Home »
» Tigri vret trajnerin e tij gjatë një shfaqje cirku (VIDEO)
Tigri vret trajnerin e tij gjatë një shfaqje cirku (VIDEO)
Duhej të ishte një shfaqje gazmore cirku, por u kthye në një tmerr të përgjakshëm.
Një tigër vrau trajnerin e tij përpara qindra spektatorëve.
Ngjarja ndodhi në cirkun Suarez në Meksikë.
Trajneri 35 vjeçar, Crispin Suarez po bënte një nga shfaqjet e zakonshme, kur krejt papritur tigri e sulmon.
Edhe pse në ndihmë të tij erdhën anëtarët e stafit të cirkut, ai sërish nuk mbijetoi.