E mërkura në Gjermani shënoi përvjetorin e 80-të ngritjes së Hitlerit në pushtet. Korrespondenca e kohës nga diplomatët e huaj në Berlin zbulon shkallën në të cilën ata nënvlerësuan rreziqet e Nacional-Socializmit.
Nga Christoph Strupp*
Spiegel
Katër ditë më parë, Kancelari i “Reich” Kurt von Schleicher u shkarkua vetëm disa javë pas zgjedhjes së tij. Zëvendësuesi i tij ishte Adolf Hitler. “Ndoshta, besoj unë, të pranohet”, shkruan Messersmith, “se edhe nëse regjimi i Hitlerit zgjat për disa muaj ose për një periudhë më të gjatë, kjo është vetëm një fazë zhvillimesh drejt kushteve më të qëndrueshme politike dhe se kjo qeveri do të pasohet nga një tjetër që do të tregojë elemente më të mëdha stabiliteti se çdo qeveri tjetër që Gjermania ka pasur për shumë vite deri tani. Njerëzit janë politikisht të lodhur.”
Së bashku me vëzhguesit e tjerë, diplomatët në Berlin në vitin 1933 nuk arritën të kuptonin menjëherë se emërimi i qeverisë së re shënoi një pikë kthese historike. Në këtë fazë të hershme, askush nuk arriti të parashikojë se regjimi nazist do të zgjaste për 12 vjet dhe të përfundonte në një katastrofë të shkallës së Luftës së Dytë Botërore. Fillimisht, kabineti i Hitlerit shikohej vetëm si një tjetër prej qeverive gjermane pak ose pak më shumë jetëshkurtër.
Një ditë pas deklarimeve të Messersmith, ambasadori amerikan Frederik M. Sackett theksoi se tensionet politike ishin përsëri në rritje të dukshme dhe se “përbërja e kabinetit aktual, me elementë të papajtueshëm dhe të mospërputhshëm, do të ishte një fushë pjellore për telashe.” Sackett nuk besonte se Nacional-Socialistët ishin mjaftueshmërisht të fortë të për të qeverisur. Dyshimet e tij konfirmohen nga emrat dhe përshkrimet e posteve ministrore në kuadër të kabinetit – Wilhelm Frick u bërë ministri i brendshëm, Hermann Göring një ministër pa portofol.
Sipas mendimit të Sackett, pushteti i vërtetë u vu në duart e zëvendës-kancelarit Franz von Papen dhe Ministrit për Ekonominë Alfred Hugenberg. Ky ishte një mendim që ndoqi linjën politike dhe pikëpamjet e kolegëve të tij amerikanë të mëparshëm. Më 30 janar 1933, ambasada në Berlin dërgoi një telegram raportimi për emërimin e Hitlerit dhe qeverisë së re, duke theksuar “ndikimin reaksionar dhe monarkist” në qeverinë e re.
Në periudhën e fillimit, shumë diplomatë besonin se kontrolli konservator i Hitlerit do të siguronte që agjenda e qeverisë të mos përcaktohej nga ideologjia e Nacional-Socialistëve radikal. Por, në javët e mëvonshme, regjimi filloi të ndërsejë makinën e vet të dhunës dhe terrorit – në nivel qeveritar, administrativ dhe në rrugë. Ishte vetëm në ato caste që konsullatat e huaja filluan duke parë kërkesat në rritje për vizat e emigracionit dhe eksodin në rritje në vendet fqinje.
Një goditje për demokracinë
Shumë persona me ndikim brenda trupit diplomatik – siç ishin Ambasadori francez Andre-François PONCET, ambasadorët britanikë Horace Rumbold dhe pasardhësi i tij, Eric Phipps, i dërguari me punë danez Herluf Zahle dhe Konsulli i Përgjithshëm Messersmith ky i fundit me nofkën në Uashington “George 40-faqëshi”, për shkak të informacioneve të tij të gjata – raportuan gjerësisht për politikën naziste të ndërhyrjes së koordinuar, “Gleichschaltung”, duke forcuar dhe detyruar në konformitet politik të gjithë sektorët, nga shoqatat ekonomike dhe tregtare te ato të kulturës, medias dhe arsimit.
“Demokracia në Gjermani ka marrë një goditje nga e cila nuk mund të shërohet kurrë“, shkruante Frederik Sackett pas zgjedhjeve të 5 marsit për Reishtagut, kështu quhej parlamenti i Gjermanisë atëherë. “Gjermania ka qenë e zhytur nën një valë të madhe naziste. I shumë-kumtuari ‘Rajhu i Tretë është bërë një realitet”. Në fillim të prillit, André-François PONCET u ankua se zhvillimet kishin dështuar për të sjellë “heronj apo martirë”, dhe se demokracia gjermane kishte dështuar.
Diplomatët u përpoqën të përcillnin në ministritë e tyre përkatëse çfarë do të thoshte të jetoje nën një diktaturë, e cila ende mendohej nga shumë persona si një “fillim të ri” pas krizës së viteve të mëparshme. Ajo gjeti mbështetje në një gamë të gjerë të grupimeve shoqërore, duke përfshirë edhe ish-anëtarë të partive të punëtorëve të Gjermanisë. Diplomatët deklaronin hapur se nuk ishin vetëm kundërshtarët politikë të nazistëve dhe komunitetet e hebreje të vendit të vetmit që përballeshin me paligjshmëri dhe persekutim, por ishte pjesa dërmuese e popullsisë që po persekutohej. Frika depërtoi jetën publike, dhe shumica e njerëzve pranuan “status quo”-në e re nga frika absolute. Nga fillimi, diplomatët raportuan për tubimet masive të turmave fanatike të zgjuara dhe ushqyera nga propaganda, zelli i tyre radikal në dukje po eklipsonte edhe vetë zellin e Partisë Naziste.
Kontradiktat në raportet e tyre nuk kishin të bënin fare me qëndrimet e tyre politike. Një konfuzion i njëjtë është shprehur nga kundërshtarët e mëvonshëm e luftës, fuqitë neutrale dhe madje edhe përfaqësuesit e Italisë fashiste. Kështu reflektohej natyra e regjimit nazist. Që nga fillimi i tij, ajo përjashtonte dhe persekutonte pa mëshirë grupe demografike, ndërsa në të njëjtën kohë siguronte ata që i përkisnin Volksgemeinschaft, “komunitetit (gjerman) të njerëzve”, dhe ju ofronte stimuj tërheqës ideologjik dhe material.
Drejt fund të marsit 1933, Ambasadori francez François-PONCET shkruan se, në shumë aspekte, “nazistët demonstrojnë një tendencë të dyfishtë. Disa janë shkatërrues, koprrac, të uritur për pushtet dhe të gatshëm për të kënaqur nevojat e fanatikëve revolucionar SA”, duke ju referuar grupit paraushtarak njohur si “brownshirts”. Por të tjerët, shton ambasadori, duan të paraqesin veten si të moderuar, të arsyeshëm dhe me frymën e pajtimit politik dhe janë të etur për të dominuar mendimet e popullsisë.
Në këto rrethana, në javët e para parashikime të besueshme ishin jashtë diskutimit. Por sulmet ndaj kundërshtarëve politike të Nazistëve – anti-konformistëve dhe, para së gjithash, çifutëve – u bënë më e shpeshta. Vëzhguesit ishin njëzëri dakort se dhuna që po përhapej si ortek dhe “persekutimi i pakufizuar i një race”, siç Messersmith analizon bojkotin mbi bizneset hebrej hyrë në fuqi më 1 prill, do të degradojë herët apo vonë në akteve agresioni ndërkombëtar.
“Tani është më se e qartë se kjo është qeveria nacionaliste më ekstreme, që mund të përfytyrohet” shkroi Messersmith më 9 maj. “Edhe pse ajo dëshiron me shumë zell paqe për vitet e ardhshme në mënyrë që të konsolidojë pozitën e saj, nga ana tjetër ekziston çdo arsye për të besuar sapo të arrihet konsolidimi i “Gjermanisë së re” do të përpiqen në çdo mënyrë për të imponuar vullnetin e tyre në në pjesën tjetër të botës.”
*Christoph Strupp është asistent kërkues në Qëndrën e Kërkimeve Bashkëkohore të Historisë në Hamburg.





