TV3 kërkon falje për videon ndaj Realit (Video)


Drejtori dhe njëkohësisht prezantuesi i TV3, Xavier Valls kërkoi falje për videon e publikuar nga televizioni, ku lojtarët e Real Madridit krahasoheshin me hijenat.

Vallas tha se ata janë gabuar, pasi qëllimi i vetëm ishte që të kuptohej se Messi nuk ishte personazhi i keq, siç pretendohet nga Reali kohët e fundit, por viktima.

Xavier tha se i kërkon ndjesë të gjithë atyre që mund të jenë ndjerë të ofenduar dhe shtoi se i vjen keq që video është interpretuar keq pasi ky nuk ishte qëllimi i saj.