Studime


Tek meshkujt televizioni pakëson spermën

Kush bën një jetë sedentare, ka rreth 44 për qind më pak spermë në krahasim me person që merren me aktivitete sportive. Sipas një studimi të fundit kush shikon televizion më shumë se 20 orë në javë, kanë gjysmën e spermës në krahasim me bashkëmoshatarë aktivë. Nëse i përkushtoheni me përkujdesje sportit, deri në 15 orë në javë, duke përfshirë këtu ushtrimet intensive, atëherë “llogaria” e spermës tuaj është shumë herë më e lartë se personave që nuk kryejnë asnjë aktivitet. Studimi i publikuar në ”British Journal of Sports Medicine”, ka studiuar cilësinë e spermës tek 189 burra, nga SHB A, rreth moshës 18-22 gjatë viteve 2009 e 2010. Më shumë se gjysma e burrave ishin në peshë normale, dhe një në katër burra ishin duhanpirës. Ndërkohë që sasia e ushtrimeve fizike kryer varionte nga 5 deri në 14 orë në javë, teksa qëndrimi para televizionit ishte 4 deri në 20 orë në javë. Përqendrimi i spermës në kushtet standarde ishte i barabartë me 53 milionë për milimetër të spermës.

Zbulohet proteina që ndalon rritjen e qelizave tumorale

Në rastet kur proteinat janë të privuara nga një lloj proteine, qelizat tumorale janë në gjendje të ndajnë dhe të riprodhohen. Këtë të paktën tregon një studim i fundit kryer nga universiteti i Pisburgut, studim i cili jep shpresë për zhvillimin e terapive të reja antitumorale. Studiuesit kanë krijuar një lloj tumori “deficitar” nga proteina Drp1, e nevojshme për ndarjen e mitokondrive, “ centralit energjetik”, të qelizës, duke mbikëqyrur nëse këto qeliza arrijnë të rriten:” pas vëzhgimit të këtij fenomeni, -shkruajnë autorët, -kemi kërkuar një molekulë, e cila prodhon të njëjtin efekt”. Molekula, një tjetër proteinë e quajtur Mdivi-1, është gjetur së fundi, e injektuar me cisplatin, një antitumoral i përbashkët, është arritur të zbulohet se mund të vrasë qelizat tumorale, të paktën sipas testeve të zhvilluara deri më tani.

Nga fletët e duhanit një kurë për trajtimin e zemërimit

Nga fletët e duhanit mund të prodhohet një antikorp ekonomik i cili është aktiv kundër virusit të zemërimit. Kjo e fundit, një sëmundje virale që vret me mijëra persona në botë, mund të kurohet nga fletët e duhanit, e cila mund të prodhojë një antikorp në gjendje të bllokojë virusin e zemërimit silverstris. Ky zbulim u krye nga studiuesit e Hotung Molecular Immunology Unit del St. George’s, e universitetit të Londrës, të cilët krijuan një antitrup në mënyrë gjenetike, nisur nga një virus i cili është në gjendje të ndalojë gjendjet nervore. Duke përdorur fletët e duhanit, si platformë, për riprodhimin ekonomik, kërkuesit kanë arritur të ndikojnë në e proteinës dhe sheqerit. Testimet e bëra kanë treguar që antikorpi ishte aktiv në ushqyerjen e terrenit që bënte virusi i zemërimit.

Rrushi kundër stresit dhe rezistencës ndaj insulinës

Fruti i rrushit përmban disa substanca që mund të luftojnë rezistencën e insulinës dhe stresit. Polifenolet që përmban rrushi kanë rezultat produktiv në reduktimin e stresit si dhe rezistencës ndaj insulinës, në mënyrë të veçantë tek personat me rrezik të lartë metabolik. Një studim i ri francez, publikuar në revistën on line të “Diabetes Care”, sugjeron se suplementet me bazë Polifenol, janë në gjendje të bllokojnë stresin dhe personat që kanë probleme me metabolizimin, ndonëse janë të shëndetshëm. Doktoresha Marie Hokayem dhe kolegët e universitetit Montpellier në Francë, kanë rekrutuar një grup prej 38 të rriturish të shëndetshëm dhe obezë, në mënyrë që të zhvillojnë studimin. Sipas doktoreshës, rezulton se 9 javë ushqyerje me suplemente me polifenolin e rrushit, sigurojnë një status të shëndetshëm metabolik tek personat me mbipeshë, apo obezë, të afërmit e të cilëve janë me diabet tip 2, në krahasim me ngarkesat me fruta që merren për 6 ditë. Nga ana tjetër ky lloj ushqimi siguron parandalimin e rezistencës së insulinës muskulare, nga ana e mëlçisë, pa dhënë efekte negative.

Përgatiti: B. Mrishaj