Brazil-Itali nuk mund të jetë kurrë një sfidë normale dhe miqësore, dhe këtë e konfirmoi dhe takimi i luajtur në Gjenevë, ku dy ekipet dhuruan një ndeshje spektakolare, me shumë gola e përmbysje. Në fakt, sfida nisi më mirë për Italinë, përballë një Brazili që kohët e fundit si zakonisht shfaqet i ndrojtur këto kohë. Të kaltërit kishin disa mundësi të mira për shënim por nuk arrijnë të gjejnë sic duhet koordinatat e portës braziliane. Gjithsesi klasi është prezent te Selesao dhe kjo konfirmohet në fundin e pjesës së parë, kur ekipi i Scolari, shënon dy herë me Fred dhe Oscar, që befasojnë mbrojtësit e kaltër.
Një 2-0 i rëndë, që nuk është treguesi më i mirë i asaj që ekipet dhanë në fraksionin e pare. nga dhimat e zhvehjes Italia del e karikuar, dhe gjetja e golit nuk vonon, fillimisht shënon De Rosi pas një topi të devijuar nga goditja e këndit, ndërsa më pas është futbollisti i momentit në serinë A.
Mario Baloteli që shënon një super gol, duke treguar se në fushë nuk di të jetë kurrë banal. 2-2 në minutën e 57-të. sfida bëhet më interesante dhe rastet nuk mungojnë sidomos për italianët, por goli këtë herë mungon dhe për pasojë gjithcka mbyllet në barazim 2-2, me të kaltërit që vazhdojnë të mos mundin Selesaon që nga viti 1982, e Brazilin që mbetet ende një kantier në ndërtim, aq sa fitorja ndaj një përfaqësuese të mëdha mbetet ende një utopi për kombëtaren e pas botërorit 2010./Indeksonline/






