në rundin e parë, në nivelin e parave, fitues është David Beckham. Mesfushori i Paris Saint Germain udhëheq në listën speciale të revistës franceze ‘France Football’ përpara Lionel Messit. ‘Spice Boy’ e ka lënë prapa yllin e Barcelonës, duke përfituar plot 36 milionë euro në vit, 90 për qind e tyre falë sponsorëve, duke e pasur parasysh se rroga e tij në gjigantin francez është 1,7 milionë euro, të cilave mund t’i shtohen edhe 1,3 milionë nga premitë.
Messi këtë vit duhet të kënaqet me pozitë ne dytë – 12,5 milionë euro rroga vjetore plus 22 milionë nga sponsorët.
Podiumi kompletohet nga Cristiano Ronaldo, me rrogën 13 milionë dhe me reklama 16,5 sosh, me afro 30 milionë në përgjithësi.
Pozita e katërt i takon kamerunasit Samuel Eto’o, i cili e ka rrogën rekorde prej 20,5 milionë, plus 3,5 nga sponsorët, i udhëhequr nga talenti brazilian Neymar (7 milionë rroga dhe 12 nga sponsorët).
Vendi i gjashtë i takon sulmuesit të Manchester Cityt, Sergio Aguero (19 milionë euro në përgjithësi), përpara Wayne Rooney (18), Zlatan Ibrahimovic (17,5) e Yaya Toure’ (16,6). Top 10 mbyllet nga Fernando Torres (16,3 milionë). /Fish Media/