Studimi: Trukimet e ndeshjeve bëhen nga pronarët e klubeve

Në bazë të studimeve të ndryshme në Europë dhe Amerikë, është arritur në konkluzionin se në vende si Shqipëria trukimi i ndeshjeve bëhet nga vetë pronarët e klubeve, ose më saktë nga presidentët.Sipas një studimi të David Forrest, një Profesor i njohur i Ekonomisë në Universitetin e Salfordit në Angli, në Rusi, Shqipëri dhe në vende të tjera të Ballkanit, trukimi i ndeshjeve nga vetë presidentët e skuadrave është dicka e zakonshme. 

Forrest, një sdtudiues i specializuar në analizën e sportit dhe të lojërave të fatit, thellohet më tej në studimin e tij. Ai ka zbuluar gjithashtu edhe mekanizmin e trikumit të ndeshjeve nga vetë drejtuesit, që janë vënë në krye të klubeve vetëm për qëllime përfitimi. Në studimin e Forrest shkruhet gjithashtu se:  Ish-drejtues ushtarakë në Ballkan dhe biznesmenë kinezë kanë kuptuar se duke patur në pronësi një klub, nuk është e nevojshme të paguash para ekstra për të fiksuar një ndeshje. 

Mjafton t’I urdhërosh futbollistët që të humbasin. Zyrtarë të korruptuar të skuadrave i joshnin të rinjtë e pambrojtur, duke u ofruar avancimin në karrierë në vend të parave.”

Related Posts: