Video shock, Real Madrid një grup hienash që sulmojnë Messi-n

TV3 në emisionin “Esport Club” i ka krahasuar lojtarët madrilenë me hiena, gjë që sigurisht nuk i ka lumturuar drejtuesit madrilenë. Pjesa e shkëputur nga programi analizon ndërhyrjet e shumta ndaj Messit në El Clasicot e sezoneve të fundit nga lojtarët madrilenë dhe sipas “Esport Club”, vjen si kundërpërgjigje ndaj mediave madrilene të cilat u përpoqën të sulmonin yllin argjentinas për sjelljen e tij jo etike pas takimit të “Bernabeut”. 

Videoja është treguesi më i qartë i tensionit mediatik mes dy kampeve që shpesh herë kanë mbajtur pozicione armiqësore edhe jashtë fushës, pavarësisht se bëhet fjalë për një sport që synon paqen dhe bashkimin mes njerëzve.