Sinoziti, kurimi vjen nga një bakter
Për shumë gra që vuajnë nga sinoziti, ka shpresa se kurimi do të vijë nga një bakter. Të paktën sipas një studimi britanik, rezulton se ky bakter mund të rezultojë tejet frytdhënës për trajtimin e kësaj sëmundje. Studimi ka qenë i drejtuar në analizën e një enzimë të izoluar nga një bakter, i cili ndodhet në algat e detit. Bakteri quhet “Bacillus licheniformis” dhe është izoluar nga shkencëtarët e Universitetin Newcastel. Enzima e nxjerrë është e dobishme për nënshtrimin e baktereve që shkaktojnë sinozitin veçanërisht sinozitin kronik. Rezultatet e kërkimit janë publikuar në revistën shkencore “PLoS ONE”. Bakteret e sinozitit kronik, barrierës së rrëshqitshme dhe rezistente, tretet falë enzimës së bakterit Bacillus licheniformis. Sinoziti ndodh për shkak të ftohjes akute dhe kronike, të mukozës së sinuseve. Në rast të sinozitit, mukoza rrit volumin e vet, duke arritur deri në një ngushtim të komunikimit të ajrit në hundë. Kjo i jep mundësi akumulimi të mukusit në sinuses, e cila bëhet një vend ideal për rritjen e baktereve që vijnë në zgavrën e hundës. Në të ardhmen,është menduar se do të gjendet një medikament, një spray nazal që mund të ndihmojë për të çrrënjosur lasinusite kronike.
Pagjumësia, ushqyerja e shëndetshme ndihmon të flini gjumë
Kush ushqehet mirë, ka tendencë edhe të bëjë gjumë të mirë. Kjo konfirmohet nga një studim i kryer nga shkolla e Mjekësisë në Perelman, e cila ka ekzaminuar lidhjen mes ushqimit dhe rasteve të pagjumësisë. Studimi është zhvilluar mes një grupi vullnetarësh, tek një pjesë e të cilëve kishin gjumë më të rregullt ishin pikërisht ata të cilët kishin edhe një stil jetese më të rregullt dhe ndiqnin një dietë ushqimore më të ekuilibruar dhe të pasur me karbohidrate, proteina, fibra dhe minerale. Personat të cilët flinin 7 deri në 8 orë evitonin pirjen e pijeve alkoolike, teksa gjatë ditës pinin thjesht ujë. Kategoria tjetër bënin pjesë ata persona të cilët nuk arrinin të flinin më shumë se 4 deri në 5 orë dhe regjimi ushqimor ishte pak i ekuilibruar, i varfër në karbohidrate, ujë dhe vitaminë C.
Agopuntura, efikase edhe kundër alergjive
Mund të kemi të bëjmë edhe me një efekt placebo, fakti që agopuntura të ndikojë në reduktimin e simptomacve të disa alergjive. Një studim i publikuar nga instituti i mjekësisë, ka treguar se në rast të disa alergjive, kjo formë e mjekësisë popullore mund të jetë efikase në reduktimin e disa formave të alergjive. Në mënyrë të veçantë në këtë periudhë të vitit, ku me ardhjen e pranverës shtohen alergjitë, përdorimi i kësaj metode deri diku rezulton pozitive. Kërkuesit e studimit, të udhëhequr nga gjermani Benno Brinkhaus, kanë vendosur te testojnë efikasitetin e agopunturës në krahasim me alergjitë e pranverës, pasi personat që vuajnë nga këto forma alergjish kërkon ndihmë tek ilaçet. Edhe pse kjo lloj forme është shumë e përhapur, efikasiteti i saj deri më tani nuk ishte provuar plotësisht. Ndërkohë që rezultatet e dala nga studimi i kryer nga Brinkhaus dhe kolegët e tij konfirmojnë vlefshmërinë e metodës, teksa lënë akoma në dyshime, efikasitetin e plotë të saj.
Truri me kreativ në mes të natyrës
Ecja në mal apo në parqet në natyrë, pa telefon apo kompjuter, rrit kapacitetin e mendimit deri në 50 për qind. Lajmi konfirmohet nga një studim i kryer në universitetin e Kansasit. Në këtë studim u morën në shqyrtim 56 individë të ndarë në 8 grupe të ndryshme. Ndarja e tyre u bë në malet dhe fushat e Alaskës, Kolorados, Maine si dhe në Uashington. Vullnetarët nuk kishin me vete telefonat, kompjuter, apo pajisjse të tjera elektronike, duke kaluar katër ditë mes natyrës. Përpara se të niseshin, gjysma e personave pjesëmarrës në studim, dmth 28 prej tyre të përfshirë, u testuan në kapacitetin e tyre për krijimin e marrëdhënieve mes grupit, sikurse janë mundësia e tyre për krijuar marrëdhënie dhe për të zgjidhur probleme. Pjesa tjetër e grupit është testuar 4 ditë pas qëndrimit në natyrë, nga ku rezultoi se kapaciteti i tyre kreativ ishte deri në 50 përqind më i lartë në krahasim me të tjerët. Autorët shpjeguan se: “ ekspozimi në ambient të hapur, pra në natyrë, kishte impakt në tru dhe në shtimin e kapacitetit thithës. David Strayer, koordinator i studimit deklaroi se stakimi për një ditë të vetme nga teknologjia, celulari dhe rrjetet sociale, lejon trurit të pushojë si dhe të rivendosë proceset e të menduarit kreativ.
Përgatiti: B. Mrishaj






