Home »
» Australi, minatorët kërcejnë në galeri, pushohen nga puna (video)
Australi, minatorët kërcejnë në galeri, pushohen nga puna (video)
Pesëmbëdhjetë minatorë të një miniere ari në Australinë Perëndimore janë pushuar nga puna, sepse kanë kërcyer gjatë kohës që duhet të ishin duke punuar.
Minatorët, kanë kërcyer hitin e fundit “Harlem Shake” dhe një kolegu i tyre i ka filmuar me celular dhe më pas, e ka postuar “spektaklin” në YouTube.
Kompania që zotëron minierën, “Gold Fields”, e ka motivuar pushimin nga puna si dhunim i rregullave të sigurisë.