Nëse shkon në qendrën stërvitore të Barcelonës gjatë këtyre ditëve, mund të gjesh më shumë zyrtarë dhe punonjës të klubit sesa futbollistë. Pjesa më e madhe e lojtarëve janë larguar për t’u grumbulluar me kombëtaret e tyre dhe bëhet fjalë për plot 21 të tillë, 18 prej të cilëve me ekipin e parë dhe tre nga Barça B (Muniesa, Planas, Delefou).
Bie në sy numri i madh i futbollistëve që janë grumbulluar nga përfaqësuesja e Spanjës, pikërisht nëntë të tillë: Valdes, Pique, Jordi Alba, Busquets, Xavi, Iniesta, Fabregas, Pedro dhe David Villa.






