Ky është qytetërimi i reklamave dhe kjo nuk ka dyshim. Por në Japoni, në vendin më të njohur në botë për agresivitetin e reklamave, gjërat kanë shkuar edhe një hap më larg.
Tanimë femrat japin me qira këmbët e tyre për kompanitë, që duan të bëjnë marketing për produktin e tyre.
Ideja është se reklamat duhet të vendosen pikërisht aty ku shkojnë sytë më lehtë. Dhe ku ka më mirë se në kofshët e femrave.
Me qindra femra kanë regjistruar këmbët e tyre në një kompani që u stampon atyre reklamat në kofshë dhe numri është gjithmonë në rritje.





