Home »
» Zonja e Parë: E shtuna e çdo fundmuaji duhet të jetë pastrim vullnetar
Zonja e Parë: E shtuna e çdo fundmuaji duhet të jetë pastrim vullnetar
Zonja e Parë, Odeta Nishani, ka propozuar rikthimin e vullnetarizmit në Shqipëri, për të siguruar një mjedis të pastër.
Ajo ka ftuar qytetarët që të bashkohen në “Ditën e pastrimit vullnetar”, që do të zhvillohet çdo të shtunë të fundmuajit.
“Ajo çfarë po synohet të kërkohet është një sjellje miqësore ndaj mjedisit, për ta mbajtur atë pastër për popullatën tonë. Është diçka shumë familjare. Ne kemi shtëpi të pastra dhe kjo sjellje ndaj mjedisit të brendshëm ka qenë zgjedhje e jona e pakushtëzuar dhe pastërtinë brenda shtëpisë e konsiderojmë jo vetëm pozitive, por edhe të domosdoshme.
Dhe nuk ka pse të mos i kemi edhe mjediset që na rrethojnë të pastra,” tha Nishani në një intervistë për GSH.





