Skandali i mishit të kalit përhapet në Europë (FOTO)

Skandali i mishit të kalit është përhapur në 16 vende të Europës.
Pas Britanisë, tani është Franca që ka ngritur shqetësimin se në vend të mishit të viçit ose lopës, kanë konsumuar mish kali.
Shtatë supermarkete në Francë kanë refuzuar që të shesin produktet e firmave Findus dhe Comigel.
Sipas BBC, ekziston frika se edhe në 11 vende të tjera ka probleme me mishin e kalit.
Ndërkohë që skandali po zgjerohet, mediat britanike kanë ironizuar me pronarin e firmës Findus, një milioner që i ka pasion kuajt e vegjël, poni. “Ka shtatë të tillë,” shkruajnë gazetat. Madje i pëlqen shumë polo. “Por kuajt nuk i ka qejf në pjatë”, ironizojnë mediat.
Sipas Daily Mail, mishi i kalit u vjen nga mafia italiane dhe ajo rumune.
Madje kjo gazetë shkruan se kuajt e vjetër në Rumani, pasi priten, mishi i tyre shitet në Britani.
Rumania prodhon 14 mijë ton mish kali çdo vit për eksport.
1
2
3

Related Posts: