Mediat zvicerane vazhdojnë të shkruajnë për futbollstin kosovar me pasaportë zvicerane, Mërgim Brahimin.
Vetë futbollisti pati thënë se do të luaj vetëm për Shqipërinë por se tani e ardhmja e tij duket e dyshimtë. Mediat shkruajnë për të si një futbollist të përfaqësueses helvetike duke bërë në një mënyrë presionin që Mërgmi të jetë lojtar i Zvicrës.
Madje sipas informacioneve të fundit, Brahimi do të luaj sot për Zvicrën në ndeshjen miqsore të U21 që Zvicra e luan ndaj Sllovakisë. Futbollisti nga Istogu ishte i ftuar nga Shqipëria në miqësoren që Shqipëria e kishte zhvilluar me Iranin./indeksonline/






